Lidhu me ne

Temporal

Brezi i sufllaqeve, molto-ve dhe patatinave… Pse “buka me vete” është dinjitet

Foto ilustruese

Nga Entela Resuli

Të merrje bukë më vete në shkollë apo në punë, përpara, por edhe në fillim të viteve ’90 ishte një gjë e zakonshme.

Me “modernizimin “ që i kapi pothuajse të gjithë, buka me vete u kthye në një zakon i cili doli jo vetëm jashtë mode, por në shumicën e rasteve, përbuzej.

Duke lenë bukën në shtëpi e duke konsumuar ushqim të shpejt jashtë, kemi humbur shumë, por çka është më e rëndësishmja, jemi ushqyer keq.

Erdhëm të brezi i sufllaqeve, molt-ove, patatinave dhe ushqimeve të tjera të shpejta të fabrikuara kush e di sa kohë më parë.

Por duket se diçka ka ndryshuar kohët e fundit, njerëzit tashmë janë velur me shijen e fabrikave dhe po i kthehen ushqimit të shtëpisë.

Fëmijët janë ata që e vuajnë më shumë dhe do të duhet të ndërgjegjësohen më tepër për këtë fakt.

Shumë prej tyre ankohen se duke marrë ushqimin me vetë tallen nga shokët dhe shoqet e klasës. Këtu hynë roli i prindit i cili duke e pajisur fëmijën me ushqim nga shtëpia, e bënë atë të ndërgjegjshëm se ajo çka gatuhet nga duart e mamit është shumë herë më e shëndetshme se sa ajo që ble në një dyqanin përball shkollës.

Denada Toçe, psikologe, nënë e dy fëmijëve ka bërë një postim në rrjetet sociale duke dëshiruar që mesazhi i saj të shpërndahet te sa më shumë prindër që kanë fëmijët në shkollë.

Ajo këshillon se ushqimi i bërë në shtëpi nuk është vetëm i shëndetshëm, por bart edhe të tjera mesazhe për aspektin sociale të fëmijës.

“Përgatitja e bukës me vete për Samuelin, është një nga kënaqësitë e veçanta të çdo mëngjesi për mua. Mundohem që Samuel të haj shëndetshëm, ndaj dhe bëj kujdes për produktet që zgjedh t’i jap. Sot me vete kemi: bukë integrale, gjalpë dhie dhe reçel boronicë shtëpie. Gjithashtu karota, mollë dhe bajame. Ushqimi konsumohet në shkollë midis vaktit të drekës dhe pushimit. Sipas një tradite, fëmijët marrin pak më shumë ushqim që të kenë mundësi ta ndajnë midis shokëve. Edhe ne, më përpara e kemi patur këtë sjellje mes shoku-shokut. Për të rritur fëmije social dhe sa më pak egoist, është një tradite që duhet ruajtur”-shkruan Toçe.Brezi i sufllaqeve, molto-ve dhe patatinave... Pse "buka me vete"Bledar Kola

Buka me vetë nuk është ofendim

Një nga nxitësit e traditës, që fëmijët të marrin bukë me vetë në shkollë është edhe shefi i “Mullixhiut”, Bledar Kola.

Iniciativat e tij vitet e fundit kanë patur si qëllim dhënien e mesazheve për të ta kthyer ‘bukën me vetë” në zakon të përditshme, jo vetëm te fëmijët në shkollë, por edhe te prindërit e tyre në punë.

“Të marrësh bukë me vete është dinjitet, është vlerë, është dashuri për gatimin. Ne duam që fëmijët kur të shkojnë në shkollë, të konsumojnë ushqimin e shtëpisë” – thotë shef Bledari për Dita-n. “Pse jo edhe të flasin me njëri-tjetrin, për mënyrën se si është gatuar, çfarë përbërësish ka, sa e mirë është, e kështu me radhë. Unë e kuptoj që të hash në fast food është më cool se sa të marrësh paninen e bërë në shtëpi, por kjo e fundit është shumë herë më e mirë, për këdo që e konsumon. Ndaj, prindërit, nuk duhet ta kenë për ofendim t’i japin fëmijëve bukë me vete, madje as të marrin vetë atë në punë”, shprehet Kola.

Në shkollë

Në mbështetje të kësaj nisme, e cila nxit prindërit që të gatuajnë bukë me vete për fëmijët në shkollë është edhe dietologia Blerina Bombaj.Brezi i sufllaqeve, molto-ve dhe patatinave... Pse "buka me vete"Blerina Bombaj

Nëpërmjet disa këshillave ajo shpjegon pse është i rëndësishëm ky fakt.

“Në moshën kur fëmijët fillojnë regjimin shkollor, ndryshojnë zakonet ushqimore dhe ky ndryshim reflekton edhe në peshën dhe shëndetin e tyre. Organizimi i vakteve të ushqimeve që fëmija duhet të konsumojë duhet të jetë prioritet i prindërve. Kujdesi për ushqimin e fëmijës fillon që me vaktin e mëngjesit. “Në anglisht fjala mëngjes – breakfast – do të thotë fjalë për fjalë: “të thyesh pushimin nga ushqimi”.  Të çosh fëmijën në shkollë pa ngrënë mëngjes është njësoj si të nisesh për rrugë të gjatë me makinë, pa karburant. Që ta kuptojmë më mirë, nëse ju nuk i jepni energji fëmijës, ai deri në vaktin e drekës do të përdorë rezervat e veta, pra do të “hajë vetveten”! Për të mobilizuar depozitat e energjisë çlirohen hormonet e stresit të cilat e bëjnë fëmijën të ndjehet i acaruar, i lodhur dhe i pamundur të mësojë.  Studimet, gjithnjë e më shumë tregojnë se fëmijët që nuk konsumojnë vaktin e mëngjesit kanë rendiment të ulët në shkollë dhe mungesë të theksuar përqendrimi”.

Ndërsa për sa i përket rëndësisë që ka ushqimi me vetë për fëmijët në shkollë, Bombaj shprehet se  ai është shumë i rëndësishëm, gjithashtu sipas saj, mos harroni asnjëherë ujin.

“Pas mëngjesit, ushqimi që fëmija do të konsumojë në shkollë është i një rëndësie të veçantë. Parimi bazë është që të jeni në dijeni të ushqimit që ai konsumon dhe mundësisht të jetë i përgatitur nga ju. Në varësi të orëve që do të kalojë në shkollë duhet të jetë dhe ushqimi i marrë me vete. Për fëmijë që kthehen në shtëpi brenda 4 orëve është më se i mjaftueshëm një frutë si molla, banania dhe dardha. Për më shumë se 5 orë është mirë të merret me vete një sanduiç të përgatitur në shtëpi.

Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme është pajisja e fëmijës me ujë me vete. Hidratimi I mjaftueshëm është shumë i rëndësishëm për funksionin e trurit dhe performancën mendore në përgjithësi. Mos harroni, modeli jeni ju, në fund të fundit, çfarëdo që të themi, fëmijët do të ndjekin zakonet tuaja, në më të shumtën e rasteve. Jepni shembullin e mirë!”

/VoxNews

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix4 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix4 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix4 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix4 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix4 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix4 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix4 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix4 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar5 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook