Lidhu me ne

Mix

Angelina Jolie: Kur mendoj për vdekjen, ajo që më tmerron më shumë është se do lë fëmijët e mi vetëm

Në këto ditë, Angelina Jolie është Maria Callas në filmin Maria të Pablo Larraín, që eksploron ditët e fundit të sopranos legjendare. Aktorja, e cila ka ushtruar për më shumë se gjashtë muaj për të interpretuar këngëtaren, foli për Journal du Dimanche rreth rolit të saj të vështirë. Kur u pyet se si u identifikua me Callas, e cila humbi zërin përpara se të vdiste në moshën pesëdhjetë e tre vjeçare, aktorja 49-vjeçare ofroi një reflektim prekës: “Jam pothuajse 50 vjeç. Nëna ime u diagnostikua me kancer terminal në moshën 48 vjeçare. Gjyshja ime vdiq nga e njëjta sëmundje në moshën 45 vjeçare. Nuk kam menduar kurrë se kam një të ardhme të garantuar, kam qenë gjithmonë e vetëdijshme për brishtësinë e jetës.”

Kjo vetëdije e shtyu atë të merrte vendime drastike për të ruajtur shëndetin e saj: pasi zbuloi se ishte bartëse e një gjeni që rriste rrezikun për kancer, ajo iu nënshtrua një mastektomie në vitin 2013 dhe më pas, në vitin 2015, i hoqi vezoret. “Kam pasur probleme serioze shëndetësore. E konsideroj veten të huazuar në Tokë,” tha aktorja në intervistën e re. Ajo shtoi se kur mendon për vdekjen, shqetësimet e saj më të mëdha janë për gjashtë fëmijët e saj: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox. “Ndonjëherë mendoj për vdekjen. Dhe ajo që më tmerron është se do lë fëmijët e mi vetëm. Nuk mund ta pranoj.”

Pas divorcit të saj të turbullt nga Brad Pitt, Jolie, e cila fitoi kujdestarinë ekskluzive të gjashtë fëmijëve, ka thënë shumë herë gjatë viteve: “Jam një nënë që i dua fëmijët e mi. Sfida më e madhe, gjëja më e rëndësishme për mua, janë fëmijët e mi. Ata janë miqtë e mi më të afërt, njerëzit më të afërt me mua dhe jetën time. Jemi shtatë njerëz shumë të ndryshëm, dhe kjo është pikërisht fuqia jonë.” Nuk është rastësi që aktorja, e cila është beqare (të paktën zyrtarisht) prej vitesh, shfaqet gjithnjë e më shpesh në tapetin e kuq me fëmijët e saj. 

MË TEPËR

Kryesore1 javë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar4 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook