Lidhu me ne

Radar

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta

“Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”.

Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN.

“Në Itali, mafia u luftua jo vetëm nëpërmjet policisë, por edhe me një aleancë qytetare, ku u thuhej fëmijëve që të jesh mafioz është gjë e keqe. Të kultivosh drogë për t’u pasuruar është gjë e keqe. Fatkeqësisht, fëmijët e sotëm këto gjëra i shohin si modele. Shohin shokët që shkojnë e rrinë ca muaj në shtëpi bari e kthehen me makina të bukura, dhe duan të shkojnë edhe vetë”, tha Dom Gjergj Meta.

“Të gjithë bashkë, ne duhet të bëjmë aleancën e së mirës. Të gjithë kemi nevojë të përmirësohemi, qoftë edhe mediat të cilat kanë një mision të jashtëzakonshëm, duhet të jenë pjesë e kësaj aleance për përmirësimin e shoqërisë sonë”, shtoi më tej Dom Gjergj Meta.

Dom Gjergj Meta komentoi edhe ngjarjen e rëndë në shkollën “Fan Noli”, ku pas një sherri mbeti i vrarë një 14-vjeçar.

Sipas tij, sherret në këtë moshë janë normale, por “e gjithë çështja është se çfarë qasje kanë të rriturit”.

“Ngjarja e fundit është e rëndë. Unë nuk kam fëmijë, por me moshën që kam ai fëmijë mund të kishte qenë fëmija im. Është një dhimbje që nuk ia heq dot njeri atyre prindërve. Nuk është reaguar me kohë. Unë mbaj mend kur isha 13-14 vjeç, kam bërë sherr me një shokun tim. Në një moment ai nxjerr thikën, por falë Zotit ishte një mësues aty afër dhe nuk ndodhi gjë. Unë direkt shkova te babai im dhe i tregova çfarë më kishte ndodhur. Babai më mori dhe shkuam te babai i atij djalit. Dy baballarët tanë ishin rritur bashkë. Na vunë përpara dhe na thanë: “Nuk keni turp? Ne kurrë nuk kemi bërë fjalë, ndërsa ju të dy bëni këtë? Tani do të pajtoheni me njëri-tjetrin dhe nuk duam që kjo gjë të ndodhë më kurrë në familjet tona”. Gjithmonë e kam mbajtur mend këtë episod. Sherri ndodh, sepse në atë moshë mendon se ke botën në dorë, të duket vetja i pavdekshëm, por e gjithë çështja është se çfarë qasje kanë pasur të rriturit. Mjekët thonë se në vend ta kurojmë një sëmundje duhet ta parandalojmë atë. Sot mungon qasja parandaluese”, deklaroi Dom Gjergj Meta.

“Gjithçka nis nga familja. Kur pyetem për bullizimin, unë them se bullizimi nis në familje. Nëse ti dëgjon prindin tënd të thotë “ai qorri, ai sakati”, fëmija ka prirjen të të imitojë se çfarë bën ti. Kështu që, kur të shkojë te shkolla do të shikojë një djalë a vajzë me syze dhe do t’i thotë “o qorr”. E dyta është shkolla. Fatkeqësisht, ka rënë sistemi edukues dhe nevojitet më shumë në politika edukimi sesa informimi. Mund të jesh nxënës i shkëlqyer, por nëse të mungon formimi si person dhe si njeri… Aspekti i tretë, është feja ose hapësirat sociale që ndihmojnë. Por, këto nuk zëvendësojnë as familjen dhe as shkollën”, shtoi Dom Gjergj Meta.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook