Lidhu me ne

Mix

Bill Gates, sekretet e suksesit

Nga Rainer Zitelmann

Bill Gates, sekretet e suksesit

Unë e kam ndjekur jetën e Bill Gejtsit në dekadat e fundit. Në vitin 1992, si drejtor i “Ullstein Verlag”, botova biografinë e parë të miliarderit amerikan në Gjermani. Autorët e librit ishin Xhejms Uollas dhe Xhim Erikson, dhe në atë kohë vështirë se dikush në Gjermani kishte dëgjuar për Bill Gejstin.

Prandaj, vendosa që t’i vendos titullin “Zoti Microsoft”. Tek e fundit, njerëzit e njihnin emrin e kompanisë dhe jo njeriun që e drejtonte atë. Ndërkohë sot gati të gjithë kanë dëgjuar ndoshta për Bill Gejts.

Në fillim të korrikut 1991, Bill Gejts Senior (Plaku) kishte disa të ftuar për darkë në shtëpinë e tij. Midis tyre ishte djali i tij, themeluesi i kompanisë “Microsoft”, dhe Uorren Bafet – dy nga burrat më të suksesshëm në botë, të cilët për shumë vite kanë alternuar njëri-tjetrin në krye të listës së miliarderëve të revistës “Forbes”.

Në një moment i zoti i shtëpisë i pyeti mysafirët e tij: “Cili është sekreti i suksesit tuaj?”. Bafet u përgjigj menjëherë: “Përqendrimi!”. Bill Gejts Xhunior dha të njëjtën përgjigje.

Qëkur ishte i ri, Bill Gejs nuk ishte një person i lehtë për t’u menaxhuar.

Ai shkonte shumë mirë me mësimet në shkollë, sidomos në matematikë, por ishte i njohur për sjelljen e tij “të ashpër dhe sfiduese” ndaj mësuesve të tij. Për shembull, në shkollën e mesme ai pati një debat të fortë me mësuesin e tij të fizikës. Gejts po ngrinte zërin në kupë të qiellit, duke tundur gishtin dhe duke i thënë mësuesit të tij se e kishte gabim për një problem të fizikës dhe nxënësi po e fitonte debatin me mësuesin.

Fiksimi i Billit pas kompjuterëve filloi që në moshën 13 vjeçare. Aq sa prindërit e tij ishin të shqetësuar për të. Edhe pse ishte vetëm në vitin e parë të gjimnazit, ai tashmë dukej i fiksuar pas kompjuterëve, duke injoruar gjithçka tjetër. Në këto kushte ata e ndaluan të prekte kompjuterin për 9 muaj.

Përplasjet e vazhdueshme të Bill Gejts me prindërit e tij arritën kulmin kur ai vendosi të braktiste Universitetin e Harvardit. Bill u tha prindërve se kishte shkuar në Harvard me shpresën se atje do të takonte njerëz me nivel intelektual më të lartë se ai, por nuk kishte gjetur dot të tillë.

Prandaj ai vendosi mirë të transferohej në Albukerk në Nju Meksiko, për të themeluar kompaninë e tij. Prindërit e tij u përpoqën shumë që ta bindnin të hiqte dorë nga kjo ide që për ta ishte absurde. Ata i kërkuan një biznesmeni të suksesshëm dhe njëherazi mik i familjes, që të bisedonte me djalin e tyre, për ta rikthyer më këmbë në tokë.

Gjatë takimit mes të dyve, Gejts i tregoi biznesmenit planet e tij dhe i foli gjerë e gjatë për revolucionin në informatikë, për të cilin ai mendonte se ishte shumë pranë. Një ditë të gjithë do të kenë një kompjuter personal në shtëpi, i tha Gejts.

Pasi e dëgjoi biznesmeni që duhej ta bindte Billin të hiqte dorë nga planet e tij, përfundoi duke e mbështetur atë. Prindërit e tij u tronditën kur ai u largua nga universiteti për të themeluar “Microsoft”, kompaninë që do ta bënte atë njeriun më të pasur në botë.

Sipas shokut të tij të dhomës në universitet “Bill kishte një cilësi të rrallë. Ai përqendrohej tek diçka dhe bëhej plotësisht i lidhur me të. Ai kishte vendosmërinë të zotëronte çdo gjë që bënte”.Edhe një nga ish-të dashurat e Gejts ka folur për fokusin e tij të vazhdueshëm tek objektivat dhe urrejtjen që kishte ndaj gjërave që e shpërqendronin.

Ai nuk kishte televizor në shtëpi, madje kishte hequr edhe kasetofonin e makinës: “Tek e fundit, ishte shumë e vështirë të mbaje një marrëdhënie me dikë me të cilin mund të kaloje vetëm një kohë të shkurtër, nga momenti i largimit nga zyra në “Microsoft” deri në atë të rikthimit në punë mëngjesin tjetër ishin vetëm 7 orë”- kujton njëra prej tyre.

Ndërkohë Gejts ishte një shef i ashpër, një tipar karakterial që ai e ndan me shumë njerëz të suksesshëm. Në shumë aspekte ai ishte tërësisht e kundërta e drejtuesve për të cilët flitej në librat që jepnin leksione mbi lidershipin. Ai ishte i njohur për dërgimin e-maileve punonjësvee tij edhe në mes të natës (më shpesh kur ata ishin ende në punë).

Një e–mail tipik i tij fillonte kështu:“Kjo është pjesa më idiote e kodit e shkruar ndonjëherë”. Punonjësit e tij u referoheshin këtyre mesazheve si “e–maile të zjarrtë”.Ashtu si shumë shefa, Gejts ishte shpesh i paduruar, dhe e shprehte shpeshherë këtë gjë në mënyra që të tjerët i konsideronin fyese.

Një ish–menaxher i “Microsoft”, kujton se Gejts i shkoi në zyrë që javën e tij të parë në kompani dhe i ulëriti “Si mund të harxhosh kaq kohë duke punuar mbi këtë kontratë? Vetëm bëje!”.Ndërsa nuk ishte aspak e lehtë për t’u marrë vesh me të, punonjësit e tij e vlerësonin faktin që Gejts ishte gjithnjë i vetëdijshëm për punën që po bënin.

Siç vuri në dukje një ish-punonjës:“Shumë njerëz nuk e pëlqejnë punën që bëjnë, pasi nuk marrin asnjë reagim pozitiv apo vlerësim. Ky problem nuk ekzistonte këtu. Ti e dije saktësisht se çfarë mendonte Billi për punën që po bëje”. Sigurisht, anekdotat për karakterin nevrastenik të Gejts tregojnë vetëm njërën anë të historisë.

Ai e dinte më mirë se sa çdo sipërmarrës tjetër se si ta stimulonte dhe motivonte stafin e tij,për të arritur një qëllim të përbashkët. Askush nuk mund të arrijë një ecuri kaq të shkëlqyer nga punonjësit vetëm duke u bërë presion atyre. Edhe pse Gejts ishte i njohur për qëndrimin e tij agresiv ndaj të tjerëve, ai dinte t’i inkurajonte bashkëpunëtorët e tij, duke u dhënë atyre shumë liri krijuese.

Fryma pioniere dhe gjallëria frymëzuese e “Microsoft”, kanë tërhequr shumë të rinj të zgjuar dhe ambiciozë. Pasi i ka arritur të gjitha me kompaninë e tij, Billi i ka vendosur vetes synime të reja dhe më të mëdha. Ai ka dashur gjithmonë që ta ndryshojë për mirë botën, duke iu përkushtuar luftës kundër sëmundjeve.

Në vitin 1994 ai krijoi një fondacion, i cilinë vitin 1999 mori emrin Fondacioni Bill & Melinda Gejst. Ai është fondacioni më i madh privat në botë, me një aset prej afro 50 miliardë dollarësh. Që nga fillimi i këtij fondacioni, çifti Gejts ka shpenzuar gati 55 miliardë dollarë për bamirësi.

Projektet e fondacionit kryesisht kanë në fokus vendet në zhvillim, ku ai po mbështet përpjekjet për të luftuar sëmundje të tilla si malaria dhe poliomieliti. Në qershor të vitit 2010 Bill Gejs ndërmori fushatës “Giving Pledge”,së bashku me njerëz të tjerë, përfshirë mikun e tij Uorren Bafet.

Miliarderët që e mbështetën atë nismë kanë premtuar të dhurojnë të paktën gjysmën e pasurisë së tyre për bamirësi. Gejts është vendosur në qendër të shënjestrës së teoricienëve të konspiracionit, të cilët vënë në pikëpyetje gjithçka që ai bën, dhe madje e fajësojnë atë si sponsorin më të madh privat të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Pesë vjet para shpërthimit të Covid-19, ai bëri ​​një paralajmërim të qartë: një virus shumë infektues mund të vriste një numër të madh njerëzish në të ardhmen e afërt. Kritikët e tij i kanë shtrembëruar këto fjalë kundër tij, duke e akuzuar atë për përhapjen e koronavirusit nëpër botë, në mënyrë që të ishte në gjendje të vaksinonte njerëzit dhe të fuste fshehurazi çipa në trupat e tyre për t’i kontrolluar.

Melinda dhe Bill Gejts kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre 27 vjeçare. Ata u njohën për herë të parë në parkingun e kompanisë “Microsoft” në vitin 1987. Gejts se pyeti nëse donte të dilte me të. Ajo refuzoi. Një ose dy orë më vonë, Bill i telefonoi dhe itha se kishte prenotuar një darkë diku po atë mbrëmje.

Shtatë vjet më vonë ata u martuan dhe patën tre fëmijë. Bill dhe Melinda Gejts nuk kanë nënshkruar një marrëveshje para-martesore, pavarësisht pasurisë së madhe. Por ata kanë një marrëveshje për ndarjen e pasurisë, kushtet e së cilës janë sekrete.

/ “Linkiesta” – Përktheu Bota.al

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix1 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix1 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix1 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix1 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix1 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix1 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix1 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix1 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix1 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook