Lidhu me ne

Kryesore

Çfarë dimë deri tani për atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump

Çfarë dimë deri tani për atentatin ndaj ish-presidentit

Autoritetet kanë identifikuar personin e armatosur dhe kanë ndarë detaje rreth viktimave nga të shtënat që ndodhën të shtunën pasdite në mitingun e ish-presidentit Donald Trump në Butler, Pensilvani.


Përmbledhje nga sulmi ndaj Donald Trump

Personi i armatosur: FBI e identifikoi atë si 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks, i cili jetonte në Bethel Park, Pensilvani, rreth 35 milje në jug të vendndodhjes së tubimit. Ai u vra në vendngjarje nga agjentët e Shërbimit Sekret. Të dhënat publike tregojnë se ai ishte regjistruar për të votuar si republikan, por bëri një donacion të vogël për një grup të lidhur me demokratët në 2021.

Kërcënime të mëtejshme: Autoritetet në një konferencë shtypi thanë se aktualisht nuk besojnë se ka ndonjë kërcënim shtesë ekzistues, por se është ende një hetim aktiv dhe është shumë herët për të thënë përfundimisht se ishte një personi të vetëm.

Viktimat: Të shtënat lanë të vdekur një pjesëmarrës dhe dy të tjerë të plagosur rëndë, thonë autoritetet. Të tre ishin burra të rritur. Edhe pse ata janë identifikuar nga autoritetet, këto detaje ende nuk janë bërë ende publike.

Gjendja e  Trump: Një zëdhënës tha se Trump është “mirë”, dhe Shërbimi Sekret tha se ai ishte jashtë rrezikut. Ish-presidenti tha në rrjetet sociale se u godit  nga një plumb në “pjesën e sipërme të veshit tim të djathtë”. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Trump u kthye në Newark, New Jersey.

Hetimi: Agjenci të shumta federale dhe shtetërore po hetojnë tani se çfarë ndodhi, si sulmuesi hyri në vendndodhjen e tij, çfarë arme u përdor dhe pyetje të tjera që ende nuk kanë marrë përgjigje. FBI i ka kërkuar publikut të paraqesë çdo informacion.

Reagimi i Biden: Presidenti Joe Biden ishte në Delaware në kohën e të shtënave, ku ai kishte planifikuar të qëndronte për fundjavën – por ai u kthye në Shtëpinë e Bardhë herët në mëngjes të dielën në mënyrë që të mund të vazhdojë të informohet nga forcat e rendit. Më herët, ai tha se kishte folur me Trump dhe dënoi publikisht të shtënat.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook