Lidhu me ne

Radar

Edhe Mero Baze kërkon standarde nga SPAK pas arrestimit të drejtorëve të Veliajt

Edhe Mero Baze kërkon standarde nga SPAK pas arrestimit tëGazetari Mero Baze

Gazetari Mero Baze, në portalin e tij “Tema” ka publikuar një opinion në lidhje me standardet e SPAK-ut pas hetimeve të fundit dhe arrestimit të drejtorëve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Baze, i cili nuk është shqetësuar për standardet e SPAK-ut për Ilir Beqajn na thotë se administrata do të ketë halle po u arrestuan zyrtarët e saj, thuajse nuk shkruan që duhej arrestuar Veliaj me Edi Ramën. E pabesueshme kjo ti shkojë në mend Meros. 

Dhe si gjithmonë në fund kërkon Saliun, Mediun & Co. që sipas Meros, janë përgjegjës ndoshta edhe për inceneratorët apo PPP-të e Ramës dhe Veliajt prej 10 vjetësh në pushtet. Mirë bën edhe për këtë.

Në fakt, standardi i SPAK mungon, por nuk mund të ketë “ca të nënës e ca të njerkës”.

Mero Baze dhe mediat e qeverisë nuk lanë gjë pa shkruar për Jamarbër Malltezin, ndërsa ende nuk po na sjellin asnjë centimetër katror të zyrtarëve të inceneratorëve apo të kërkojnë kokën e Veliajt dhe Ramës siç kërkojnë kokën e Saliut. Standarti është standart!

Mirë do ishte që Mero e disa të tjerë, që pretendojnë se janë parimorë kundër Berishës, të kërkojnë të njejtin standard si për Beqajn, ashtu dhe për Veliajn, si për Ramën, ashtu dhe për Saliun.

Kështu nuk do gajasnin njeri duke na thënë se hall janë zyrtarët që kanë frikë të firmosin.

Zyrtarët ikin e nuk firmosin sepse eprorët ju kërkojnë zullume për interesat e tyre korruptive dhe problemi nuk është te drejtorë e zyrtarë të thjeshtë, por te kryebashkiakët, ministrat, kryeministri (kush ka qenë dhe kush është) dhe çdo funksionar që jep urdhra të paligjshme.

Në fakt opinioni është një paralajmërim për ndryshime ligjore penale, pra pjesë e skenarëve parapërgatitës të Rilindjes nëpërmjet propagandës. 

Opinioni i Mero Bazes:

Nevoja për një standard hetimi për nëpunësit e zakonshëm të shtetit

Materiali i zgjeruar i SPAK, së paku ai që është paraqitur në Gjykatë, rreth marrjes nën hetim për 15 persona që kanë lidhje me procedurat e inceneratorit të Tiranës, duket se i ka gjetur ata të dyshuar për shkak se janë pjesë e procedurave për miratimin e kontratës. Në shumicë kemi të bëjmë me persona që janë anëtarë të Komisionit të tenderit në hallka të ndryshme të procesit dhe që kategorizohet si shpërdorim detyre.

Për dy prej zyrtarëve, njëri prej të cilëve është në pension, është dhënë masa dënim me burg, edhe pse ai nuk ka asgjë në dorë të prishë prova apo anulojë nënshkrimet e veta.

Sidoqoftë pa paragjykuar hetimin e thelluar të SPAK, fushata për hetimin e korrupsionit, që shpesh prek zyrtarë të mesëm që janë aty për shkak të detyrës, ka nevojë për një politikë penale që krijon siguri për një nëpunës kur pranon një detyrë ku dhe duhet të firmosë.

Përveçse një stil i tillë ndëshkimi fut në ngërç administratën dhe mund të gjendemi para fenomenit që nuk do të pranojë më njeri të shkojë në zyrat e shtetit, futja paraprakisht në burg e njerëzve pa asnjë peshë në proces, siç është pensionisti Namik Simixhi, e bën dhe frustruese një detyrë në zyrat e shtetit shqiptar.

Nuk është rasti i parë. Në Bulqizë ndërsa u arrestua kryetari i Bashkisë, brenda ditës u çuan në burg dhe 12 zyrtarë të tjerë të bashkisë, duke kyçur praktikisht zyrat. 

Gati dy vjet më parë u arrestuan thuajse gjithë anëtarët e komisionit të tenderit të uniformave të policisë dhe pastaj gjatë procesit u pa që u arrestuan kot dhe shumë prej tyre dolën të pafajshëm, ndërkohë që u traumatizuan.

Njësoj me gjykimin ndaj një tenderi në TVSH, ku u dënua drejtori Thoma Gëllçi, dhe u morën në burg anëtarët të Komisionit të Tenderit.

Nuk dua ta paragjykoj rastin në fjalë, por marrja praktikisht nën hetim e gjithë anëtarëve të Komisionit, lë shijen e një fushate ndëshkimore.

Një nëpunës shteti mund të gabojë me dashje për arsye korruptive, mund të gabojë pa dashje, mund të gabojë dhe nga padija. Ndaj duhet hetuar mirë para se ta arrestosh, ta futësh në burg e pastaj të shikosh mos gjen diçka rrugës.

Se njësoj gabon dhe një prokuror kur arreston njerëz kot, dhe ata fitojnë pafajësinë, por ne akoma nuk kemi sistem ndëshkimi për burgosjen e kot të një qytetari, pasi ai padit shtetin dhe dëmshpërblehet nga shteti. 

Ndaj duhet një standard i unifikuar se kur një zyrtar i shtetit duhet të arrestohet paraprakisht e kur duhet të hetohet në gjendje të lirë për shkak të detyrës.

Në disa vende të tjera të rajonit, kryesisht në Rumani dhe Kroaci, fushata të tilla ndëshkuese mbi administratën sollën kriza të forta për vende pune në administrate, duke futur shtetin në kufijtë e kolapsit.

Edhe në Shqipëri ka filluar. Në disa dikastere qendrore, përfshi dhe Ministri, ka pasur dorëheqje nga poste ku kërkohet të angazhohesh si komisioner në një tender apo që ke një përgjegjësi për të certifikuar një proces prokurimi apo nënshkrim kontrate.

Kjo ndodh se ata shikojnë fatin e kolegëve të tyre, për të cilët e dinë që nuk janë fajtorë.

Hetimi i inceneratorëve është një nga aksionet më të rëndësishme të SPAK, i cili ka prekur nivelet më të larta politike në vend dhe për këtë meriton përgëzim. 

Dhe do të ishte një rast i mirë, që ky hetim të mos bëjë bashkë personat që kanë kapur shtetin, dhe vet shtetarët e kapur prej tyre, me zyrtarët e administratës, që janë aty për të kryer procedura për të cilat marrin rrogën. 

Futja në të njëjtin thes e këtyre dy kategorive, mund të na shpëtojë nga kapja e shtetit, por mund të na lërë dhe pa shtet fare. 

Pasi nëse një ish- ministër si Fatmir Mediu, gjykohet i lire, edhe pse akuzohet për 26 të vrarë (dhe në këtë rast jam me Fatmir Mediun, edhe pse jam një denoncues i përhershëm i tij dhe ortakut të tij Shkëlzen Berisha), kurse një nëpunës si Namik Simixhiu, inxhinier i vjetër në pension futet në burg, se ka qenë anëtar komisioni në një tender, atëherë për ministër dhe mund të gjeni ndonjë kandidat në këtë vend, por për anëtar komisioni zor se u vjen më njeri.

/Cna.al

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix12 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix12 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix12 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix12 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix12 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix12 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix12 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix12 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar12 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook