Lidhu me ne

Mix

Dua Lipa vendos rekord në Spotify, e para artiste femër me 11 miliardë dëgjime për një album


Muzikantja shqiptare Dua Lipa ka arritur të vendosë një rekord të jashtëzakonshëm sa i takon dëgjimeve në Spotify, ku është kthyer së fundmi në të parën artiste femër, një album i së cilës është dëgjuar mbi 11 miliard herë në platformën digjitale.

Ky sukses përkthehet në një arritje shumë të madhe edhe për faktin se “Dua Lipa” ka qenë albumi i saj i parë dhe në gjithë karrierën e saj, këngëtarja ka nxjerrë vetëm dy albume në tërësi (Future Nostalgia i dyti).

Si një ndër fytyrat më të njohura të botës së muzikës pop sot, Lipa përflitet për stilin e risjellë në skenë, “disko pop”, me variete performancash të frymëzuara nga hite të viteve 80’ dhe melodi lehtësisht të evidentueshme elektronike dhe funk.

Fituesja e çmimeve Grammy ka qenë pikë referimi sa i takon rrymës pop në vitet e fundit dhe është parë si një pasuese e denjë e ikonave si Madonna, apo Britney Spears, me sukseset e korrura gjatë kohës së shkurtër që ka në treg.

Në albumin “Dua Lipa”, hitet kryesore të radhitura lart në renditjet e Billboard apo ato globale, përfshijnë “New Rules”, “Blow Your Mind”, “IDGAF”, apo edhe këngën që e hodhi në tregun muzikor, “Be the One”.

Nga ana tjetër, me Future Nostalgia, ajo e çoi suksesin një hap më tej, duke u globalizuar si një “pop icon” dhe duke marrë vëmendje mediatike më të madhe.

Së fundmi, Lipa e ka treguar se nuk do t’i ndahet ritmeve disko pop, pasi në kolonën zanore të prodhuar për filmin e shumëpritur “Barbie”, melodia e “Dance the Night” është tejet e identifikueshme po me ato ritme, duke vërtetuar edhe synimin e saj për të qenë e qëndrueshme dhe e palëkundur në stilin e krijuar.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix1 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix1 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar1 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport1 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix1 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix2 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook