Lidhu me ne

Mix

“SKËNDERBEU” APO “TANA”? CILI ËSHTË FILMI I PARË SHQIPTAR?

Në vitin 1953 kinematografia shqiptare, e cila ishte në vitet e para të krijimit të saj, në bashkëpunim më kinemanë sovjetike, kishte realizuar filmin e parë shqiptaro-sovjetik “Skënderbeu”.

Por, meqë ishte një bashkëpunim, në historikun e kinemasë shqiptare, jo filmi “Skënderbeu”, por filmi “Tana” konsiderohet si filmi i parë. Sot do të tregojmë historikun se si lindi ky film.

Filmi “Tana”është filmi i parë i mirëfilltë i kinematografisë shqiptare, xhiruar krejtësisht me autorë e aktorë shqiptarë. Filmi u mbështet mbi një skenar të shkruar nga shkrimtarët shqiptarë, ndërtuar mbi një subjekt të jetës shqiptare. Regjisori, aktorët, kompozitorët, operatorët e të tjerë ishin të gjithë shqiptarë dhe filmi ishte me kohë të plotë dhe jo me metrazh të shkurtër.

Subjekti i filmit u mor nga novela e shkrimtarit Fatmir Gjata dhe për ndërtimin e skenarit të filmit punuan shkrimtarët Fatmir Gjata dhe Nasho Jorgaqi, në bashkëpunim me kineastin Kristaq Dhamo.

Në film trajtohet një nga problemet më të mprehta të shoqërisë shqiptare për kohën, siç ishte kolektivizimi në fshat, por edhe ndryshimet që po ndodhnin mbi disa aspekte të jetës së shoqërisë shqiptare, kryesisht në fshat.

Filmi i përmbante të gjitha: dashurinë, urrejtjen, zemërimin, ligësinë, mentalitetet e deri tek përdorimi i armës për të ndaluar një dashuri. Regjisori Kristaq Dhamo me realizimin e filmit “Tana” tregoi se kishte fituar shumë nga bashkëpunimi dhe përvoja me kineastët sovjetik që në xhirimet e filmit “Skënderbeu”, por edhe në vitet më pas, deri në realizimin e filmit “Tana”.

Xhirimet e para të filmit të parë shqiptar u realizuan në atelien e ngritur në një nga sallat e Liceut artistik. Aty u xhirua një nga skenat e para të filmit, ku të gjithë kooperativistët janë të mbledhur në klub e po dëfrejnë e kërcejnë. 

Një skenë tipike e realitetit shqiptar të atyre viteve. Në këto çaste klubit i afrohet i dashuri i Tanës, Stefani. 

Ai ishte i mërzitur sepse Tana i kërkoi që të shkojë për të jetuar e punuar në fshatin e saj, por ai nuk e kishte me qejf.

Përveç kësaj, në fshat janë hapur fjalë sikur Tana kërkon të martohet me Lefterin, një bashkëfshatar. Nga dritarja e klubit Stefani shikon Tanën dhe Lefterin që kërcejnë së bashku vallen e shamisë së beqarit dhe në kërcim e sipër Tana e djeg shaminë dhe e mbështet kokën në supin e Lefterit. Një skenë që shkakton xhelozi dhe rrit dramacitetin.

E gjithë skena u xhirua me mjeshtëri nga operatori Mandi Koço. Personazhi kryesor në film ashtu si dhe në novelë ishte Tana, e interpretuar nga aktorja e teatrit të Shkodrës, Tinka Kurti.

Aktorja e re, e talentuar Tinka Kurti e solli bukur personazhin e Tanës. Edhe pse aktore e teatrit, kritika e kohës e vlerësoi aktoren për paraqitjen e mirë që bëri në film, duke iu larguar teatralitetit e duke e luajtur natyrshëm personazhin e një vajze të re të dashuruar. 

Një tjetër personazh kryesor në film, ishte Stefani, interpretuar nga aktori i Teatrit Popullor, Naim Frashëri.

Ai është një djalë malësor, romantik, me dashuri të pastër, që dëshiron të ndërtojë një jetë të re, edhe pse në fillim kishte vështirësitë e saj. Antigonisti i tij, që dëshironte të martohej me Tanën, ishte Lefteri, interpretuar nga një tjetër aktor i teatrit popullor, Kadri Roshi. Pas një dehjeje në lokal dhe i ndikuar nga fjalët e njerëzve në fshat, ai shkon dhe qëllon me armë zjarri mbi Stefanin. Aktorë të tjerë që interpretojnë në këtë film janë Pjetër Gjoka, Marie Logoreci, Violeta Manushi, Lazër Filipi, Pandi Raidhi, Esma Agolli, etj. 

Krahas aktorëve, të cilët duke mos pasur eksperiencë në kinematografi, ishin të gjithë aktorë që vinin nga teatri, në film u aktivizuan edhe 1000 figurantë, gjithashtu edhe montazhierë, punonjës të laboratorit, elektricistë e të tjerë. Ndihmë të madhe në realizimin e filmit dhanë fshatarët e Lozhanit të Korçës, të cilët qëndruan për ditë të tëra në dispozicion të kolektivit të Kinostudios gjatë xhirimeve të filmit.

Muzika e filmit u kompozua nga Çesk Zadeja dhe luajti një rol të madh në zbulimin e botës së brendshme të heronjve, ajo ishte origjinale, e drejtpërdrejtë dhe ndikonte në zhvillimin dramatik të ngjarjeve.

Premiera e filmit u dha më 17 korrik 1958. Deri në atë ditë askush nga punonjësit e Kinostudios “Shqipëria e Re” nuk e kishte parë filmin të plotë nga fillimi deri në fund. Kishte disa që kishin parë disa episode të veçanta, por jo të tërin.  

Por, para se të shfaqej premierë për publikun e gjerë, protagonistët e filmit, punonjësit që morën pjesë në shfaqjen e tij, e panë filmin të plotë dhe u bënë opinionistët e parë të tij. Pastaj kur erdhi nata e premieres për publikun e gjerë, salla u mbush plot. Shqiptarët ishin kuriozë për të parë një film të realizuar krejtësisht nga artistët e tyre.

Në gazetën “Bashkimi” të datës 18 korrik 1958, aktorët e filmit “Tana” do të jepnin përshtypjet e para për filmin dhe kjo gjë ishte një risi për mentalitetin shqiptar. 

Filmi “Tana”, si filmi i parë shqiptar, sot më shumë vlerësohet për vlerën dokumentare dhe historike, sesa për komponentë të tjerë.

Megjithatë duhet theksuar se aty janë gdhendur profilet artistike të një kasti të mrekullueshëm aktorësh, të cilët në ato vite ishin ndër hapat e parë të karrierës, por që më vonë u shndërruan në yje të një realiteti të ri kinematografik.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) në suazën e procesit të restaurimit dhe digjitalizimit të filmave të vjetër shqiptar ka realizuar restaurimin e filmit të parë “Tana”, duke shkundur pluhurin e kohës dhe duke e bërë të arritshëm për të gjithë.

/Neritana Kraja

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook