Lidhu me ne

Radar

Kryetari i PD, Lulzim Basha, amendament për antikorrupsionin dhe sigurisë kombëtare

Kryetari i PD, Lulzim Basha, amendament për antikorrupsionin dhe
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë, amendamentin për disa ndryshime në Projektligjin “Për miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë”.

Si pjesë të strategjise së sigurisë kombëtare, kryetari i PD propozon dhe përfshirjen e mbështetjes nga Republika e Shqipërisë për Republikën e Kosovës në formën e ndihmës financiare për nevoja të mbrojtjes dhe sigurisë në vlerën prej së paku 5 miliardë lekë në vit, duke filluar nga viti 2024.

Propozimi i dytë lidhet me trajtimin e rrezikut që vjen nga korrupsioni në nivele të larta. Për këtë kryetari i PD propozon përfshirjen në strategjinë e sigurisë kombëtare të fuqizimit të bazës ligjore dhe instrumentave të kontrollit të integritetit të figurës së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit.

Sulmi terrorist i 24 shtatorit 2023 në Kosovë nuk ishte një incident i izoluar. Përpjekja për të inskenuar tensione permanente në disa vende të rajonit dhe në veçanti infiltrimi i strukturave të armatosura paraushtarake në Kosovë për të orkestruar marrjen me dhunë të një pjese të territorit të një shteti të pavarur, tregojnë qartë për një strategji destabilizimi dhe zhytjen e Ballkanit Perëndimor në kaos dhe minimin e krahut juglindor të NATO-s”, – argumenton kreu demokrat në draft amendamentin e tij të depozituar tashmë në Kuvend.

Sipas Bashës, “mbrojtja dhe siguria e integritetit territorial, kapaciteteve të sigurisë dhe funksionimit të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës, janë prioritete të sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, që burojnë jo vetëm nga detyrimi kushtetues, por gjithashtu dhe në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare për të siguruar, paqe, stabilitet dhe rritje të bashkëpunimit në rajonin tonë drejt së ardhmes dhe vlerave euro-atlantike. Në vijim të frymës së parimeve të parashtruara më lartë, Republika e Shqipërisë duhet të japë një kontribut real aktiv ndaj Republikës së Kosovës në formën e ndihmës financiare për nevoja të mbrotjes dhe sigurisë në vlerën prej së paku 5 miliardë lekë në vit duke filluar nga viti 2024.

Ky kontribut aktiv financiar i Republikës së Shqipërisë për Republikën e Kosovës duhet të ofrohet me qëllimin rritjen e kapaciteteve të saj të sigurisë për të penguar me çdo kusht aktorë të tretë që synojnë të shfrytëzojnë çështjet ndëretnike për të influencuar zhvillimet e brendshme politike, dhe amplifikuar problematikat ekzistuese me qëllim destabilizimin e rajonit dhe përkeqësimin e parametrave të sigurisë”.

Propozimi i dytë lidhet me trajtimin e rrezikut që vjen nga korrupsioni në nivele të larta.

Korrupsioni përbën një kërcënim të qartë dhe të pranishëm ndaj sigurisë kombëtare dhe kërkon një përgjigje në përputhje me frymën dhe vendimet e aleatëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është prioritet në “Strategjinë e Sigurisë Kombëtare”. lntegriteti i zyrtarëve të lartë publikë është parakusht për një qeverisje demokratike dhe për funksionimin e shtetit të së drejtës. Fakte dhe të dhëna të bëra publike gjatë viteve të fundit provojnë se korrupsioni në nivele të larta, dhe bashkëpunimi mes zyrtarëve të lartë publikë dhe krimit të organizuar është në nivele shqetësuese duke rrezikuar funksionimin normal të shtetit dhe cënuar sigurinë kombëtare.

Pavarësisht zhvillimeve të fundit në fushën e drejtësisë penale korrupsioni mbetet i theksuar dhe ka një ndjesi të publike të pandëshkueshmërisë ndaj politikanëve dhe zyrtarëve publikë. Fuqizimi i bazës ligjore dhe instrumentave të kontrollit të integritetit të figurës në politikë dhe qeverisje ndihmojne luftën kundër korrupsionit duke i shërbyer drejtpërsëdrejti forcimit të sigurisë kombëtare”, – shprehet Basha në argumentet me të cilat ka shoqëruar amendamentin e tij.

Tashmë ky amendament është dorëzuar në Kuvend dhe pritet të kalojë për miratim së bashku me Strategjinë e Siguria Kombëtare.

Vetëm pak ditë më parë, kreu i PD Basha dorëzoi edhe një amendament për rialokimin e 50 milion eurove nga buxheti i shtetit si ndihmë ushtarake për Kosovën.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook