Lidhu me ne

Mix

Saimir Kodra kërkon prova pas akuzave për ngacmim seksual, i përgjigjet moderatorja: Ça prova do ti, s’vjen njeri me kamera kur kërkon punë

Saimir Kodra kërkon prova pas akuzave për ngacmim seksual, i

Saimir Kodra, në hyrje të emisionit “STOP”, ka folur për herë të parë pasi Egla Ceno u shpreh se ai i ka kërkuar para shumë vitesh të kryenin marrëdhënie seksuale në këmbim të një vendi pune.

“Do bëj një reagim shumë të shkurtër. Zonja që ka dhënë një deklaratë të tillë ka kaluar gjithë kompetencat e një reality show, duke përmendur një person që nuk është aty (prezent). Nuk dua t’i përgjigjem asaj, sepse e vetmja përgjigje për këtë aktore të dobët në një skenar po aq të dobët në atë reality show…do të jepet në gjykatë, ku unë do të jap argumentet e mia. Nga sot, kjo deklaratë e saj është një gjykatën penale”.

Më tej, pasi ia ngatërroi mbiemrin, Kodra tha: “Ajo ka barrën e provës për të mbledhur gjithë materialet që të vërtetojë që këtu e 25 vjet përpara, (unë) jo me këtë mjekër dhe jo me këto syze, i kam kërkuar afera seksuale në këmbim të një pune”.
 
Ai theksoi se kanë qenë moshatarë.

“Unë s’di të kem punuar ndonjëherë as drejtor i burimeve njerëzore që të punësoja njerëz, as recepsionist. Kam qenë moderator i thjeshtë i një emisioni që quhej “Radio Mania”. Është vënë në mes dinjiteti njerëzor. Kjo është një çështje penale për zonjën, por edhe për televizionin ku ajo e ka thënë atë deklaratë”.

Saimiri risolli edhe vitet kur punonte në “Radio Mania”, ku tregonte kolegët me radhë, duke shtuar se ai nuk mund të merrte në punë njerëz. Kodra përsëriti se Egla është një “aktore e dobët” e cila po luan një skenar të rëndomtë dhe të pistë.

“Për sa kohë gjykata do të flasë, unë nuk do të merrem më dhe për më tepër, të harxhoj minutat e shtrenjta të këtij emisioni, i cili flet për hallet dhe shqetësimet e njerëzve. Kam qenë dhe do të jemi gjithnjë krah grave që dhunohen, bullizohen, molestohen dhe ngacmohen seksualisht, me fakte dhe me prova, siç kemi bërë gjithmonë”.

Reagimi i tij vjen pasi Egla Ceno, në një bisedë me Julia Ilirjanin akuzoi Saimir Kodrën, duke i përmendur thjesht mbiemrin dhe ka nënkuptuar se ai i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një pune. Egla u shpreh se ishte ende studente në Akademinë e Arteve kur ka ndodhur kjo ngjarje.

Saimir Kodrës ndërkohë i është përgjigjur moderatorja Einxhel Shkira.

Ajo thotë se është qesharake kërkesa e Saimir Kodrës për prova, se askush nuk shkon në një intervistë pune, me idene se do i kërkojnë favore seksuale.

Në lidhje me këtë debat, ka reaguar dhe Beso Ceno, vëllai i aktores Eglë Ceno, i cili është shprehur se nuk ka shumë dijeni në lidhje me çështjen, por tha se do ta mbështeste motrën e tij në këtë kauzë.

Ai tha se është çështje shumë e rëndësishme dhe se duhet t’i shkohet deri në fund.

“Nuk isha në dijeni. Kam parë shumë pak video sepse kam qenë i zënë. Personalisht jam një djalë që jam larguar herët nga Shqipëria, rritur me mentalitet europian, por i ngelur në kohë me jetën shqiptare.

Jam disi tradicional, mbase më shumë se rinia e kohës time. Mbështes shumë kauzat e femrave. Nga Egla kam mësuar shumë. Nuk di të them shumë, sepse duhet të kesh informacion. Ajo do të ketë përkrahjen time.

Është serioze t’i shkojmë deri në fund, sepse nuk janë gjëra që ndodhin vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën”, tha ai.

Saimir Kodra kërkon prova pas akuzave për ngacmim seksual, i

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix2 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix2 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Radar2 orë më herët

VIDEO: Ilir Meta pa koment

Në Skoci, Selltik është shpallur kampion në futboll pasi fitoi në derbi ndaj Rejnxhërs. Në Tiranë ndërkohë, një ultras i...

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Facebook