Lidhu me ne

Temporal

Llomotitja shtazarake e Sadriut

edison-ypi-414x420

Llomotitja shtazarake e Sadriut i la të gjithë pa mënt. Të mëdhenj e të vegjël, kothere e pasunarë, të sëmurë e të shëndetshëm.

Kishim kujtuar se Shqipëria e sotme është vend i dukurive më të larta se llomotitja shtazarake e Sadriut, si Pasioni i Doktorit, metropolitanizmi i Ramës, shqiptarizmi i Abas Aliut, media e Fevziut, konspiracionizmi intrigues i Kastriot Myftarit, virtuoziteti grafologjik i Zhejit, recetat kulinare të Blerina Bombaj, manipulimet mediatike trashanike të mbeturinave të sigurimit të shtetit.

Qënkëshim gabuar. Shqipëria e sotme nuk është e kurrkujt tjetër veçse e llomotitjes shtazarake të Sadriut, asaj llomotitje që Shqipërinë e tërheq me shpejtësi atje ku Shqipëria në kohën e kurvit ishte, drejt egërsisë primitive të mbylljes brenda humnerave të harrimit nga bota.

Llomotitja shtazarake e Sadriut, që me gjasa së shpejti do bëhet modë parlamentare e komunikimit dhe do formalizohet si Shqipe standarde, e la me vite drite mbrapa oratorinë gjëmimtare të Doktorit, fjalën brilante të Ramës, harlisjet stilistike të Blushit, tëistat e rafinuar komunikativë të Spiropalit, hazërxhuvapin e Andi Bejtes, si dhe në përgjithësi livadhisjet e shqiptarëve në lëndinat e blerta të lirisë së shprehjes.

Me shpatën e ndryshkur të inteligjencës më primitive, fluturimet e hallakatura të imagjinatës shterpe, zigzaget e çartuna të fantazisë së munguar, metaforat e helmatisura, krahasimet e hazdisura, përdorimin katastrofik të gjuhës së trupit, lëvizjen e gjymtyrëve, dredhjen e belit, kapsallitjen e syve, llomotitja shtazarake e Sadriut theu çdo rekord të çdo fjale dhe çdo retorike sado të ndjerë, sado fine, sado të latuar, sado genuine. Na ishte dukur se për një mijë arësye llomotitja shtazarake e Sadriut ishte diçka e kaluar, e kapërxyer, e vjetër, e mykur, dhe si e tillë, e flakur. Jo mo jo. Llomotitja shtazarake e Sadriut i kapërxeu rekordet naimiane.

Llomotitja shtazarake e Sadriut është e gjallë e është në jetë, është në dritë të vërtetë. Të qe Sadriu ndonjë shitëz tezgash, dhe llomotitjen shtazarake ta kishte shqiptuar në ndonjë pazar rraqesh brenda ndonjë barrake mes miqsh pijetarë pas shtatë dopjo, pesë pilafa, tre llokma mishi, s’do kishte asnjë problem. Por Sadriu nuk është shitës rraqesh. Sadriu është deputet dhe biznesmen me nam. Sadriu është aktor dhe faktor. Me llomotitjen shtazarake, Sadriu e bëri të qartë se qerrja e tij me rrota të thyera dhe kalë ngordhalaq, është ajo që, si qerreja e fundit më e ngadalta, mban peng karvanin. O Sadri, o mbret i llomotitjes, o sulltan i imponimit, o Xhingis Khan i dhunës; Ja arrite qëllimit. Me llomotitjen tënde shtazarake na e kalle krrupën, na e fute frikën.

Nga cila kohë vjen dinosauri Sadri mbetur pa ngordhur ? Cilës kohë i përket llomotitja shtazarake e Sadriut ? Me çjerrje fyti dhe ulurima të shqiptarit kundër shqiptarit, a i përket llomotitja shtazarake e Sadriut, ta zemë, kohës së kurvit ? Kurrsesi. Në kohën e kurvit, sadrinjtë partia i mësonte të mos bërtisnin por të flisnin urtë e butë. Për të bërtitur e rrahur koha e kurvit kishte sigurimin, policinë, ushtrinë. Po të shtyhemi pak në kohë, a është llomotitja shtazarake e Sadriut mënyrë komunikimi e kohës së mbretërisë ? Kurrën e kurrës.

Deputetët e kohës së mbretërisë ishin diplomuar në Vjenë dhe Sorbonë, ishin doktoruar në Grac dhe Romë, vinin në kokë cilindër, visheshin me frak dhe papijon. Zgjebsi Sadri deri dje morracak, dhe llomotitja e tij shtazarake prej zengjini të ri, s’kanë asgjë të ngjajshme. Ndoshta llomotitja shtazarake e Sadriut i ka rrënjët në kohën e pushtimit turk. As te thoi i këmbës nuk i vjen llomotitja shtazarake e Sadriut elokuencës së rilindasve dhe rafinatecës së shqiptarëve të shumtë nëpunës perandorakë. Koha e Skënderbeut, si kohë lufte dhe jo kohë llomotitjesh, nuk mund të ketë qënë gjithashtu kohë prej së cilës të jetë frymëzuar Sadriu për llomotitjen e tij shtazarake. Llomotitja shtazarake e Sadriut, me sa duket është edhe më e vjetër, edhe më e mykur.

Llomotitja shtazarake e Sadriut ndoshta ka qënë tipike për kohën para pushtimit turk kur trualli arbnor ishte i gjithi kristian. Ç’më shkrive së qeshuri. Trualli arbnor paraturk ka qënë plot princër, princesha, kështjella, manastire, murgj, kisha, të gjitha të buta, të gjitha të ndritura për t’ja pasur zili bota, ndërsa llomotitja e Sadriut është më e zezë se zifti i zi i skëterrës më të errët. A mund të ketë qënë antikiteti, si të thuash, gurra ku Sadriu piu, dhe me llomotitje shtazarake shpërtheu ?

E pamundur. Në antikitet lulëzonte oratoria me rregulla, shkollat peripatike, akademitë, demokracia, shkencat, matematika, trigonometria, algjebra, astronomia, pra gjëra të larta, ndërsa llomotitja shtazarake e Sadriut është gjëja më e ulët që ekziston. As kësaj as asaj kohe, i bie që llomotitja shtazarake e Sadriut nuk i përket historisë por epokave parahistorike. Me gjasa llomotitja shtazarake e Sadriut i ka rrënjët në epokën e bronxit, ose edhe më thellë në mjegullat e kohës, në epokën e hekurit.

Llomotitja shtazarake e Sadriut është një qurre dhe një spirrë e lëngëshme e rrrjedhëshme e neveritshme pa asnjë lidhje me ngurtësinë e lavdërueshme të metaleve. Llomotitja shtazarake e Sadriut është edhe më primitive, edhe më e vjetër, edhe më e egër. Mjerë ne që duke pritur të qeverisemi nga të shkolluar të Kembrixhit dhe Harvardit, këshillat na i jep, orientimin na e sugjeron, ligjin na e bën, llomotitja shtazarake e Sadriut, ky tmerr e turp i pashembullt që Sadriu na e sjell nga koha e shpellës, gurit, drurit, litarit, hurit.

Edison Ypi

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook