Lidhu me ne

Kritike

Guglli-stika si Albanologji alternative

Eqrem Çabej (1908 - 1980) albanologu dhe studiuesi më i zellshëm i  gjuhësisë shqiptare - Radio Kosova e Lirë

Skerdilajd Zaimi

Dikush që administron faqen e Facebook të universitetit të Gjirokastrës, shpërndante një video të Eqrem Çabejit, ku gjuhëtari flet për gjuhën shqipe, kalon thukët mbi evoluicionin e shkrimit t ë saj nën idenë e konvergimit të dialekteve. Një rrugëtim ky i elaboruar shkencërisht sipas Çabejit që nuk e tradhëton idenë e kombësisë, përkundrazi e konfirmon atë. 

Një ndër gjuhët e lashta të kontinentit -, kujdeset të thotë Çabej, mesazh ky që e ndihmon pra ta kuptojmë ngjizjen e një kombi të ri, deri vonë, i thërmuar politikisht si rrallë kush. 

Video dëgjohet me dëshirë në çdo aspekt: vizualisht; një shkencëtar që shfaqet pa pozat e zakonshme të ditëve të sotme dhe me veshjen që ia kërkonte statusi në atë shekull: në planin fonik; një regjistrim i pastër dhe i kumbueshëm; gjuhësor, sepse flet dikush që e di punën e vet dhe ka zgjedhur shqipen e qashtër dhe dinjitare për ta përcjellë mesazhin. 

Këtu mbaron kurioziteti dhe kundrimi, sepse komentet që pasojnë në masë të madhe janë një lëndë antiorganike që e shqipëron veten në një vazhdë të gjatë injorance dhe mjerimi të kotë që është kaq radioaktiv gjithësesi. Mund të tregoheshim të pasjellshëm – me metrin e shekullit që lamë pas – e t’i krahasonim ato defektime verbale me kakërdhitë, mirëpo në epokën e antropocenit dhe ekologjizmit, kakërdhia dhe bajga, eskrementi në përgjithësi, po prevalojnë mbi qeniet njerëzore me dobinë e tyre. Ato janë shenja jete, korrigjimi, në një botë plastifikimi cerebral dhe mjedisor. Në një botë ku ka shumë qenie njerëzore, por përherë e më pak Njerëz. 

Diçka duhet bërë dhe dikush duhet të flasë përkundrejt këtij agresioni tastierik pasi nuk bëhet fjalë për debat dhe diskutim. Por për fitore të injorancës që legjitimon veten si palë në një tryezë që ka protokollet dhe konvencionet e veta. Me besimin e verbër te predikimet dhe predikuesit e shqipes mesianike, quantet digjitale po tubohen dhe shumohen rreth vetes dhe “tokës së sheshtë” për të krijuar idenë e rreme se janë profetë të një të vërtete të fshehur. 

Një sulm që ngrihet mbi një vizion centrik që ka premisë dyshimin radikal se profecia para-njerëzore e “shqiptarit përmbi të gjithë” duhet përmbushur duke asgjësuar Kajfat e përjetshëm. 

Nuk e bëri këtë as regjimi i Enver Hoxhës që u ngjiz dhe kultivua “në shekullin e dyshimit dhe vigjilencës”. La Çabejin dhe të tjerë të flisnin për një çështje si gjuha, të cilën sot po e paketojnë si lëndë të preferuar masonikësh. 

Duhet vepruar sa më shpejt jo me injorim, përpara sesa një kategori e tillë ta konsiderojë veten aksionere të së vërtetës, të gjejë përfaqësuesit e vet, të identifikohet e kalcifikohet si një rrymë e “apostujve të vërtetë” të një shqipeje akohore, anjerëzore dhe për rrjedhojë lunatike. Që dokumenton asgjjë më shumë sesa një gjendje. 

Është e neveritshme mënyra e sulmit, akuza që ngrihet, këmbëngulja tek huazimet në trupin e shqipes, që duhen nxjerrë se janë vetëm shqip e asgjë tjetër. Monolog neurotik, një logoré origjinale e viktimave të vetes dhe rrymave që kanë gjetur vend “naivisht” në podiumin e paanë të virtualitetit. Është në veprim një lloj autoriteti i ri, autoritet numrash dhe besimtarësh, që konfirmojnë se ana racionale e një narrative nuk aplikohet më, se elaborimi i ka lënë vend kritikës spontane dhe gugllistikës si disiplina më e lirë, më e hapur dhe më virulente në trupin e një gjuhe së cilës kritika fillestare dhe reale mbi standardin, iu shfrytëzua instinktivisht nga të tjerë si premisë për të goditur vetë shkencën e saj dhe autoritetet përfaqësuese. 

MË TEPËR

Radar7 orë më herët

Basha takim me bizneset: Ekonomia e kapur nga interesat e një grupi! Duhet Reformë Zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur, paraditen e sotme, në njësinë administrative numër 8 në Tiranë, në lagjen...

Radar7 orë më herët

Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

Shtrëngimi i duarve mes Xi Jinping dhe Bashar al-Assad tregon shumë më tepër se fundi i izolimit të Sirisë që...

Mix7 orë më herët

Cilat janë përfitimet shëndetësore të spinaqit?

Nga të gjitha perimet jeshile me gjethe, spinaqi është një nga ato më të njohura dhe më të konsumuara. Mund...

Mix7 orë më herët

3 arsye të vërteta pse gratë tradhtojnë

Kultura mashkullore na ka mësuar se tradhtia është mashkullore. Në fakt, kjo është një gënjeshtër e madhe. Para së gjithash,...

Mix7 orë më herët

Diferenca ideale e moshës në çift sipas prezantueses së njohur amerikane Emma Willis!

Prezantuesja e njohur amerikane, Emma Willis, mendon se mund ta ketë zbuluar sekretin për t’u dukur gjithnjë e re, edhe...

Mix8 orë më herët

3 këshilla për të jetuar të lumtur

Lumturia është një gjendje e natyrshme e trurit dhe prodhohet nëse veprojmë në mënyrën e duhur. Ja disa këshilla praktike...

Mix8 orë më herët

Miley Cyrus bëhet brune për herë të parë pas 10 vitesh

Miley Cyrus është kthyer në rrënjët e saj. Ish-ylli i “Hannah Montana”, e cila u bë e famshme me look-un...

Mix8 orë më herët

7 gjëra të thjeshta që mund t’ju bëjnë më të lumtur

Lumturia është diçka për të cilën mendojmë shumë. Ka qenë një gur themeli i kulturës sonë që nga fillimi. Megjithëse...

Radar8 orë më herët

Qëllimi i Berishës, të fitojë betejën ndaj Bashës jo ndaj Ramës!

Analisti Ergys Mërtiri tha se Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës nuk kishte si qëllim të mundte Edi...

Kritike8 orë më herët

Arlind Qori: Opozita ka marrë fund, Rama po të dojë mund të fitojë dhe zgjedhjet brenda PD-së

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë Kukës thotë se me këtë rezultat,...

Facebook