Lidhu me ne

Mix

Videoja shqetësuese ku puth një djalë në buzë: Dalai Lama kërkon falje për incidentin

Videoja shqetësuese ku puth një djalë në buzë: DalaiTWITTER

Dalai Lama i thotë një djali të vogël ta puthë në buzë dhe t’i thithë gjuhën në një video e cila është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe pas polemikave, i kërkoi falje familjes së djalit dhe admiruesve në të gjithë botën.

Videoja është xhiruar në shkurt, gjatë një eventi në Indi, në qytetin Dharamshala, por është bërë virale dje. Shumë njerëz në rrjetet sociale kanë reaguar për veprimin e çuditshëm.

Zyra e Dalai Lama-s, në një deklaratë, tha: “Dalai Lama do t’i kërkojë falje familjes së djalit, si dhe miqve të tij në mbarë botën për lëndimin që fjalët e tij mund të kenë shkaktuar”.

Gjithashtu, shtuan se 87-vjeçari është penduar për veprimet e tij, duke u shprehur se “ai i ngacmon njerëzit që takon në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare, edhe në publik dhe para kamerave”.

Në fillim të videos, shihet një djalë i vogël rreth 10-11 vjeç, i cili drejtohet për te fituesi i çmimit Nobel. Vogëlushi e pyet nëse mund ta përqafojë dhe Dalai e fton në skenë, duke drejtuar gishtin te faqja e vet dhe duke i thënë djalit që ta puthë në faqe.

Më pas, ai drejton gishtin për te buza dhe i thotë djalit që ta puthë edhe në buzë. Më vonë, e tërheq djalin dhe e puth. Pas puthjes, Lama nxjerr gjuhën dhe i thotë djaloshit që “t’i thithë gjuhën”. Identiteti i vogëlushit mbetet anonim.

Njerëzit në Twitter e kanë quajtur veprimin të neveritshëm dhe dikush e cilësoi Dalai Lama-n si “pedofil”.

https://twitter.com/ricwe123/status/1644673141422137344?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1644673141422137344%7Ctwgr%5E9d029977546e53932055991485a0b351f9ab4bc8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2Fnews%2F69495%2Fvideoja-shqetesuese-ku-puth-nje-djale-ne-buze-dalai-lama-kerkon-falje-per-incidentin

Megjithëse Dalai Lama është një prej promovuesit më të njohur të budizmit në botë, sërish, jeta e tij ka qenë e mbushur me polemika kontraverse. Në vitin 2019, në një intervistë me BBC, Dalai ka thënë se nëse do të ketë një version grua, duhet të jetë më tërheqës. Pas debatit që shkaktoi, sërish zyra reagoi dhe tha se deklarata ishte thënë në mënyrë të çiltër dhe aspak fyese.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook