Lidhu me ne

Mix

Themeluesi i ChatGPT ngre alarmin: Inteligjenca Artificiale do shkaktojë dëme serioze në shoqëri!

Sam Altman paraqiti një propozim në Kongres, në lidhje me krijimin e një agjencie të posaçme që do të japë licenca për krijimin e modeleve në shkallë të gjerë të Inteligjencës Artificiale

Krijuesi i ChatGPT ngre alarmin: Inteligjenca Artificiale doSam Altman

Inteligjenca Artificiale është bërë temë debati dhe polemikash. Vetë shpikësi i ChatGPT, Sam Altman, ka shfaqur shqetësim mbi Inteligjencën Artificiale, duke thënë se kjo teknologji do të shkaktojë dëme serioze në shoqëri.

“Një nga frikërat e mia më të mëdha”, tha ai duke iu drejtuar një nënkomiteti të posaçëm të Kongresit të SHBA , “është se kjo teknologji do të shkaktojë dëme serioze në shoqëri.”

Në fakt, CEO i OpenAI, një kompani start-up me qendër në San Francisko, të cilës i përket edhe ChatGPT, tha se duhet bashkëpunim me qeverinë për të parandaluar që kjo të ndodhë.

“Nëse Inteligjenca Artificiale merr rrugën e gabuar, atëherë të gjithë jemi bashkëpunëtorë. Ne duhet të veprojmë së bashku me qeverinë për të parandaluar që kjo të ndodhë”.

Seanca dëgjimore e 38-vjeçarit Sam Altman në nënkomisionin e krijuar posaçërisht për ekzaminimin e Inteligjencës Artificiale të Kongresit u mbajt të martën, më 16 maj 2023, raporton “NewsBomb gr”.

Sam Altman theksoi se kompania e tij, OpenAI, “mund të jetë shkaku i eliminimit të disa vendeve të punës, por do të krijojë shumë të reja. Në fund të fundit, Altman vuri në dukje se AI është një mjet, jo një qenie autonome. Dhe përtej kësaj, Inteligjenca Artificiale ka potencialin për të përmirësuar pothuajse të gjitha aspektet e jetës sonë, për të ofruar zgjidhje për sfidat më të mëdha të njerëzimit, si ndryshimi i klimës, trajtimi i kancerit, etj”.

Është gjithashtu e rëndësishme të përmendet se Sam Altman paraqiti një propozim në Kongres, në lidhje me krijimin e një agjencie të posaçme që do të japë licenca për krijimin e modeleve në shkallë të gjerë të Inteligjencës Artificiale. Ky shërbim do të jetë në gjendje të kontrollojë, nëse rregullat e sigurisë po ndiqen dhe të mbikëqyrë testet që do të duhet të kalojnë modelet dixhitale përpara se të lançohen në publik për përdorim.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar7 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar7 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet7 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix8 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore8 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore22 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix22 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix23 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix23 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook