Lidhu me ne

Mix

Dhuratat dhe ndikimi te fëmijët

Nga LIRA GJIKA

Dhuratat dhe ndikimi te fëmijët

Të gjithë njerëzit, pa përjashtim, gëzohen kur dikush u bën një dhuratë. Edhe pse dhurata në vetvete është një send, ajo të gëzon shumë. Dhurata përfaqëson kujdesin dhe kujtesën e një njeriu për tjetrin.

Një njeri që ka vendosur të bëj një dhuratë, është kujtuar dhe ka menduar për tjetrin. Kjo veti e të bërit dhuratë e cila është karakteristikë e të qenit i rritur, duhet trasmetuar dhe kultivuar te fëmija.

Kur i mësojmë fëmijës të bëjë dhurata i nxitim fëmijës kënaqësinë e të dhënit dhe të mendojë për tjetrin dhe çfarë mund t’i dhurojë.

Edhe pse fëmija deri në tetë vjeç nuk e ka të lehtë të bëjë dhurata, pasi nuk janë formuar ende mekanizmat trunorë dhe mendorë për një proces të tillë, të rriturit pranë tij mund ta ftojnë t’i ndihmojë kur paketojnë apo zgjedhin dhurata sidomos në rast festash, gjithashtu mund ti kërkohet të vogli të bëj një vizatim apo të mbledhi lule dhe t’i dhurojë.

Mund t’i kërkohet ndonjë lodër që ai nuk e përdor më, por kini kujdes prindër, nëse nuk pranon, mos e bëni të ndihet i keq apo në faj. Të mësuarit e të dhuruarit është një proces i tërë rritjeje dhe kërkon kohën e vet prandaj kujdes me etiketimet.

Do të vijë dita ta mësojë e zhvillojë edhe këtë veti, por mësimi mos të provokohet nga ndjenja e fajita, pra që të bëhet i mirë në sytë e të tjerëve. Dhurata duhet bërë në nderim të vetes dhe të respektit për tjetrin. Të përpiqemi të gjithë t’i mësojmë fëmijëve me përgjegjësi kënaqësinë e të dhënit.

MË TEPËR

Mix5 minuta më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix12 minuta më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix14 minuta më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix19 minuta më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix21 minuta më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix27 minuta më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix29 minuta më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix36 minuta më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Aktualitet38 minuta më herët

Trump vs Biden/ 6 muaj nga zgjedhjet presidenciale, si duket gara (statistikat)

Donald Trump ka një epërsi të vogël në sondazhe ndaj Joe Biden në shtetet kritike, gjashtë muaj para se votuesit...

Radar39 minuta më herët

Prokuroria nis verifikimet për gjyqtaren Irena Gjoka

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka. Më 19 prill 2024 ajo i...

Facebook