Lidhu me ne

Mix

Si ta lësh duhanin? Pirja e duhanit është një nga vrasësit më të mëdhenj

Si ta lësh duhanin?

Kushdo që është përpjekur të lërë duhanin do t’ju tregojë se sa e vështirë është. Ka gjithmonë tundimin për të pirë një cigare me një mik me një gotë birrë ose kafe, ose për t’i shpëtuar punës për një “tymosje” të shpejtë.

Një studim i kohëve të fundit thotë se 60-75% e njerëzve e rifillojnë duhanin brenda gjashtë muajsh, pasi janë përpjekur ta lënë. Ashtu si me format e tjera të varësisë, lënia e duhanit është një betejë e vështirë psikologjike. Por përfitimet shëndetësore të abstinencës afatgjatë janë të mëdha.

Pirja e duhanit është një nga vrasësit më të mëdhenj: Rreth 14% e vdekjeve në mbarë botën i atribuohen sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 2019.

“Pirja e duhanit është një barrë e madhe globale shëndetësore. Do të ketë një miliardë vdekje në mbarë botën në këtë shekull nga sëmundjet e lidhura me pirjen e duhanit nëse nuk i ulim normat e pirjes së duhanit,” thotë  Hazel Cheeseman, zëvendës-shefi ekzekutiv i Action on Smoking and Health (ASH), me qendër në Britaninë e Madhe.

Pse të bëjnë të varur cigaret?

Kur tymos një cigare, duhani që digjet çliron nikotinën, e cila hyn në gjak nëpërmjet mushkërive. Nikotina çohet në tru, ku aktivizon të ashtuquajturit receptorë nikotinikë të acetilkolinës. Aktivizimi i këtyre receptorëve shkakton çlirimin në tru të neurotransmetuesve, siç është dopamina.about:blank

Çlirimi i dopaminës nuk shkakton domosdoshmërisht varësi. Por kur vepron në një pjesë specifike të trurit — ku qëndron i ashtuquajturi sistemi ynë i shpërblimit — mund të shkaktojë varësi.

Dhe kështu funksionon varësia: Kur nikotina shkakton çlirimin e dopaminës në sistemin e shpërblimit, të krijohet një ndjenjë shpërblyese, si një mini stimulim. Çdo cigare që tymos e përforcon këtë ndjenjë, duke të bërë të dëshirosh cigare dhe si rrjedhojë bëhesh i varur prej tyre.

Si ta lësh duhanin?

Pra, kur duam të ndalojmë pirjen e duhanit, duhet të thyejmë këtë lidhje mes cigareve dhe ndjenjës së shpërblimit. Është e vështirë. Nevojitet çdo ndihmë që mund të marrësh për ta bërë atë të funksionojë për një kohë të gjatë. Por është e mundur.

Ndërhyrjet për të ndaluar pirjen e duhanit

Ka dy metoda kryesore për të thyer lidhjen psikologjike me cigaret: vullneti dhe vetëdisiplina. Mund të përdorësh edhe një terapi për të përmbushur dëshirat e nikotinës, por pa problemet shëndetësore që lidhen me pirjen aktive të duhanit.

Ka tre lloje terapish.

Së pari, ka terapi zëvendësuese të nikotinës, të tilla si nikotina-leukoplast, çamçakëza ose inhalatorë që çlirojnë ngadalë nikotinën, duke ndaluar dëshirën për të pirë duhan. Nikotina në vetvete nuk është e dëmshme, i dëmshëm është tymi që thith nga cigaret.

Si ta lësh duhanin?

Ka edhe medikamente, si vareniklina dhe bupropioni.

Vareniklina nxit çlirimin e dopaminës në shtegun e shpërblimit, duke imituar shpërblimin e pirjes së duhanit dhe duke hequr disa nga simptomat e abstinencës së nikotinës.

Bupropioni vepron në mënyrë të ngjashme, por nëpërmjet një sistemi të ndryshëm neurotransmetues, i njohur si GABA, i cili frenon aktivitetin e trurit.

“Megjithëse ilaçet janë një trajtim më i shtrenjtë, ato janë jashtëzakonisht të efektshme kur shikon ndikimin e pirjes së duhanit në shëndet dhe në sistemet shëndetësore,” thotë Cheeseman.

Cigaret elektronike – të mira apo të dëmshme?

Cigaret elektronike kanë një reputacion të çuditshëm kur bëhet fjalë për të hequr dorë nga duhani.  

“Ka prova të mira se cigaret elektronike mund t’ju ndihmojnë të ndaloni pirjen e duhanit. Por ato nuk janë një produkt mjekësor i licensuar, kështu që nuk trajtohen si ilaçe,” tha Cheeseman.

Por cigaret elektronike mund të krijojnë varësi të reja ose të jenë një portë për pirjen e duhanit. Ka shumë prova që dëshmojnë se adoleshentët që përdorin cigare elektronike kanë gjasa më të mëdha që dikur të nisin duhanin.

Si ta lësh duhanin?

Provo çdo gjë për të lënë duhanin, të gjitha njëherësh

Konsensusi shkencor thotë se më së miri është kombinimi i të gjitha metodave njëkohësisht. Këtë e ka vërtetuar një analizë e vitit 2020 me më shumë se 700 studime klinike.

Secili ka rrugën e vet për të lënë duhanit, njëri e bën me terapi, tjetri pa ndihmë. Dikujt tjetër mund t’i duhet pak kohë për të gjetur rrugën e duhur, por kryesorja është: A dëshiron ta lësh duhanin?/

DW

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix3 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix3 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix3 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix3 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook