Lidhu me ne

Kryesore

Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore të Metës dhe paaftësisë së Bashës!

Shkruar nga Genc Sejko

Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore

Opozita nuk vjen dot në pushtet me Ilir Metën. Fotot dhe videot në majë të maleve, paraleleve dhe motorëve me katër rrota tregojnë një sjellje jo normale të një njeriu që ka humbur kontakt me realitetin.

Opozita nuk vjen dot në pushtet me Sali Berishën. I drejtë apo jo vendimi i ndërkombëtarëve ai është i izoluar nga SHBA dhe Britania e Madhe. Dhe ky hall i Berishës nuk mund të jetë hall për shqiptarët. Pasardhësit e Berishës e kanë siguruar të ardhmen e tyre dhe se si e kanë mundësuar këtë u takon atyre ta sqarojnë. Opozita nuk mund të jetë mburojë e askujt përveç se të përfaqësojë interesin e atyre që e kanë votuar.

Opozita nuk vjen dot në pushtet me Ilir Metën. Fotot dhe videot në majë të maleve, paraleleve dhe motorëve me katër rrota tregojnë një sjellje jo normale të një njeriu që ka humbur kontakt me realitetin. Se e bën nga halli apo se ashtu i thotë mendja, ky prapë nuk është hall i shqiptarëve. Po ti shtosh kësaj dhe problemet me “Dum Dumanin” siç e quan ai, kemi një situatë të ngjashme me Berishën ku problemet personale të një individi tentohet të bëhen probleme të të gjithë opozitës.

Opozita nuk vjen dot në pushtet me Lulzim Bashën. Lulzim Basha është shembulli i një lideri që veç pret që ndryshimi të ndodhë nga mosveprimi. Njeriu që nuk erdhi dot në pushtet kur opozita ishte e bashkuar dhe e frymëzuar nuk mund të jetë alternativë kur përfaqëson copat e copave që dalin nga ish PD e madhe.

E vërteta flet qartë: është e pamundur që skena politike të ndryshojë në këto pak muaj që kanë mbetur deri në zgjedhjet e ardhshme. Opozita e fragmentuar do të vijojë rrugën e saj pa krye drejt humbjes së radhës. Koston e kësaj peng marrjeje nuk do ta paguajnë treshja e lartpërmendur por çdo shqiptar që pret të votojë për një alternativë ndryshe dhe më të mirë se ajo e Edi Ramës.

Shënim. Për të mos lodhur gishtat e militantëve të të tre grupimeve të liderëve që kam përmendur më lart. Jo, nuk jam unë zgjidhja. S’kam thënë ndonjëherë që jam, as kam pasur ndonjëherë ambicie që të jem.

Madje as nuk kam ndonjë zgjidhje konkrete për të propozuar. Por në hapësirën time ndoshta kam të drejtë të shfryj për qeverisjen më të korruptuar dhe opozitën më të pashpresë që ka njohur ky vend.

MË TEPËR

Radar26 minuta më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix47 minuta më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar57 minuta më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix60 minuta më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix1 orë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix1 orë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix1 orë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 orë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 orë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 orë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook