Lidhu me ne

Kryesore

“Në PD mungon fryma”, Tabaku: Nuk duhet t’u flasim vetëm militantëve

“Në PD mungon fryma”, Tabaku: Nuk duhet tu flasim vetëmJorida Tabaku


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, foli për protestën e 11 korrikut dhe atë që duhet të bëjë partia më e madhe opozitare në vend teksa jemi para zgjedhjeve.

Tabaku u shpreh se protesta tregon një mbështetje të gjerë, por deputetja theksoi se problem i PD-së është dita pas protestës. Për këtë, Tabaku u shpreh se PD ka nevojë edhe për frymën, ndërsa theksoi se partia duhet të zgjerohet dhe nuk duhet t’u flasë vetëm militantëve, por të gjitha shtresave.

“Kam besuar që na ndanin shumë gjëra atëherë, por kam menduar se duhet të na bashkonte lufta ndaj kundërshtarit. PD nuk ka pasur ndonjëherë problem për të mbushur bulevardin. Për mua, pjesëmarrja ishte e mirë. Problemi që ne kemi pasur gjithmonë është se çfarë ndodh të nesërmen e protestës. Fakti që ne sot ndodhemi në vit elektoral, duhet të shkojmë te njerëzit që ka një mllef elektoral, por edhe për zgjidhjen sesi e nesërmja do të jetë më e mirë. Kemi harxhuar boll kohë që qeveria kështu e bën dhe kështu di ta bëjë. Ne duhet të tregojmë që jemi ndryshe. Kontakti me njerëzit, diskutimi.
PD ka struktura shumë të mira, por ka nevojë edhe për frymën. Si rezultat i debatit të brendshëm dhe tranzicionit të gjatë të tre viteve të fundit ka munguar në fakt. Sot këtë duhet të krijojmë ne post proteste.

E shoh si një fakt që ne diskutojmë se çfarë do të ndodhë të nesërmen e protestës. Ndarja e PD nuk mund të ishte një bashkim mekanik. PD duhet të zgjerohet dhe nuk duhet t’i flasë vetëm militantëve, por të gjitha shtresave”, u shpreh Tabaku në “A2 CNN”.

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar3 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook