Lidhu me ne

Radar

Iu bashkua tryezës së Bashës, Spartak Ngjela: E vetmja shpresë që ka e djathta është Partia Demokratike

Iu bashkua tryezës së Bashës, Spartak Ngjela: E vetmja

Partia Demokratike ka organizuar një tryezë dialogu me temë “Harku opozitar, Euro- Atlantik”, ku një prej të ftuarve është edhe avokati Spartak Ngjela.

Ngjela ndër të tjera ka folur për momentin ku ndodhet Partia Demokratike dhe po ashtu për ish-kryeministrin, Sali Berisha, të cilin e cilëson si nga 3 monarkët e vendit, i cili ka ardhur pas Zogut dhe Enver Hoxhës. Ai tha se ish kryeministri momentalisht s’ka parti, është i arrestuar, por nuk e kupton dhe del në penxhere pas asnjë ide.

Avokati po ashtu theksoi se PD sot nuk është në formën që duhet të ishte dhe sipas tij ajo duhet të afrojë në gjirin e saj njerëz me vlerë pasi përballë kanë partinë e Enver Hoxhës.

Ngjela tha më tej se PD është e vetmja alternativë që ka e djathtë, megjithatë edhe ajo është e cunguar.

“Nga Zogu te Enveri nga Enveri te Saliu. Këto janë 3 monarkë, të cilët kanë pasur në dotë të bëjnë çfarë të duan. S’ka parti vjen vërdall, është i arrestuar, nuk e kupton që është i arrestuar, ka një penxhere, del në penxhere asnjë ide.

Në këto momente e vetmja shpresa që ka e djathta është PD, ajo klasikja, e cila nuk është në formën që duhet të jetë. PD ashtu siç ishte e çau Saliu, por edhe po të mos ishte carë, nuk kishte forcë.

Cila ishte arsyeja? Ne na duhet një PD e fortë që të krijojë bashkimin, bashkimin do të thotë politikë, politikë do të thotë konkurrencë, jo absolutizëm. Këtu jemi akoma në absolutizëm. Rrini mbajeni, ka dhe individë të vecantë që thonë mbase kthehem edhe unë në absolut.

Kriza politike është krizë individësh, kriza e individëve vjen sepse nuk ka ide, fakti që nuk ka ide opinioni publik është i mjegulluar. PD e cila ka një karakter klasik, duhet të japi një mundësi dhe të ketë një skemë që të thirri njerëz me vlerë, sepse para keni partinë e Enver Hoxhës”, tha Ngjela.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook