Lidhu me ne

Kritike

Me krahë të lehta në këtë teatër bajat!

Veliaj: Kam mbjellë 550 mijë pemë – Abc News

Besojmë është vënë re se një ndër gjërat që ka ripagëzuar Rilindja – emrin e së cilës nuk e përdor më kush – është edhe zakoni i modelit të dikurshëm të mbjelljes së pemëve dhe luleve. Ai model sugjeron edhe punë të tjera vullnetare, por Rilindja ka kapur vetëm amballazhin për të shitur mandej revolucionin estetik.

Kryetarë bashkish që i sheh me lopatë të pozojnë duke hapur ndonjë gropë apo duke mbjellë pemë me punonjës të tjerë, përherë nën motivet fisnike të përmirësimit të qyteteve. Loja këtu është e njëjta me asfaltin elektoral, apo me fasadat e godinave dhe shëtitoret që janë asgjë më shumë sesa një stuko e re mbi një gjurmë të vjetër. 

Nëse këto janë punë që vijnë si detyrim i njësive vendore, pse duhen propaganduar masivisht dhe vazhdimisht?

Pushteti vendor nuk ka konkurrencë në këtë drejtim, pasi askush nuk merret me gjelbërimin publik në Shqipëri. 
Është thuajse fyese dhe e shëmtuar të konsiderosh si pjesë të propagandës efektive një proces të tillë, që edhe pas kaq vitesh nuk ka asnjë rezultat të dukshëm. Edhe mediat edhe blogerët vazhdojnë të quajnë qytet të luleve, Përmetin, që e trashëgon këtë cilësi. 

Ana tjetër e kësaj që shohim është një dhunë vertikale mbi administratën dhe të emëruarit e zgjedhur. Nuk është detyrë e një kryebashkiaku të dalë me lopatë në dorë. Mund të jetë zgjedhje e një politikani kjo, siç është ta zëmë një fushatë me autobuz. Por është tërësisht karnevaleske të përgjithësosh një gjetje marketingu elektoral në mënyrë pune. Në një lloj aksioni të përgjithshëm dhe kronik që ngjan se e ndan shoqërinë në ata që punojnë e gjelbërojnë e të tjerë që rrinë. Është e sigurtë se edhe një pjesë e atyre që detyrohen të bëhen pjesë e këtij palaçollëku qeshin me vete. 

Bashkitë kanë të gjithë tagrin të kërkojnë zbatimin e legjislacionit për mjedisin dhe hapësirën e gjelbër. E sikur ta bënin këtë me siguri që këto fushata të cilat kanë një vlerë simbolike vetëm nëse të zgjedhurit kanë me të vërtetë autoritet dhe kredenciale publike, do të ishin të panevojshme dhe madje irrituese. Që të vijë kjo ditë duhet që njësitë vendore të kenë komunitete funksionale.

Mirëpo e gjithë politika e këtyre dekadave u orientua te shpërbërja e atyre pak komuniteteve që kishte Shqipëria për të ardhur te momenti kur shohim kryeministrin me lopatë e pas tij koshadhet lokale për të na mësuar se pema bën mirë për shëndetin, pasi çdo leje, çdo administratë është me përkufizim armiqësore ndaj atyre që duan qytetin e tyre. Megjithatë: me krahë të lehta!

/Respublica.al

MË TEPËR

Sport9 orë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix9 orë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix10 orë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix10 orë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix10 orë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix10 orë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix10 orë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix10 orë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix10 orë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix10 orë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook