Lidhu me ne

Radar

4 vite gënjeshtra të Ramës për gjobën e Beketit

4 vite gënjeshtra të Ramës për gjobën e Beketit

Për vite me radhë kryeministri shqiptar i ka thënë vazhdimisht publikut, se asnjë lek i taksapaguesve shqiptar nuk do të shkojë për të dëmshpërblyer biznesmenin kontrovers italian Francesco Beketi, të cilit qeveria socialiste i mbylli televizionin Agon Channel. Fillimisht Rama këmbënguli se Beccheti nuk e kishte fituar gjyqin dhe më pas kur vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit (International Centre for Settlement of Investment Disputes) u bë publik, para fushatës elektorale ai deklaroi se Shqipëria po rishikonte daljen nga juridiksioni i kësaj gjykate.

Ndërkohë avokatë dhe njohës së ligjit ndërkombëtar thonë se një gjë e tillë është e pamundur. Lapsi.al ka vendosur të shqyrtojë faktet për të parë se si qëndron e vërteta….

Mbi 8 vite përplasje në gjykatën ndërkombëtare të Arbitrazhit mes qeverisë shqiptare dhe Francesko Beketit kanë prodhuar një gjobë të majme prej 110 milionë eurosh që taksapaguesit shqiptarë do të duhet t’i paguajnë italianit. Arsyeja ishte sekuestrimi arbitrar i pasurive të Beketit në Shqipëri, përfshi Agon Channel me akuzat për pastrim parash dhe evazion fiskal. 

Ndërsa saga u mbyll me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pro Beketit në fillim të prillit 2023, Rama reagoi duke thënë se po konsiderohet tërheqja nga kjo gjykatë, një historik i vogël i reagimeve të Ramës kundrejt betejës gjyqësore me italianin do të shërbente për të çmontuar alibinë e kryeministrit muajin e fundit.

Paralajmërimeve se dëbimi i biznesmenit dhe mbyllja e “Agon Channel” do t’i kushtonte shtrenjtë Shqipërisë, Rama iu përgjigj ndër vite me një siguri moskokëçarëse se italiani “nuk do të marrë asnjë lek”. “Noc rrokun do të kapi” thoshte ai në intervista televizive.

E njëjta formulë përsëritej për sa kohë procesi ishte në vazhdim në gjykatë, madje edhe pasi u dha vendimi i parë në Prill të vitit 2019.

Por provat që paraqiti pala e Beketit në gjykatë do ta gozhdonin qeverinë. Shteti shqiptar do ta humbiste betejën ligjore si pasojë e një veprimi të konsideruar si të motivuar politikisht.

Nje bisedë e zhvilluar mes Beketit dhe sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë, Ëngjëll Agaçit, në vitin 2014 që u çua në gjykatë zbulonte se si ky i fundit thoshte Beketit se “nuk është ide e mirë t’i bësh opozitë shtetit”.

Gjithashtu një mesazh kërcënues nga kryebashkiaku socialist i Tiranës Erion Veliaj në ditën e tij të dasmën për grupin e xhirimit të Agon Channel do të peshonte shumë në favor të italianit. “Thuaj atij që do bëjë gjithë qeverinë armik pa shkak” – shkruante Veliaj.

Por vendimi u mor dhe Shqipëria u dënua të nxirrte nga arka e saj 110 milionë euro me gjithë kamatat.  

Por kryeministri Rama mendoi se mund të vazhdonte ta trajtonte njësoj lajmin si pjesë e emocioneve të fushatës elektorale.  “Shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër!” ishte mesazhi që kryeministri publikoi kreu i qeverisë në Tëitter.

Por pas mbledhjes së qeverisë të premten e parë të prillit, Rama ndryshoi qëndrim. Nuk tha më se biznesmeni nuk do të marrë asnjë lek, por aludoi se për të shmangur pagesën Shqipëria do të dalë fare nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit ICSID.

“Po analizojmë dhe mundësinë të daljes fare nga ai juridiksion sepse është skandaloze ajo që ka ndodhur” u shpreh Rama duke e zhvendosur përballjen nga Shqipëria kundër Beketit, tek Shqipëria kundër gjykatës.

Por ndërkohë në realitet ndodhte e kundërta.

Gazeta “Der Standard” njoftoi se asetet e shtetit shqiptar kishin filluar të bllokoheshin nëpër Europë si pasojë e urdhrit të gjykatës, Rama e quante këtë media kazan. “Asnjë lekë nuk do të marrë” – përsëriste Rama.

E ndërsa vendimi i prillit 2019 që italiani “mashtro”, siç e quan shpesh Rama, do të marrë 110 milionë eurot, ishte i shkruar e zezë në të bardhë, mohimi në 2023 i të drejtës së Shqipërisë për ta apeluar këtë çështje i dha asaj formë të prerë.

Kryeministri luajti kartën e fundit me një ankimim për të mos i paguar këto para me pretendimin se ish-investitori italian është dënuar nga gjykatat shqiptare.

Tani qeveria është e detyruar të paguaj këtë shumë plus kamatat dhe shpenzimet e larta gjyqësore, ose ish pronari i Agon Channel do të bllokojë llogaritë e shtetit shqiptar në bankat e huaja. Dokumenti që ka siguruar Lapsi.al tregon se ky proces ka filluar të ndodhë. 

Po sa ka bazë alibi që ngriti kryeministri se për të mos paguar dënimin Shqipëria do të dalë nga Juridiksioni i Gjykatës së arbitrazhit?

Një vëzhgim i konventës së Gjykatës së Arbitrazhit mjafton për të zbuluar se edhe sikur Rama të vendoste të tërhiqej nga kjo Gjykatë, do të duheshin gjashtë muaj për t’u shkëputur nga juridiksioni i saj. Ky vendim nuk do të shpërbënte një vendim të marrë nga Gjykata për sa kohë Shqipëria ishte plotësisht pjesë e juridiksionit të saj.

“Nëse do të ndërmerrej ky proces (i daljes nga Gjykata e Arbitrazhit) dhe nëse do të finalizohej ky proces nga pikëpamja ligjore, sërisht efektet e kësaj vendimarrje nuk do të ndikonin.” – shpjegoi për Lapsi.al Fatos Lazimi, ish ish-anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Paris, qershor 2014 – qershor 2021.

Dalja e Shqipërisë nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit, që është e financuar nga Banka Botërore, do ta vendoste Shqipërinë përkrah Republikës Islamike të Iranit, Mianmarit, Libisë dhe disa vendeve të tjera që pak ose aspak i lidh me boshtin gjeopolitik të Shqipërisë. Të gjithë vendet aleate tonat, nga SHBA tek ato të BE-së janë pjesë e juridiksionit të Gjykatës.

Përpos kësaj, një dalje nga kjo Gjykatë do të sinjalizonte një Shqipëri pa garanci për biznesin e huaj. Një përplasje me shtetin do të ishte fatale për një investitor të huaj që nuk do të kishte ku të ankohej.

Pra ndryshe nga ç’pretendonte kryeministri Shqipëria nuk ka asnjë shpresë ti shpëtojë këtij dënimi dhe është pothuajse e pamundur që ajo të dalë nga Juridisioni i ICSID. Ndonëse deklaratat e z. Rama janë bërë në 7 pril, që atëherë qeveria s’ka bërë asnjë hap konkret për të vënë në veprim deklaratat politike të shefit të saj.  ©LAPSI.AL 

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook