Lidhu me ne

Kryesore

Basha: Lista të hapura dhe vetting në politikë për një Shqipëri të drejtë!

Basha: Lista të hapura dhe vetting në politikë për një

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi takime rastësore me qytetarët më zonën e Ali Demit në Tiranë. Basha bisedoi me shumë prej tyre dhe u tha atyre se ai dhe PD, kanë zgjedhur të qëndrojmë çdo ditë pranë njerëzve, në një bashkëbisedim të vazhdueshëm me shoqërinë, për të ndërtuar të gjithë bashkë të ardhmen që fëmijët shqiptarë meritojnë!

“Kam dëgjuar me vëmendje problemet e tyre, për çmimet e papërballueshme, për taksat që godasin dhe varfërojnë shtresën e mesme, për familjet që mpaken dita ditës për shkak të emigrimit masiv, për korrupsionin që vret garën e lirë dhe konkurrencën. Kjo duket edhe në projekt-buxhetin që qeveria po përgatit, i cili u shërben klientëve të qeverisë, përfituesve të PPP-ve dhe koncesioneve, e jo qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Është fatkeqësi që një nga vendet më të varfra në Evropë, të përdor taksat përherë e më të larta për projekte korruptivie”, – tha Basha.

Kreu demokrat ripërsëriti edhe njëherë kërkesën e qytetarëve që sa vjen e rritet për vettingun në politikë dhe reformën zgjedhore. “Qytetarët e duan vetting-u në politikë për faktuar se kush janë politikanët e korruptuar. Ata duan ta zgjedhin vetë deputetin e tyre përmes listave të hapura, bashkëqytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit duan të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë, e po kështu njerëzit duan që Presidentin ta zgjedhë drejtpërdrejt populli. Me mbështetjen tonë pakushte për SPAK, ne kërkojmë t’i jepet fund paprekshmërisë së politikanëve të niveleve të larta, për një Shqipëri të drejtë dhe të zhvilluar”, theksoi ai.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook