Lidhu me ne

Mix

New York Times: Ky është libri më mirë i shekullit të 21-të

ny times

“Mikesha gjeniale” pushton New York Times. Romani i Elena Ferrantes kryeson renditjen e 100 librave më të mirë të shekullit të 21-të të hartuar nga gazeta amerikane. Ajo angazhoi për këtë mbi 100 grupe letrare që zgjodhën 10 vëllimet e tyre të preferuara të botuara nga 1 janari 2000 deri më sot. Dhe në vend të parë është vendosur historia e miqësisë mes Lenù dhe Lila.

Në këtë ndërmarrje morën pjesë edhe personalitete të tilla si Stephen King, Bonnie Garmus, Claudia Rankine, James Patterson, Sarah Jessica Parker, Karl Ove Knausgaard, Elin Hilderbrand, Thomas Chatterton Williams, Roxane Gay, Marlon James, Sarah MacLean, Min Jin Lee, Jonathan Lethem dhe Jenna Bush Hager. Ishin gjithsej 503 romancierë, poetë, eseistë, kritikët dhe dashamirës të tjerë të leximit, të cilëve iu besua kjo detyrë.

Vëllimi i parë i historisë napolitane kushtuar miqësisë mes protagonisteve Elena dhe Lila triumfoi si “një nga shembujt kryesorë të të ashtuquajturit autofiction, një kategori që do të dominonte letërsinë e shekullit të 21-të”, shkruan gazeta, sipas së cilës “të lexosh këtë roman të paharrueshëm pa shkurtesa është si të ngasësh një biçikletë mbi zhavorr: i ashpër, i rrëshqitshëm dhe irritues, të gjitha këto cilësi në të njëjtën kohë”.

Mikesha gjeniale - Bukinist

Nga Ferrante (kërkesa e së cilës për të ruajtur anonimitetin u respektua nga NYTimes) ka edhe libra të tjerë në 100 më të mirët siç është “Historia e fëmijës së humbur” i publikuar në 2014, i vendosur në vendin e 80-të në renditje ndërsa në vendin e 92-të është vënë “Ditët e braktisjes”.

Siç dihet, Elena Ferrante është një pseudonim. Identiteti i saj u zbulua në vitin 2016-të nga një gazetar italian që publikoi një investigim në “Sole 24 Ore”, një publikim i njëkohshëm në SHBA në “New York Review of Books”, në Gjermani në “Frankfurter Allgemeine” dhe në Francë në “Mediapost”. Sipas tij, pas pseudonimit Elena Ferrante fshihet një përkthyese e quajtur Anita Rraja. Ajo nuk ka dalë asnjëherë publikisht dhe nuk ka folur kurrë për këtë. Librat e saj janë përkthyer edhe në shqip. 

Libri i saj “Mikesha gjeniale” mundi “Ngrohtësia e Diejve të Largët” të fitueses së çmimit Pulitzer, Isabel Wilkinson për migrimin e madh të amerikanëve me ngjyrë nga Jugu në Veri dhe Perëndim midis viteve 1915 dhe 1970. Ky është konsideruar nga New York Times si “vepër e historisë më vitale dhe më të lexueshme në kujtesën e fundit”.

Në vendin e tretë, New York Times vendosi romanin historik “Salla e ujkut” nga Hilary Mantel, biografia e fiksionalizuar e ngritjes dhe rënies së Thomas Cromwell. Për të mbyllur 5 librat më të mirë të shekullit ndjekin “Bota e njohur” nga Edward P. Jones që flet për një ish-skllav në Virxhinia para Luftës Civile dhe “Korrigjimet” nga Jonathan Franzen. 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook