Lidhu me ne

Radar

Një grua transgjinore 28-vjeçare vret tre fëmijë dhe tre të rritur brenda një shkollë në SHBA

Një grua transgjinore 28-vjeçare vret tre fëmijë dhe tre të rritur brenda një shkollë në SHBA

Tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë të hënën në një shkollë fillore private në Nashville, Tennessee. Rrethanat e tragjedisë janë ende të paqarta, por ka sjellë sërish në qendër të vëmendjes debatin për dhunën me armë në vend.

Personi që kreu gjakderdhjen u vra shumë nga policia e mbërritur në vendngjarje; policia foli për një grua, transgjinore, 28 vjeçe, e quajtur Audrey Hale, e cila kishte një precedentë të pastër kriminal.

28-vjeçarja hyri mëngjesin e djeshëm në institucionin e vogël privat arsimor të krishterë në kryeqytetin e Tennessee “The Covenant School”, i armatosur me dy pushkë dhe një pistoletë, duke qëlluar nga një derë xhami.

Ajo shkoi në katin e parë të institucionit arsimor, ku kishte studiuar, qëlloi dhe vrau tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, të moshës 8 deri në 9 vjeç dhe tre të rritur, të moshës 60 deri në 61 vjeç.

Emri i njërës prej viktimave të rritura, Kathryn Koons, përputhet me atë të drejtoreshës së shkollës, sipas faqes së saj të internetit.

https://twitter.com/JackPosobiec/status/1640555718519472128?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1640555718519472128%7Ctwgr%5E3243312f84ca18b1e9ba490f8d8cc58341f8e625%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fliberale.al%2Fnje-grua-transgjinore-28-vjecare-vret-tre-femije-dhe-tre-te-rritur-brenda-nje-shkolle-ne-shba%2F

Efektivët e policisë që kanë shkuar menjëherë në vendngjarje kanë neutralizuar gruan e armatosur. Ajo u shpall e vdekur rreth një çerek ore pas thirrjes së parë në polici, sipas zëdhënësit të saj Don Aaron.

Gjatë sulmit, një nga mësueset mundi të telefononte vajzën e saj. “Ai më tha se ishin fshehur në një dollap dhe kishte të shtëna me armë kudo,” tha Avery Myrick për stacionin televiziv lokal NBC WSMV4.

Edhe pse tha se ishte e lehtësuar që nëna e saj kishte mbijetuar, zonja Myrick shtoi se “i dhimseshin të tjerët” që nuk kishin marrë asnjë telefonatë, të cilët kishin humbur njerëz.

Prindërit, të çmendur nga ankthi, shkuan në një kishë në orët në vijim për të marrë fëmijët e tyre, të cilët ishin dërguar atje.

Motivi mbetet i panjohur, por Audrey Hale mund të ketë pasur një “mëri” ndaj shkollës që ndoqi, tha shefi i policisë së Nashville, John Drake.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e saj u gjet një “manifest”, i cili i referohej objektivave të tjerë të mundshëm, tha ai.

Teksti, një plan i detajuar që tregonte “hyrjet” në shkollë dhe “shkrime” të tjera u gjetën në makinën e saj. Të gjitha provat e mbledhura tregojnë se ky ishte një krim i paramenduar, shtoi ai.

Presidenti amerikan Joe Biden nuk e fshehu shqetësimin e tij për krimin “të sëmurë” dhe urdhëroi që flamuri amerikan të valonte në gjysmështizë në Shtëpinë e Bardhë dhe të gjitha ndërtesat federale deri në perëndim të diellit më 31 mars, si nderim për viktimat.

Dhuna me armë po “shqyen shpirtin e kombit tonë”, tha Shtëpia e Bardhë, duke i bërë thirrje edhe një herë Kongresit të ndalojë shitjen e pushkëve të sulmit.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook