Lidhu me ne

Radar

Nuk është shaka, Veliaj thotë se Tirana është kryeqyteti më i pastër i rajonit


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi sot planin strategjik të pastrimit të qytetit për 5 vitet e ardhshme, si vijim i bashkëpunimit të suksesshëm me Bashkinë e Veronës dhe kompaninë Eco Tirana.

Në fjalën e tij, Veliaj falenderoi gjithë punojësit që mbajnë çdo ditë kryeqytetin të pastër, duke thënë  se Tirana është një nga qytetet më të pastra në Ballkan dhe u shpreh krenar se kjo vihet në dukje edhe nga të huajt e shumtë që vizitojnë kryeqytetin shqiptar.

E kam zemrën plot mirënjohje për ju sepse sot Tirana është qyteti më i pastër në Europën Juglindore. Kjo vjen falë burrave dhe grave, e sidomos grave, që punojnë orar pa orar, qoftë për Vit të Ri, për Bajram, për Pashkë, çdo fundjavë, apo qoftë kur është ditë pushimi për të gjithë dhe një parti ka vendosur të bëjë protestë dhe ata sigurohen që çdo gjë të pastrohet në kohë rekord, e në 15 minuta Tirana kthehet në normalitet. Jam ndjerë vërtet krenar kur shumë delegacione, qofshin nga Komisioni Europian – kur të gjithë kryeministrat e Europës u mblodhën në Tiranë në dhjetor – apo në ngjarje të mëdha si finalja e UEFA Conference League ose në aktivitetet për Vitin e Rinisë dhe Vitin e Sporteve, pavarësisht se flasin gjuhë të ndryshme, pavarësisht se vijnë nga vende të ndryshme, pavarësisht se vijnë për aktivitete të ndryshme – disa për politikë, disa për sport, disa për muzikë – një gjë e thonë të gjithë njësoj: Tirana është kryeqyteti më i pastër që kanë qenë në këto vite”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se pastërtia e Tiranës është kartëvizita më e bukur e qytetit, sidomos për turistët e huaj që e vizitojnë çdo vit atë.

Nuk po them se jemi më mirë se jashtë shtetit, kemi plot gjëra që nuk funksionojnë dhe që duhet t’i bëjmë më mirë – nuk po them se jemi vendi më i mirë në botë, as kryeqyteti më modern në botë – por jam duke thënë se tek çështja e pastrimit jemi numri 1 sot në rajonin tonë. E për sa kohë që këtë e thonë kryeministrat, çdo kryetar bashkie që na viziton, e thonë turistët, besoj se kjo është diçka që duhet të na bëjë krenarë. E di që politika futet kudo, i fut hundët edhe tek kazanët, tek pastrimi, tek koshat, tek fshesa, sepse e tillë është politika, sidomos në vendin tonë, që futet në çdo qelizë të shoqërisë, por unë besoj se kjo është një fushë ku secili duhet të ndihet krenar. Një rrugë e pastër, një shesh i pastër, një shkollë e pastër, një trotuar i pastër, duhet të na bëjë të gjithëve të ndihemi mirë, e të mos të politizojmë diçka që është kartëvizita më dinjitoze, më e bukur e përfaqësimit, fytyra jonë më e europiane, që është pastrimi i një Tirane që ndodh përditë”, nënvizoi kreu i Bashkisë.

MË TEPËR

Mix3 minuta më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix5 minuta më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike7 minuta më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix11 minuta më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix14 minuta më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix32 minuta më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix33 minuta më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix35 minuta më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet38 minuta më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Mix41 minuta më herët

Publikohet traileri i filmit të ri nga Disney, “Descendants: The Rise of Red” ku luan edhe Rita Ora

Filmi i quajtur “Descendants: The Rise of Red”, vendos vajzën e ‘Mbretëreshës së Zemrave’ përpara dhe në qendër dhe trailer-i...

Facebook