Lidhu me ne

Radar

“200 euro për çdo qytetar”, PD dorëzon propozimin për minimumin jetik

“200 euro për çdo qytetar”, PD dorëzon propozimin për minimumin jetik

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi këtë të Mërkurë, se PD ka dorëzuar propozimin ndaj qeverisë për përcaktimin e minimumit jetik.

Vokshi tha se në propozim kërkohet 200 euro për çdo qytetarë.

Më tej ajo shtoi se qeveria duhet të pranojë këtë projektligj të opozitës, duke i çuar paratë te qytetarët dhe jo te buxheti i inceneratorëve.

Kemi depozituar, dhe është ngritur një grup pune pranë PD dhe sot vijmë me një propozim që i kërkon parlamentit që ta miratojë, brenda një afati 3 mujor të bëjë përcaktimin të minimumit jetik. Shqipëria si i vetmi vend pa minimumin jetik, do e këtë të përcaktuar lidhur me të ardhurat që i sigurojnë çdo qytetari blerjen e ushqimeve minimal dhe sigurimin e disa shërbimeve social-kulturore”, tha deputetja për gazetarët.

Të gjithë e mbajmë mend që Rama në opozitë bërtiste atëherë për minimumin jetik, por tani refuzon amendamentet e opozitës. Sigurisht që kjo kërkon fonde dhe para, por qeveria ka. Pse duhet që Rama të rrisë pagat për qeveritarët, dhe jo për qytetarët pasi i çon paratë e buxhetit të inceneratorët dhe i përdor për blerjen e votës. Çdo pagesë që deri më sot ka qenë nën dysheme, do të jetë 200 euro. Ky do të jetë minimum që do marrin dhe do t’i sigurohet një jetë dinjetoze për t’i siguruar një jetesë normale”, shtoi ajo.

Pas depozimit të Kuvend, projektligji pritet të shqyrtohet në komisionet parlamentare.

Vendosja e minimumit jetik është rekomanduar nga ente të brendshme si Avokati i Popullit, KLSH, Organizata Ndërkombëtare e Punës, por edhe institucione ndërkombëtare si Banka Botërore apo FMN. Megjithatë vullneti politik deri më sot ka munguar për miratimin e këtij standardi, që rekomandohet si një masë për zbutjen e varfër zbutjen e varfërisë.

Lidhur me nismën, foli dhe kryetari i PD-së Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia blu. Ai tha se kjo është rruga për daljen nga mjerimi.

“Ne kemi përgatitur dhe dorëzuar në parlament projektligjin për vendosjen e minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë. Ne kemi patur këtë një premtim elektoral, ne kemi patur këtë një qëllim të mëparshëm me të cilin po punonin, por shqiptarët bënë zgjedhje tjetër. Ne gjykojmë se sot vendosja e minimumit jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar është një akt jetik për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria ekstreme e cila përveç Shqipërisë, nuk e di të ekzistojë në ndonjë vend në Europë dhe mekanizmi i nxjerrjes nga varfëria ekstreme është pikërisht garantimi për çdo qytetar i një minimumi i të ardhurash me të cilën të përballohet jetën e përditshme. Kjo është rruga, nuk i nxjerr nga varfëria, por varfëria ekstreme është gjithnjë fjala, mjerimi me termat tona. Dhe kjo ka një ndikim të qartë pozitiv, sepse bën që çdo shqiptar, ata që janë me nën 1 euro në ditë, por edhe ata që janë me 1 euro në ditë dhe më shumë, të marrin së paku 6.8 euro në ditë. Nuk është një shumë e madhe, është një shumë pakrahasimisht më mirë se ajo që marrin këta njerëz. Nga ky minimum përfitojnë qindra e mijëra shqiptarë në ndihmë ekonomike, në papunësi, në pension, pra janë këto kategori të cilat gjejnë njëfarë përmirësimi të jetesës së tyre ekonomike”, tha ai.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook