Lidhu me ne

Radar

Ngjarjet kriminale në Shqipëri, Berisha: ‘Kokat hëngshin’ do të thotë licensë për vrasje nga qeveria

Ngjarjet kriminale në Shqipëri, Berisha: ‘Kokat

Sali Berisha foli përpara mbështetësve demokratë në Malësinë e Madhe për pasigurinë në vend. Kryedemokrati u shpreh kjo është ndër arsyet se përse njerëzit po ikin nga Shqipëria.

Berisha deklaroi se shprehja e kryeministrit Edi Rama që bandat “hëngshin kokat e njëri tjetrit” do të thotë liçencë për të vrarë.

“Ju dhe gjithë shqiptarët e dinë mirë se monizmat janë katastrofat më të rënda kombëtare. Në një monizëm që ne kaluam në 47 vite, përfunduam jo vetëm në njerëzit më të shtypur, më të persekutuar, por përfunduam në njerëzit më të varfër, në një nga tre kombet më të varfra të planetit.”

“Ne në 1992 të dashur miq, kishim të ardhura 204 dollarë për frymë në vit dhe krahasoheshim vetëm me popullin e Ugandës dhe Angolës. E gjithë ajo erdhi si pasojë e një monizmi barbar që na shndërroi në skllevër, që pasuritë, mundin, lumenjtë e djersës, i shndërroi në bunkerë, i shndërroi në burgje dhe tunele.”

“Por sot pas 32 vitesh, ne përsëri jemi në një monizëm të plotë. Kësaj here ky monizëm nuk vjen nga doktrina marksiste-leliniste, por ky monizëm vjen nga një trinom, krimi, vjedhja, droga. Ky monizëm nuk ka asnjë ligj, asnjë normë, asnjë siguri asnjë garanci. Ky monizëm ka krijuar në Shqipëri, kudo një pasiguri të plotë. Brenda 10 ditëve ju jeni dëshmitarë se si breshëri skuadrash të paguara pushkatimi.”

“Se mos mendoni se banditët dalin vetë në pritë, nuk dalin tani, kanë para ata dhe paguajnë këto skuadrat e vrasësve, kanë marrë disa jetë. Ku, në male? Jo në mes të Tiranës. Po pse, sepse padronët e tyre, banditët janë të lidhur me Edi Ramën, janë të lidhur me qeverinë, sepse ata nuk guxon kush ti prekë.”

“Dhe Edi Rama na deklaron sikur të ishim njerëz primitivë ne, se; rendi sot është më i mirë se kurrë. Nuk ka cinizëm më të madh. Kjo pasiguri largon njerëzit nga Shqipëria, kjo pasiguri, largon investitorët nga Shqipëria, kjo pasiguri është e qëllimshme. Për Edi Ramën, në Shqipëri duhet të mbeten ai dhe soji i tij kriminal dhe trafikant.”

“Është ai, kryeministri i vetëm në botë, kryeministri i vetëm në botë që paguan një polici prej 15 mijë vetësh, që paguan një shërbim informativ kombëtar, që paguan mijëra e mijëra policë bashkiakë dhe deklaron; kokën hëngshin, do të thotë licencë për vrasje nga qeveria.”

“Në një vend që dënimi me vdekje është hequr dhe askush në këtë vend nuk mund të thotë, vrafshin veten apo kokën e njëri-tjetrit. Vendin e kanë para ligjit, por ata nuk i arreston, se me ata qeveris ai, se me ata majmet ai, se ushqehet me paratë e tyre.”

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Donald Trump e pranon: Kam dalë në publik me fjalim të përgatitur nga Inteligjenca Artificiale, ishte shumë i mirë

Donald Trump ka treguar se një fjalim që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë president, e ka riprodhuar nëpërmjet...

Mix3 ditë më herët

Vila ku kanë jetuar Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton del në shitje, pamjet madhështore

Ka prona që mishërojnë histori, si për shembull vila në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891, ku kanë jetuar...

Mix3 ditë më herët

Jessica Alba tregon sekretin për një martesë të lumtur

Pas 16 vjetësh martesë, Jessica Alba ka mësuar një ose dy gjëra si të mbajë gjallë marrëdhënien dhe harmoninë me...

Mix3 ditë më herët

George dhe Amal Clooney po shkojnë drejt divorcit?

Martesa e George dhe Amal Clooney po merr fund? Burimet raportojnë se aktori 63-vjeçar dhe Amal Clooney janë nën presion...

Mix3 ditë më herët

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes para pasqyrës?

GETTY IMAGES Pamela Anderson ka publikuar librin e saj me kujtime “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix “Pamela, A Love...

Mix3 ditë më herët

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë!

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga...

Mix3 ditë më herët

Ariana Grande “bën paqe” me Scooter Braun?

Ariana Grande do të vazhdojë të punojë me Scooter Braun dhe kompaninë e tij  Hybe – më pak se një...

Mix3 ditë më herët

Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”

Bebe Rexha ka shpërthyer kundër ish-bashkëpunëtorit të saj në hitin “Me, Myself & I”, G-Eazy, duke e quajtur “dështak mosmirënjohës”....

Mix3 ditë më herët

Nicole Kidman konfirmon vazhdimin e “Practical Magic”

Nicole Kidman konfirmoi zyrtarisht se ajo dhe Sandra Bullock po kthehen për një vazhdim të “Practical Magic”. Aktorja e “Big...

Mix3 ditë më herët

Kate Middelton njofton daljen e parë publike pas diagnostifikimit me kancer: Po bëj përparim me kurimin e sëmundjes

Pas diagnostifikimit me kancer disa muaj me pare, Princesha e Uellsit, Kate Middelton, njoftoi sot se po “përparon” në rrugën...

Facebook