Lidhu me ne

Mix

Fotografia e arrestimit të Donald Trump, një imazh që hyn në historinë amerikane

Fotografia e arrestimit të Donald Trumpit, një imazh që hyn

Shkrepja e një aparati fotografik. Në një fraksion të sekondës, objektivi i aparatit fikson një imazh që do të hyjë përgjithmonë në histori.

Fotografia e ish-presidentit Donald Trump si i arrestuar në një burg të Atlantës të enjten, njëkohësisht krijoi dhe dokumentoi një ngjarje të pashembullt në jetën amerikane si hera e parë që kjo ndodh në historinë e vendit.

“Ky do të jetë një moment që do të simbolizojë përgjithmonë se çdo të thotë të jetosh në këtë kohë”, thotë Marty Kaplan, profesor në Shkollën e Komunikimit Annenberg të Universitetit të Kalifornisë Jugore.

Në foto, zoti Trump, i vrenjtur, sheh direkt në kamera para një sfondi të butë ngjyrë gri. Ai ka veshur një kostum blu, këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe, me shpatulla brenda objektivit të fotografisë, kokën e anuar pak nga kamera. Logoja e sherifit është shtuar në mënyrë dixhitale mbi shpatullën e tij të djathtë.

Disa nga 18 të pandehurit e tjerë të çështjes së Xhorxhias, buzëqeshnin në fotot e arrestimit, por jo zoti Trump. Vështrimi i tij është sfidues, sikur po sheh në sy një kundërshtar armiqësor.

“Nuk është një ndjesi e mirë, veçanërisht kur nuk ke bërë asgjë të keqe”, tha ai më vonë për televizionin amerikan Fox News për këtë moment të kapur nga objektivi i kamerës.

NJË FOTOGRAFI SI ASNJË TJETËR

Përballja e ish-presidentit Trump me akuza është bërë diçka e zakonshme në vitin 2023 për amerikanët që e kanë parë atë të dalë përpara një gjyqtari në një sallë gjyqi në Nju Jork ose panë skica nga brenda gjykatave federale në Miami dhe Uashington, ku kamerat nuk lejohen.

Kësaj radhe është ndryshe.

Siç tha gazetari Anderson Cooper në televizionin CNN: “Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara ka një numër identifikues që u jepet të burgosurve”. Numri është: P01135809. Por, deri para çështjes në shtetin Xhorxhia, aktpadia e tij të katërt këtë vit, ai kishte mundur të shmangte një foto gjatë arrestimit, të cilës i nënshtrohen miliona të tjerë të akuzuar para tij.

Pavarësisht se zoti Trump, si të gjithë amerikanët, është i pafajshëm derisa të provohet fajësia në gjykatë; fotografia e arrestimit dhe gjithçka që ajo nënkupton, ka një ngarkesë shtesë emocionale dhe kulturore.

Fotografia e arrestimit është pjesë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë penale. Ajo është një simbol i lirisë së humbur. Ajo përkujton përgjithmonë një nga ditët më të këqija të jetës së një personi. Veçanërisht për një person që është lindur në një familje të pasur, kjo fotografi as që mendohet se mund të të ndodhë në jetë, sidomos kur është fjala për një person që publikisht dihet se pëlqen të ketë kontrollin mbi situatat e jetës, që është shumë i vëmendshëm ndaj imazhit të tij dhe që u bë figura më e fuqishme në botë.

“Aktpadi” është një fjalë që nuk përcjell ngarkesë emocionale. Fjalët janë të zbehta përballë fotografive”, tha Marty Kaplan, që dikur ishte këshilltar i ish-nënpresidentit Walter Mondale që shkruante fjalimet e tij, si edhe skenarist i Hollivudit. “Fotografia e arrestimit është një zhanër më vehte. Është si një paradë e turpit”.

ISH-PRESIDENTI SHFRYTËZON SITUATËN

Trump nuk ka gjasa ta trajtojë fotografinë e arrestimit si një disavantazh, ndërsa kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, dhe përballet me katër aktpadi. Fushata e tij ka raportuar një rritje të kontributeve sa herë që ai është paditur.

Muaj përpara se të fotografohej në Xhorxhia të enjten në mbrëmje, fushata e tij përdori mundësinë e një fotografie të tillë si një mjet për mbledhjen e fondeve. Për 36 dollarë, çdokush mund të blejë një bluzë me një foto të rreme të arrestimit të zotit Trump që gjithashtu përmban mbishkrimin “i pafajshëm”.

Tani ata kanë një fotografi të vërtetë të cilën mund ta shfrytëzojnë. Brenda pak minutash nga publikimi i fotografisë, fushata e ish presidentit Trump e përdori atë në një apel për mbledhjen e fondeve në faqen e internetit të fushatës së tij.

Historia moderne është plot me politikanë që kërkojnë të pëfitojnë nga fotot e tyre të arrestimit. Ata i kanë bërë ato duke u buzëqeshur dhe janë përpjekur të shfrytëzojnë sa më mirë situatën në të cilën u gjendën.

Megjithatë, zoti Trump është një nga 45 presidentët e Shteteve të Bashkuara. Të shohësh fytyrë e tij në një fotografi arrestimi- përbën një moment i fuqishëm.

“Fotografitë kanë një fuqi të padiskutueshme”, tha Mitchell Stevens, profesor në Universitetin e Nju Jorkut, i cili ka shkruar një libër për vendin që zënë imazhet në shoqërinë moderne dhe se si ato po zëvendësojnë fjalët.

“Ai përjetëson një moment, dhe në këtë rast është një moment i palumtur për Donald Trumpin”, tha zoti Stevens. “Nuk është diçka që ai mund ta shmangë. Nuk është diçka që ai thjesht mund ta fshijë. Ai moment do të jetojë dhe është plotësisht e mundur që të përfundojë si imazhi që ruan historia për këtë njeri.”

/ VOA

MË TEPËR

Sport10 orë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix11 orë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix11 orë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix11 orë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix11 orë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix11 orë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix11 orë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix11 orë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix11 orë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix11 orë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook