Lidhu me ne

Radar

Kurti-Osmani nuk kanë kërkuar të konsultohen me mua për tensionet në Veri, thotë Edi Rama

Rama: Kurti-Osmani nuk kanë kërkuar të konsultohen me mua

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka diskutuar mbi tensionet në Veri as me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe as me Presidenten Vjosa Osmani.

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Rama tha se nuk është kërkuar konsultim nga Kosova, e sipas Kryeministrit, kjo është në të drejtë të tyre pasi janë shtet i pavarur.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Sot dhe dje ju keni zhvilluar takime intensive në Bratislavë dhe më pas në Moldavi me aktorë politikë, keni takuar edhe Presidentin e Serbisë Vuçiç. A keni pasur kontakte me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani?

Kryeministri Rama: Jam takuar po, jam takuar dje dhe sot po nuk kemi patur diskutim mbi këtë çështje, sepse është çështje që janë ata që vendosin nëse duan të diskutojnë ose jo.

Blendi Fevziu: Nuk e keni pyetur minimalisht Kurtin ose Osmanin çfarë po ndodh? Këto ditë a keni telefonuar ju Kurtin ose Osmanin për të marrë një informacion për të ditur çfarë po ndodh?

Kryeministri Rama: Jo nuk kam marrë sepse unë e shoh çfarë po ndodh dhe nuk është se ata janë fshehur, ata janë shumë të qartë në atë që thonë kështu që është shumë i qartë qëndrimi i tyre.

Blendi Fevziu: Asnjë komunikim mes Shqipërisë dhe Kosovës në nivel zyrtar për një ngjarje të tillë?

Kryeministri Rama:  Jo sepse është një çështje që është përgjegjësi dhe është kompetencë e plotë e Kryeministrit të Kosovës dhe në një farë mase dhe e Presidentes. Janë ata që vendosin që nëse dëshirojnë të diskutojnë ose jo për atë çështje, nuk jam unë i marr dhe i them. Është respekt për ta dhe instiutucionet e Kosovës sipas meje.

Blendi Fevziu: Raportet Shqipëri-Kosovë, edhe kur ka qenë një vendimmarrje që i takonte Kosovës, janë konsultuar me Shqipërinë edhe në momente të mira jo më në momente të vështira, sikurse dhe ne jemi konsultuar me ta. Çfarë ka ndodhur që nuk funksionon ky komunikim mes nesh?

Kryeministri Rama: Është konsultuar Kosova kur ka dëshiruar të konsultohet. Kur nuk dëshuron të konsultohet është totalisht në të drejtën e vetë. Nuk ka kërkuar të diskutojë këtë gjë me mua apo me ne në qeveri. Dhe është në të drejtën e vetë që të mos e konsultojë këtë gjë sipas meje.

Blendi Fevziu: Po Shqipëria nuk mund të jetë kaq indiferente.

Kryeministri Rama: Ne nuk jemi fare indiferentë. Pyetja është konkrete: A ka pasur një diskutim mes Kryeministrit të Kosovës dhe meje apo mes Presidentes së Kosovës dhe meje mbi këtë çështje? Jo nuk ka pasur. Pse? Sepse nuk e kanë kërkuar një diskutim të tillë dhe nuk jam unë që duhet t’ja u kërkoj atyre. Ata janë përfaqësuesit më të lartë të shtetit demokratik dhe të pavarur të Kosovës. Dhe unë nuk jam babai i Kosovës.

Blendi Fevziu: Shqipëria dhe Kosova kanë vendime që impaktojnë të dyja palët. Nuk jemi kaq të ndarë sa pretendojmë.

Kryeministri Rama: Unë jam shumë i qartë se çfarë ndodh, për aryset, sepse Kryeministri i Kosovës i ka shpjeguar më shumë se një herë me qartësi të plotë sipas tij.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook