Lidhu me ne

Kritike

Turizmi pas shpinës së Blendit

Imagjinoni per nje cast  fondet qe shpenzohen per argetime apo “koncerte”  banale   si “Tekno Ceco”  “Gjyshet ne F’est”  “Fustanella Pala pala” “Gliko me Arra”  apo sheqerna te ketij lloji te jepeshin per mbeshtetjen e artizaneve te Jugut?

Nga Auron Tare

Turizmi pas shpinës së Blendit

Me Blendin jemi miq te vjeter prej shume vitesh. Dikur takoheshim shpesh sot me rralle. Emisionet  ne Opinion  i ndjek edhe mund te them se edhe pas kaq shume vitesh ne ekran perseri ka mbetur nje prej me te mireve. 

Ka ca kohe qe Blendi ka filluar te promovoje Shqiperine turistike.  Gjate periudhes se veres viziton dhe promovon vise  dhe pejsazhe   pak te shkelura me pare kryesisht per nje publik shqiptar.  Promovimi i tyre prej nje gazetari te njohur si Blendi sigurisht sjell nje vemendje me te shtuar.   Ai ka nje ndikim me te madh  ne kete fushe per vete faktin se ka nje numer te konsiderueshem qe e ndjekin ne rrjetet sociale. Per kete arsye po i shkruaj edhe une disa rreshta per vizitat e Blendit ne Shqiperine turistike.

Disa dite me pare e pashe tek promovonte Pazarin e Gjinokastres. Nje monument i vecante ne llojin e vet.  Blendi tek qendronte aty ky kryqezohen udhet e Pazarit,    me pasion tregonte numrin e madh te vizitoreve qe silleshin verdalle duke bere foto apo duke pare vitrinat e dyqaneve.   Por edhe pse Blendi e promovoi mjaftueshem Pazarin, pas shpines se tij  morine e dyqaneve  te vogla I la  ne heshtje. Ndoshta se nuk kishte cfare te thoshte per ato qe pa ne vitrinat e tyre. 

Pazari i Gjinokastres eshte restauruar vitet e fundit nga nje fond i Qeverise Shqiptare dhe  Fondi Shqiptaro Amerikan  AADF. Restaurimet  kane bere  te  mundur rikthimin ne jete te  nje pjese te vecante te arkitektures se qytetit.   Pazari duket me te vertete I ringjallur dhe plot gjalleri. ( Megjithese duhet thene se Pazari u restaurua edhe ne perudhen e Berishes se II-te me nje fond prej 6 milion euro. Cfare u be me keto  fonde, a ishin me te vertete restaurime apo jo  ende sot ka mbetur mister. Ne 2013 u premtua se ky investim prej 6 milion eurosh  ne Pazar do te hulumtohej dhe pergjegjesit do te shkonin para drejtesise.  Se cu be me kete premtim dhe ku shkuan ato 6 milion euro  askush nuk di me shume).  

Gjithsesi tema e ketij shenimi nuk eshte restaurimi I Pazarit  por Manaxhimi I tij. Cdo vit  me grupe te ndryshme e vizitoj Pazarin  jo vetem si pjese e atraksionit por edhe se nje pjese te dyqanxhinjve i njoh.  Pazari I Gjinokastres perpos emrit qe ka dhe terheqjes se kuptueshme  nga vizitoret  eshte nje pasyre tipike e turizmit shqiptar. Fasade e bukur me mallra te rreme.   Ne pjesen me te madhe te ketij Pazari tregetohet “artizanat”  prodhuar ne Turqi apo Kine. Jane prodhime kitch, te lira, pa shije, pa shpirt artistik dhe pa asnje lidhje me artizanatin e dikurshem shqiptar. 

Nje dru punues ne nje qoshe te Pazarit, nje gur punues dhe nja dy lesh punues te cilet mezi mbajne veten nuk mund te jene perfaqesuesit e artizanatit ne Jugun shqiptar.  

Pazari si kompleks  administrohet nga nje organizate e krijuar nga AADF ( Fondi shqiptaro amerikan).  Imagjinoni per nje cast sikur me te vertete ky Fond ( te cilit po I jepet ne administrim edhe Butrinti)   do te donin/dinin si ta   benin kete Pazar nje qender te rendesishme te artit  shqiptar. Imagjinoni ne se dikush do te ishte me te vertete serioz per te risjelle artin e mrekullueshem te artizanatit shqiptar cfare mundesie te arte I sjellin numrat e turisteve qe vine verdalle  duke pare kitchin Turko/Kinez  ne Gjinokaster. 

Imagjinoni per nje cast  fondet qe shpenzohen per argetime apo “koncerte”  banale   si “Tekno Ceco”  “Gjyshet ne F’est”  “Fustanella Pala pala” “Gliko me Arra”  apo sheqerna te ketij lloji te jepeshin per mbeshtetjen e artizaneve te Jugut?.  Po sikur  arti I cdo artizani ne Jug   do te  mbeshtetej financiarisht dhe do te ekspozohej   ne Pazarin e Gjinokastres perballe nje publiku qe sa vjen dhe rritet?  Po sikur  dikujt qe ka vulen ne dore ti shkonte mendja dhe te ndalonte cdo prodhim kitch Turko/Kinez te shitej ne Pazarin e Gjinokastres?  Po sikur hapsira e mbushur me banalitete te prodhuara ne provincat e largeta te Kines ti jepej artizaneve dhe fshatareve te Jugut te Shqiperise per prodhimet e tyre?  Po sikur ne nje nga godinat e restauruara te hapej nje shkolle artizanati ku te rinjte te mesonin artin e tradites se Jugut?   Po sikur veshjet e shtrenjta te malesoreve te Jugut te ringjalleshin perseri dhe te  lakmoheshin si dikur nga artiste dhe poete europiane?

Artizanati I nderthurur me turizmin eshte pjese e rendesishme e ekonomive lokale. Shume vende e kane zhvilluar duke e shtrire ne nje sistem kapilar i cili krijon mundesi te arta punesimi, zhvillim ekonomik rural por edhe ruajtjen e tradites kulturore. Vlere kjo shume e rendesishme ne turizmin kulturor.

Per te mos shpikur rroten ka plot modele nga ku mund te marrim dhe ta zhvillojme jo vetem ne Pazarin e mrekullueshem te Gjinokastres por edhe ate te Shkodres, qendra e dikurshme e artizanatit ballkanik. Ringritja e artizanatit tani qe turizmi po mer nje zhvillim te dukshem eshte nje nevoje urgjente jo vetem si nje mundesi ekonomike por edhe  si shprehje e artit dhe trashegimise  kombetare.  Me shume pak fonde dhe me shume dashuri  ky Pazar mund te ringjallet shpirterisht ashtu sic u ngjall eshte fizikisht. 

Ne kete menyre Pazari I Gjinokastres nuk do te jete me nje fasade me mallrat e rreme por nje vitrine e kultures shqiptare te cilen Blendi Fenziu mund ta promovoje cdo sezon veror pa ju shmangur dyqaneve te vogla pas shpines se tij.

Turizmi pas shpinës së Blendit

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix2 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix2 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix2 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix2 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix2 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix2 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix2 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix2 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix2 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook