Lidhu me ne

Mix

Viti i ri shkollor 2023-2024, ja kur fillon shkolla dhe kur do të zhvillohen provimet kombëtare

Përcaktohet data e nisjes së vitit të ri shkollor 2023-2024. Nëpërmjet një urdhri të përbashkët, Ministria e Arsimit dhe Sportit, si dhe ajo e Financave dhe Ekonomisë, bëjnë me dije se mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në vend, qofshin këto publike, apo private, do të nisë zyrtarisht në datën 11 shtator. Për secilin cikël të arsimit parauniversitar është detajuar struktura e plotë e vitit të ri shkollor, me periudhat në të cilat do të zhvillohet mësim, periudhat e pushimeve, si dhe afatet kur do të zhvillohen provimet kombëtare.

Sa i takon arsimit bazë, bëhet e ditur së viti shkollor do të nisë në datën 11 shtator të vitit 2023, për të përfunduar në 14 qershor të vitit të ardhshëm. Nxënësit e arsimit të detyruar 9-vjeçar do të kenë dy periudha pushimesh. Periudha e parë e pushimeve do të jetë në fundvit, ndërsa përudha e dytë do të jetë në javën e parë të muajit prill. Urdhri përcakton gjithashtu edhe afatet se kur do të zhvillohen provimet kombëtare të klasave të 9-ta. Sipas vendimit të marrë, provimet kombëtarë të arsimit  bazë do të zhvillohen ndërmjet datave 17-18 qershor. Nxënësit do të testohen në lëndët matematikë, gjuhë e hua dhe gjuhë shqipe.

Po në të njëjtat afate do të nisë dhe përfundojë viti i ri mësimor edhe për shkollat e mesme. Përjashtim në këtë rast do të përbëjnë vetëm maturantët për të cilët mësimi i vitit të ri shkollor do të mbyllet më herët, përkatësisht në 31 maj të vitit 2024, dhe jo në 14 qershor siç ndodh me dy vitet e tjera të këtij cikli. Lidhur me zhvillimin e provimeve të Maturës përcaktohet se zhvillimi i tyre do të jetë ndërmjet datave 3-28 qershor. Rezultatet kaluese në këto provime janë vendimtare për të gjithë kandidatët që duan të vijojnë më pas garën për studimet e larta në universitetet shqiptare qofshin këto publike apo private, si dhe në strukturat universitare jashtë vendit. Edhe nxënësit e shkollave të mesme do të kenë një periudhë pushimesh që gjithashtu do të përkojë me festat e fundvitit, konkretisht në datat 26 dhjetor të këtij viti, e deri në 5 janar të vitit që vjen.

Për shkollat e mesme profesionale është përcaktuar se mësimi do të nisë po në të njëjtën datë, ndërkohë që për klasat e dhjeta, për klasat e njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta të strukturës 4-vjeçare mësimi do të përfundojë në datën 14 qershor të vitit 2024. Ndërsa për nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta të strukturës 2+1+1, si dhe ata të klasave të 11-ta të strukturës 2+2 mësimi do të përfundojë në datën 31 maj. Për të gjithë nxënësit maturantë mësimi do të përfundojë që në datën 17 maj të vitit që vjen. Për arsimin e mesëm profesional provimet përfundimtare të Nivelit II dhe III do zhvillohen në 3 – 14 qershor 2024. Në vijim të shkrimit do të gjeni të plotë struktura e vitit të ri shkollor, për arsimin e detyruar 9-vjeçar, shkollat e mesme, si dhe ato profesionale.

Arsimi bazë i detyruar fillon në moshën 6 vjeç dhe zgjat 9 vjet. Nxënësi është i detyruar të ndjekë arsimin bazë deri në moshën 16 vjeç. Shtetasit që mbushin moshën 16 vjeç, por që nuk arrijnë ta përfundojnë arsimin bazë, mund ta përfundojnë atë në shkollat me kohë të shkurtuar. “Arsimi bazë përbëhet nga dy cikle: Cikli fillor, (klasa I-V) dhe Cikli i mesëm i ulët, (klasa VI-IX).

Ndjekja e arsimit të mesëm nuk është e detyrueshme. Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin e arsimit parauniversitar, studimet e këtij cikli mund të zhvillohen me kohë të plotë dhe të shkurtuar, si dhe studime të mesme profesionale. Kohëzgjatja e gjimnazit është 3 vjet dhe përfundon me provimet e Maturës Shtetërore. Kohëzgjatja e studimeve në gjimnazet me kohë të shkurtuar, është 4 vjet dhe ato përfundojnë po ashtu me dhënien e provimeve të Maturës Shtetërore (MSH).Në klasën e dhjetë të arsimit të mesëm të lartë me kohë të plotë pranohen nxënës të moshës jo më të madhe se tetëmbëdhjetë vjeç. Nxënësi deri në moshën njëzet e një vjeç lejohet të ndjekë arsimin e mesëm të lartë trevjeçar, kurse deri në moshën njëzet e dy vjeç arsimin e mesëm të lartë katërvjeçar. Nxënësi, që ka mbushur përkatësisht moshën njëzet e një vjeç në arsimin e mesëm të lartë trevjeçar apo njëzet e dy vjeç në atë katërvjeçar dhe nuk ka përfunduar arsimin e mesëm të lartë, lejohet të vazhdojë klasën që ndjek deri në fund të atij viti shkollor. Ndërsa arsimi i mesëm profesional është me kohëzgjatje dy deri katërvjeçare dhe është i strukturuar në tri nivele kualifikimi, në përputhje me nivelet e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Shkolla të arsimit të orientuar janë shkollat artistike, shkollat sportive, shkollat për gjuhët e huaja dhe shkolla për fusha të tjera të të nxënit.

Urdhri me strukturën e vitit të ri shkollor 2023-2024

Arsimi 9-vjeçar

  • Për nxënësit e shkollave 9-vjeçare mësimi fillon në datën 11 shtator të këtij viti dhe përfundon në datën 14 qershor të vitit 2024.
  • Pushimet e para do të jenë ndërmjet datave 26 dhjetor 2023-5 janar 2024.
  • Periudha e dytë e pushimeve do të jetë ndërmjet datave 1 prill-5 prill të vitit të ardhshëm.
  • Provimet kombëtare për nxënësit e klasave të 9-ta do të zhvillohen në periudhën kohore ndërmjet datave 17-28 qershor 2024.

Arsimi i mesëm

  • Për shkollat e mesme mësimi nis në datën 11 shtator dhe përfundon në 14 qershor të 2024. Ndërsa maturantët do të mbyllin vitin më herët, në datën 31 maj të vitit 2024.
  • Pushimet e para do të jenë ndërmjet datave 26 dhjetor 2023-5 janar 2024.
  • Provimet kombëtare të Maturës Shtetërore 2024 për të gjithë maturantët në vend do të zhvillohen ndërmjet datave 3-28 qershor të vitit që vjen.

Arsimi profesional

  • Mësimi nis në datën 11 shtator.
  • Për klasat e dhjeta, për klasat e njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta të strukturës 4-vjeçare mësimi do të përfundojë në datën 14 qershor të vitit 2024.
  • Për maturantët mësimi do të mbarojë më herët, përkatëisht në datën 17 maj.
  • Për arsimin e mesëm profesional provimet përfundimtare të Nivelit II dhe III do zhvillohen në 27-31 maj.
  • Provimet e Maturës Profesionale do të zhvillohen ndërmjet datave 3-28 qershor.
  • Për të gjitha shkollat e arsimit të mesëm, është përcaktuar vetëm një periudhë pushimesh që do të jenë në datat 26 dhjetor 2023- 5 janar 2024

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook