Lidhu me ne

Letersi

JORGE LUIS BORGES: Ç’FATKEQËSI PO TË ISHIM TË PAVDEKSHËM

Në 1973, Jorge Luis Borges vizitoi qytetin e Meksikos. Shkrimtari argjentinas pati atje edhe një takim të shkurtër me presidentin e Meksikës, Luis Echeverría.

Disa muaj më pas, gazetari kolumbian Miguel Cantero e pyet Borgesin për përshtypjet e këtij takimi dhe ai iu përgjigj:

«Kurrë nuk e mora seriozisht. Por nëse ai është vërtet president, preferoj të mos imagjinoj qeverinë».

Borgesi i madh, në atë vizitë, u kërkoi të zotëve të shtëpisë një favor: «Dua të takoj shkrimtarin Juan Rulfo». Ata, të gatshëm për t’ia plotësuar dëshirën, i sugjeruan që të dy shkrimtarët të sëllinin së bashku. «Ju lutem, – u thotë Borgesi, – preferoj mbrëmjet. Mëngjeset më shkatërrojnë. Nuk i kam më as gjallërinë dhe as forcën për t’i dhënë ditës atë që meriton. Tashmë, gjatë muzgjeve ndihem më mirë. Dua vetëm të bisedoj me mikun tim Rulfo».

Të dy gjigantët e realizmit magjik dhe të “bumit latinoamerikan” u takuan dhe darkuan bashkë. Biseda e tyre, pak a shumë, ishte kjo:

Rulfo: Mjeshtër, unë jam Rulfo. Sa mirë që erdhët. Ju e dini sa shumë ju admirojmë dhe ju nderojmë.

Borges: Më në fund, Rulfo. Unë nuk mund ta shikoj një vend* , por mund ta dëgjoj atë. Dhe e dëgjoj me plot përzemërsi. Pothuaj e kisha harruar dimensionin e vërtetë të këtij zakoni të madh. Por mos më thërrisni Borges, dhe aq më pak “mjeshtër”. Më quani thjesht Jorge Luis.

Rulfo: Sa i këndshëm! Atëherë, edhe ju më thërrisni thjesht Juan.

Borges: Le të jem i sinqertë. Mua më pëlqen më shumë emri Juan se Jorge Luis. Emri juaj me katër shkronja është sa i shkurtër dhe domethënës. Një nga parapëlqimet e mia kanë qenë përherë gjërat lakonike.

Rulfo: Jo, jo. Në këtë rast nuk është ashtu. Juan mund të jetë kushdo, por Jorge Luis është vetëm Borgesi.

Borges: Si gjithmonë, jeni tepër i sjellshëm. Më thoni, si keni qenë kohët e fundit?

Rulfo: Unë? Për të vdekur, pothuaj, duke vdekur.

Borges: Domethënë, gjërat po shkuakan mirë.

Rulfo: Si kështu?

Borges: Imagjinoni, don Juan, ç’fatkeqësi do të ishte po të ishim të pavdekshëm.

Rulfo: Po, vërtet. Sepse mund të na kalojë një i vdekur këtu e të bëjë sikur është i gjallë.

Borges: Do t’ju tregoj një sekret. Gjyshi im, gjenerali, thoshte se nuk quhej Borges, se mbiemri i tij i vërtetë ishte tjetër, por ishte sekret. Dyshoj se quhej Pedro Páramo*. Atëherë, unë jam një ribotim i asaj që keni shkruar ju për Komalan.

Rulfo: Ashtu?! Tani mund të vdes seriozisht.

———————————

*Borgesi atëherë ishte gjysmë i verbër.

*Personazhi kryesor i romanit të Rulfos, “Pedro Paramo”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar6 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar6 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet6 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix6 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore6 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore21 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix21 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix21 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix21 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook