Lidhu me ne

Radar

Rama me lolon e tij Veliaj të tmerruar, ditën lëpihen dhe natën i bëjnë gropën njeri-tjetrit. Votoni ndryshimin

Berisha: Rama me lolon e tij Veliaj të tmerruar, ditën lëpihen dhe natën i bëjnë gropën njeri-tjetrit. Votoni ndryshimin

“Rama është i tmerruar se e di që do humbasë”,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në çelje të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit deklaroi se ky start i madh dhe i paparë në 32 vite, është një garanci e madhe e suksesit tonë.

Berisha tha se ky start ka tmerruar Edi Ramën dhe lolon e tij, Erion Veliaj dhe lolot e tjera kudo në bashkitë e vendit.

Ai u kërkoi ndjesë të gjithë atyre që nuk patën mundësi të mbajnë fjalën, duke shtuar se janë kampionët e lirisë dhe të fitores.Kjo është arsyeja pse Edi Rama është tmerruar, Erion Veliaj është tmerruar.

Një ditë famëzezë, që ditën lëpihen, kurse natën i bëjnë gropën njëri-tjetrit.

Edi Rama, siç konstatoni, ndjehet tmerrësisht i tmerruar. Është i tmerruar nga ju sepse ai e di se jeni misionarët e ndryshimit.

Është i tmerruar se ai e di që do humbasë në mënyrë të turpshme më 14 maj. Atë e pret në mënyrë të pashmangshme, fati i mikut të tij, tradhtarit të kombit amerikan, Charles McGonigal.

Ai e di se nuk ka gjykatës në botë që të dënojë ryshfetmarrësit dhe të mos dënojë ryshfetdhënësin. Nuk shpëton as se i vodhe vulën PD-së, nuk të shpëton as Soros, ky armik i egër i demokracisë shqiptare.

Je krejtësisht i pashpresë. Edi Ramës dhe Rilindjes i themi këtu: jemi shqiptarë, ne o budallenj. Besën e prerë dhe votën e vjedhur nuk ta falim kurrë.

Ndryshimi është në duart tuaja. Bashkë do fitojmë! Thirrjen që ndjeva unë e keni ndjeri edhe ju. Sot jeni pishtarë shprese që ndriçoni të ardhmen e Shqipërisë.

Zoti e bekoftë opozitën shqiptare, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë. Ju sot tregoni se shqiptarët nuk shiten, sepse nuk vini te ne se jeni të blerë me narkoeuro siç bën Edi Rama.

Ju nuk vini te ne se u premtojmë privilegje apo vende pune, ju sot i tregoni çdo shqiptari se dinjiteti është dinjitet dhe se ne nuk jemi një popull që mund të mashtrohemi.

Ai shtoi se kandidatët e opozitës janë shëmbëlltyra e moralit, virtyti i qytetarëve, pasi u zgjodhën me votën e lirë në procesin e primarëve.Po kandidatët e bodrumeve të Edi Ramës, që përzuri votën nga partia e tij, çfarë janë? Thuhet se djalli ka shumë emra, po ashtu janë edhe kandidatët e Edi Ramës.

Njerëz me shumë emra, sepse fshehin krime, mbulojnë të shkuarën e zezë. Shqiptarët nga 14 maji do përfaqësohen nga njerëz të ndershëm, punëtorë.

Nga specialistë dhe ekspertë. Familjarë të ndershëm dhe patriotë të devotshëm që i zgjodhën vetë ata.

Ne nuk jemi njëlloj, dallojmë shumë nga njëri-tjetri. Për ne, familja është themeli i shoqërisë. Kurse për këta, familja është prindi me numra dhe asgjësimi i saj.

Ne besojmë te qytetari ndaj vendosim të parin qytetarin, barazinë para ligjit, dinjitetin e tij.Kurse për këta sot, vota, dinjiteti i qytetarëve nuk kanë asnjë vlerë. Ne besojmë te taksat e ulëta dhe iniciativa e lirë.

Këta bazohen te taksat e larta, klientelizmi. Ne nuk jemi njëlloj, interesi kombëtar është i pari.

Kurse këta me zbrazjen e Shqipërisë dhe Ballkanin e Hapur kanë të parë interesin serbo-rus. Lufta me tolerancë zero ndaj krimit është kryesor për ne.

Lidhjet me drogën dhe krimin janë skllavëruese për këta. Për ne, lufta ndaj korrupsionit dhe transparenca janë zotimi ynë. Ne do heqim parashkrimin. Gara e hapur është ligji ynë.

Ai ftoi çdo shqiptar që ndjehet sot i dëshpëruar, t’i bashkohet kësaj fryme që ekranet nuk e përcjellin, por e përcjellin qytetarët dhe të ndjejnë ndryshimin që ka ardhur.

Sipas tij, pavarësisht çfarë thonë, fitoret e mëdha të demokracisë moderne, i ka sjellë aleanca e Sali Berishës me qytetarët shqiptarë.Qëllimi më madhor do jetë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Prandaj kjo betejë që bëjmë, së bashku për Shqipërinë, është beteja më e rëndësishme e jetës sonë. Qëllimi më kryesor sot është një Shqipëri evropiane, më së pari për rininë shqiptare.

Kur njeriu ka fatin të bëhet gjysh, të gjithë të rinjtë i sheh si nipërit dhe mbesat e tij.

Prandaj Shqipëria si gjithë Europa është një thirrje e brendshme e imja për të ardhmen e rinisë shqiptare.

Problemi kryesor që do zgjidhet është lufta ndaj varfërisë, pasi ajo është burimi i të gjithë të këqijave, nga krimi te shpopullimi i Shqipërisë.

Unë besoj në një Shqipëri që drejtohet nga njerëz të ndershëm, të rinj, model, me qytetarë të barabartë përpara ligjit, që krijon kushtet për t’i rikthyer qytetarët në atdheun e tyre.

Unë besoj në një Shqipëri që shtohet në popullsi, me familje të gëzuara, me një qeveri të vogël dhe të përulur përpara qytetarëve.

Unë besoj se ka ardhur koha për këtë Shqipëri. Të lëmë mbrapa Shqipërinë e krimit, drogës dhe vjedhjes.

Kjo është një aspiratë që e shoh në zemrat e secilit prej jush.

Të sigurt të jeni ju se po realizuam këto, Europa do na hapë dyert njësoj siç bëri NATO.

Europa nuk do propagandë, ajo do vepra. Ne demokratët e kemi provuar se kemi vepra dhe dimë të flasim me vepra.

Ndryshimi është në duart tuaja, bashkë fitojmë!

Thirrje për 83 përqind e shqiptarëve që duan të largohen nga Shqipëria është: jepini një shans Shqipërisë, jepini një shans!

Votoni më 14 maj, votoni ndryshimin.

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix11 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix11 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix11 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix11 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix11 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix11 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix11 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix11 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar11 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook