Lidhu me ne

Mix

Susan Summerall Wiles, gruaja në hije që mund ta ndihmojë Donald Trump të fitojë

Susie Wiles helped Donald Trump win Florida twice. Now she could helm his  expected 2024 campaign | CNN Politics

Susan Summerall Wiles, 65 vjeç, përshkruhet në shtypin amerikan si “republikania më e fuqishme që nuk njihet”.

Bashkëpunëtore në fushatën presidenciale të Ronald Reagan në vitin 1980, strategia politike me ndikim e lindur në Maryland, por e rritur në New Jersey, vajza e ish-futbollistit amerikan dhe prezantuesit të njohur të sportit Pat Summerall, Wiles kontribuoi në prapaskenë në fitoren e bujshme të Donald Trump në vitin 2016 dhe atë të Ron DeSantis në vitin 2018, në Florida.

Aktualisht ajo ka marrëdhënie të keqe me DeSantis, i cili dyshohet se u përpoq ta nxirrte nga orbita republikane, siç raportohet nga New York Times, dhe aktualisht është ndoshta zëri më autoritar dhe më me ndikim në ekipin e ish-Presidentit Donald Trump.

Trump dhe Wiles kanë shumë të përbashkëta: të dy kanë kontribuar në “krijimin” e fenomenit DeSantis dhe tani të dy, duan ta “groposin”.

Në vitin 2016, strategia republikane arriti përmes një komunikimi gjenial, të përcaktojë imazhin e manjatit si një kandidat “anti-establishment”, i aftë për të pushtuar partinë si një i huaj.

Tani Trump është larg nga të qenit favoriti në mesin e kandidatëve republikanë, ndërsa DeSantis po përballet me një periudhë krize, ndërsa pret kandidaturën e tij zyrtare, e cila, deri më sot ende nuk është konfirmuar.

“Suzie është një udhëheqëse e madhe dhe e respektuar nga një familje e mrekullueshme dhe ajo është gjithashtu një negociatore shumë e zgjuar dhe këmbëngulëse”, tha Trump në një deklaratë.

Ndryshe nga shumë prej bashkëpunëtorëve të manjatit, Wiles duket se ka pak interes për të qenë në qendër të vëmendjes. Asaj i pëlqen të fitojë, veçanërisht nëse kundërshtari kryesor, është një armik i betuar si Ron DeSantis, i cili e ka akuzuar strategen në të kaluarën, se dëshiron ta dobësojë atë dhe se është e padrejtë.

Ata që e njohin zonjën Wiles, vë në dukje Ne York Times, thonë se ajo motivohet më pak nga paratë apo fama dhe më shumë nga njohja nga prapaskenat dhe ndikimi që ajo arrin të ketë me njerëzit që kanë rëndësi“.

Në LinkedIn, Wiles e përshkruan veten si një profesioniste dhe eksperte të komunikimit, në marrëdhëniet politike dhe qeveritare me mbi 20 vjet histori të provuar në nivel kombëtar, shtetëror dhe lokal.

Unë kam aftësi të jashtëzakonshme, dua shumëllojshmërinë dhe lulëzoj nën presion. Mbi të gjitha, më pëlqen mundësia për të bërë ndryshim.

Ajo është aktualisht CEO i Super Pac që mbështet kandidaturën e ish-Presidentit Donald Trump, Save America  Madje, Donald’s Super Pac ka financuar, javët e fundit, një sërë njoftimesh që synojnë të delegjitimojnë dhe dobësojnë figurën e DeSantis, shkruan Il Giornale.

Rivaliteti midis Trump dhe DeSantis është një tregues i luftës së brendshme në funksion të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Aktualisht janë pesë kandidatë zyrtarë që konkurrojnë për zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane ish-Presidenti Donald Trump i cili aktualisht kryeson sondazhet, dhe madje në rritje pas aktakuzës në rastin Stormy Daniel, ish-ambasadori në OKB dhe ish-guvernatori i Karolinës së Jugut, Nikki Haley, sipërmarrësi Vivek Ramaswamy, Asa Hutchinson, ish-guvernatori anti-Trumpian i Arkansas dhe Larry Elder, kandidati republikan në Kaliforni i mundur nga Gavin Neësom dhe drejtuesi i njohur i radios.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ish-zëvendëspresidenti Mike Pence dhe senatori afrikano-amerikan Tim Scott pritet t’i shtohen konkurrencës. Nëse Trump dhe DeSantis janë në pozicione më konservatore, Nikki Haley dëshiron të përfaqësojë qendrën “e moderuar” dhe atë krahun e partisë më të afërt me neokonservatorët.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix1 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix1 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix1 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix1 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix1 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook