Lidhu me ne

Radar

Dekor ndërkombëtar për z. Rama/Në Tiranë vajtohet fati i keq ku ka rënë Britania e Madhe

Alice Taylor in Edi Rama's “Flasim” podcast: Albania is quite a different  country; I would like to get old here | Albanian Telegraphic Agency

Në një episod të radhës të podcastit të kryeministrit Edi Rama ka qenë e ftuar një gazetare britanike që jeton në Shqipëri. Alice Taylor. Ndër të tjera zonja në fjalë ka përcjellë një koment të vetin mbi diskutimet e fundit në Britaninë e Madhe për shqiptarët, duke luajtur kështu si dekor në shfaqjet e z. Rama, që janë asgjë më shumë sesa inskenim hipokrizie.

Ushqimi i tmerrshëm, moti i tmerrshëm. Qeveria nuk shkon. Retorika e tyre kundër shqiptarëve. Së pari, është e turpshme. Më vjen turp, kur shoh gjërat më të fundit që kanë thënë. Më vjen turp nga politikat e tyre të emigracionit.

Më vjen turp nga mënyra si i trajtojnë të huajt. Kjo është gjëja kryesore që më bën të ndjej. Kur dëgjoj shqiptarë që më thonë që fëmijët e tyre janë bullizuar në shkolla në Angli sepse janë shqiptarë apo sepse nënës së tyre u është refuzuar viza për të shkuar për të vizituar vajzën që sapo ka lindur një fëmijë, atëherë kjo është e turpshme.

Çfarë e bën këtë vend kaq të madh sa që kanë të drejtë të kthejnë mbrapsht një qënie njerëzore që ka një arsye të vlefshme për të shkuar atje? Kam miq që nuk kanë arritur të marrin viza për të studiuar në universitete atje.

Mendoj që është qesharake në momentin kur vendi ka një mungesë të krahut të punës dhe më duket e turpshme. Nuk më bën krenare të jem britanike aspak

citohet zonja Taylor.

Mund të jetë kështu. Mundet që zonja në fjalë të jetë në një fazë post-britanike të jetës së saj dhe ka migruar shpirtërisht në Mesdhe, konkretisht në Shqipëri ku sheh me sytë e vendasve se çfarë është vendi i saj i origjinës për të Tjerët. Mirëpo ky diskutim do të kishte kuptim real nëse do të bëhej në Britani dhe jo në Shqipëri, edhe pse z. Rama, si shitës i mirë i vetes që është e ka bërë bisedën në anglisht duke e ditur që ajo mund të kontrabandohet me patriotic tax free edhe jashtë për të propaganduar një kostum të pavërtetë. Pse? Sepse z. Rama vetë është racisti i parë në Shqipëri. Nëse dëgjon të gjithë bashkëpunëtorët e tij sesi i ka kooptuar në politikë, do kesh të njëjtën histori: Pse këta do lëmë ne që të na drejtojnë?

Me këtë “Këta” përmblidhet çdo gjë që për një “tirons” të formuar në regjimin e të përkëdhelurve të Enver Hoxhës dhe të vetëpaketuar me ide të vjedhura konsumizmi dhe lirie të vjedhura lart e poshtë, apo të ngjizuara më tepër si formë refluksi ndaj morsës etike enveriste, është e ulët. Katunari, maloku, provinciali, një katalog tëhuajësish për unazën mendore të një qytetari të vetëshpallur të tillë në një mjedis urban të pagëzuar qytet me dekretin e nevojës immediate dhe jo zhvillimit.

Nuk janë probleme të rinisë këto, as adoleshencës, janë të ngulitura në karakterin e kryeministrit aktual që e ka rekrutuar veten si misionar drejt një imagjinari që është asgjë më shumë sesa një lloj çifligu personal në mbarë Shqipërinë. Ka shumë mashtrim dhe hile në këtë prezantim sepse përpara sesa të gjykohet Britania, duhet folur se pse po ikin njerëzit. Pse po marrin arratinë? Pse vallë ajo Shqipëri që e sheh në përditmëri në Facebook e z. Rama nuk po i mban njerëzit këtu?

Zonja Taylor është një manekin në këtë epsiod, e mikluar nga ideja “e veçantë” që një kryeministër bën intervistë – bisedë dhe ngre gjykimet e një turisti të kënaqur me klimën në Shqipëri, ndërkohë që ajo nuk arrin kurrë të bëjë kompleksin e ndjesive të shqiptarit si përbrendësi të vetën. Për ta kuptuar labirintin e keqkuptimeve që sjell Gënjeshtra si kulturë, mjafton të kujtohet mesazhi i dikurshëm i Bertrand Rusell që kur u pyet se cila ishte sipas tij e veçanta e Britanisë, u përgjigj:

Se nuk ka qenë pushtuar dhe nuk ka përjetuar të gjitha gjërat e këqija që sjell një pushtim

Liria e kokës është lufta kryesore, të cilën do disa kushte ta arrish. Dhe shumë mund. Ajo definon një epokë, atë që Rusell thotë se e ka vetëm Britania. E kollajtë të bësh kritikun kur je në terezi, por kritika nga zyra televizive e një kryeministri, ndjesë, por është një lloj koketërie publike. Nuk dashka shumë të bëhesh lolo. / Respublica.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook