Lidhu me ne

Mix

Zgjidhja natyrale – Si të pastroni furrën me uthull dhe sodë buke

Zgjidhja Natyrale - Si të Pastroni Furrën me Uthull dhe Sodë Buke - AgroWeb

Furra është një pajisje që nuk mungon në asnjë shtëpi.

Falë saj, amvisat mund të gatuajnë me mjeshtëri receta të larmishme dhe të shëndetshme për të gjithë familjen.

Megjithatë, furra është një pajisje që kërkon mund e djersë në pastrim, për shkak të yndyrnave dhe temperaturës së lartë.

Pjesa më e lehtë e pastrimit të furrës dhe sobës është ajo e jashtme ndërsa brendësia e kësaj pajisjeje elektroshtëpiake është një sfidë e madhe.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për mënyrat e lehta të pastrimit së brendshmi dhe së jashtmi të furrës së shtëpisë.

Si Të Pastroni Derën e Sobës

Për pastrimin e saj ju nevojiten solucion pastrimi të xhamit, larës enësh, dhe peceta prej mikrofibre.

Në fillim mbushni një enë të vogël me ujë dhe sapun të lëngshëm.

Lajeni derën e sobës nga brenda dhe jashtë dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Pasi ta keni tharë, është rradha e solucionit të pastrimit.

Spërkateni pjesën e xhamit të derës së sobës me solucionin pastrues dhe fërkojeni në lëvizje rrethore për të hequr çdo papastërti të mbetur

Më pas, në raundin e dytë, përdorni një leckë të thatë për ta tharë xhamin.

Si Të Pastroni Sobën Në Brendësi

Për pastrimin e brendësisë së sobës ju nevojiten:

  • Peceta pastrimi prej mikrofibre,
  • Sapun të lëngshëm,
  • Uthull të bardhë,
  • Sodë buke,
  • Ujë,
  • Sfungjer dhe tel enësh.

Në fillim, përzieni ujin e nxehtë me sapun të lëngshëm dhe lajeni sobën në brendësi duke alternuar mes telit të enëve dhe sfungjerit.

Teli i enëve është efikas për heqjen e yndyrnave që ngjiten në sobë.

Pas shpëlarjes, tresni pak sodë buke në ujë dhe përgatisni një pastë, me të cilën duhet të lyeni të gjitha zonat e pisëta.

Lëreni për disa minuta dhe më pas fërkojeni me tel enësh.

Pas shpëlarjes, çdo papastërti e mbetur mund të hiqet duke tretur uthull të bardhë në ujë dhe duke e fërkuar me tel.

Shpëlarja dhe tharja me pecetë të thatë janë hapi i fundit i pastrimit të pjesës së brendshme të furrës.

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë pastrimin e shpeshtë të sobës, veçanërisht pasi e keni përdorur në gatim dhe ajo të jetë e ngrohtë por jo e nxehtë.

/AgroWeb.org 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook