Lidhu me ne

Kryesore

“Sulltanit” i dridhet toka nën këmbë/ Opozita turke fiton zgjedhjet lokale, pushteti i Erdoganit në pikëpyetje!

“Sulltanit” i dridhet toka nën këmbë/ Opozita turke

Ishin pikërisht këto tre qytet të cilat u bënë “thembra e akilit” për Erdoganin.

Zgjedhjet vendore të kësaj të diele, i dhanë në drejtim të papritur situatës politike në Turqi! Mbi 61 milionë turq shprehën vullnetin e tyre nëpërmjet votës. Pasqyra e këtyre zgjedhjeve duket komplet ndryshe nga një vit më parë ku opozita e bashkuar u shkërmoq nga partia e Erdoganit.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) e Erdoganit dhe partia kryesore opozitare, Partia Popullore Republikane (CHP), kanë pasur në një garë kokë më kokë, sa i takon votës në rang vendi. Partia opozitare, CHP kryeson zgjedhjet në të gjithë Turqinë, me mbi 37.66% të votave, e ndjekur nga ‘AK Partia’ e Erdoganit, me 36.71%. Një përmbysje e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, që e vendos në vështirësi presidentin Erdogan.

Kur janë numëruar gati 80 për qind e votave, Partia opozitare, ‘CHP’ kryeson zgjedhjet në të gjithë qytetet e mëdha dhe kryesor të Turqisë. Në qytete si Ankaraja, Izmiri dhe Stamboll, partia opozitare “CHP”, mbizotëron bindshëm përballë “AK” së Erdoganit dhe numri i mbetur i votave ka shumë pak gjasa që të ndryshojë rezultatin përfundimtarë.“Sulltanit” i dridhet toka nën këmbë/ Opozita turkeRezulatit aktual në tre qytetet e mëdha të Turqisë

Në Stamboll kur janë numëruar mbi 84 për qind e votave, kandidati i opozitës, Ekrem Imamoğlu udhëheq me 50,6 për qind, kundrejt kandidatit të Erdogan, Murat Kurum, i cili ka marrë 40.5 për qind. Një diferencë turpëruese, prej më shumë se 10 pikësh.

Në kryeqytet, Ankara, ku janë numëruar mbi rreth 70 për qind e votave, opozita me në krye kandidatin, Mansur Yavas ka marrë 59.1 për qind, kundrejt kandidatit të mazhorancës turke, Turgut Altınok i cili ka marrë deri më tani vetëm vetëm 32.8 për qind.

Edhe në Izmir, kandidati i opozitës udhëheq bindshëm. Nga numërimi i mbi 82 për qind të votave, rezulton se kandidati opozitar, Cemil Tugay ka marrë 48,5 për qind, kundrejt kandidatit të Erdogan, Hamza Dağ , i cili ka mare vetëm 37 për qind.“Sulltanit” i dridhet toka nën këmbë/ Opozita turkeMe të kuqe, qytetet e fituara nga opozita!

Gjithashtu në hartë e publikuar nga Komisoni Zgjedhor turk, shihet mbizotërimi i partisë opozitare ‘CHP’. Deri më tani raportohet se opozita ka arritur të fitojë 15 qytete metropolitane, kundrejtë 11 të fituara nga partia ‘AK’ e Erdoganit!

Që në fillim u bë e qartë, se gjithë lufta e këtyre zgjedhjeve ishte bazuar te qytetet e mëdha dhe qendrat ekonomike të vendit, si Stambolli dhe kryeqyteti, Ankaraja, të cilat Erdogan i humbi në vitin 2019.

Ishin pikërisht këto tre qytet të cilat u bënë “thembra e akilit” për Erdoganin. Por rënia e Erdoganit, gjithashtu simbolizon dhe ngritjen e një tjetër lideri të së ardhmes. Bëhet fjalë për Kryebashkiakun aktual të Stambollit Ekrem Imamoglu, i cili është në rrugën e duhur për t’u rizgjedhur në krye të Stambollit. Ky i fundit arriti që të mposhte për herë të dytë Erdoganin, në një nga qytetet më të rëndësishme si politikisht ashtu dhe ekonomikisht në Turqi.

Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në të cilat Erdogan me shumë gjasë mund të mos kandidojë, Ekrem Imamoglu mund të jetë figura kryesore për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Turqisë.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix7 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix7 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix7 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix7 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix7 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix7 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix8 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix8 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar8 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook