Lidhu me ne

Temporal

Ylli Manjani: Në 11 maj kam vendosur të mos votoj. Kujt t’ia jap votën, këta janë të gjithë njësoj, listaxhinj pas sy, pa veshë e pa gojë

Ylli Manjani: Në 11 maj kam vendosur të mos votoj. Kujt t’ja jap

Ylli Manjani thotë se në këto zgjedhje ka vendosur të mos votojë.

Ai shprehet se nuk ka kujt t’ja japë votën, pasi të gjitha palët janë njësoj.

“Kam votuar në çdo palë zgjedhje. Kam menduar se kam bërë detyrën ndaj demokracisë. Hajt më, mirë kam bërë!

Këtë radhë kam vendosur të mos votoj.

Nuk kam se kë të votoj. Refuzoj të votoj të keqen më të vogël, qoftë edhe në emër të rotacionit. Në fakt nuk besoj më se ka rotacion edhe sikur PS dhe Rama të mos jenë më në qeveri.

Asgjë nuk ndryshon. Të njëjtat gjëra. I njëjti mllef. Biles të njëjtat fytyra.

Nuk ekziston asnjë grupim politik që të më motivojë të dal nga shtëpia ditën e votimeve. E majta dhe e djathta janë gazra me rigon.

Të gjithë partitë nxitojnë të na tregojnë se sa mirë e kanë me Amerikën. Harxhojnë edhe pare madje për të siguruar pakëz Amerikë në jetën e tyre të varfër dhe shumë të varfër politike.

Asnjë parti nuk prodhon kryesoren: politikën.

As  ndonjë deputet i hajrit me personalitet e mendim nuk del gjëkundi. Të gjithë listaxhinj pa sy, pa veshë, pa gojë.

Pse duhet të votoj?!

Muhabet kot. Krejt kot.

Jo, jo. Vota ime vlen më shumë sesa kaq. Ndaj s’kam ndërmend ta jap.

Dua ti shoh këto zgjedhje sa më ftohtë dhe krejt pa emocion.

E kam nda mendjen.

Nuk votoj”, shkruan Manjani.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook