Lidhu me ne

Aktualitet

“Këneta, zero shanse të bindë shumicën”- Rama: Do dilni shumë të trishtuar më 11 maj


Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sërish opozitën në një komunikim live, duke e cilësuar si “kënetë” që nuk mund të bindë shumicën.

Rama deklaroi se opozita nuk ka asnjë shans të bindë shumicën e qytetarëve shqiptarë.

“Zero, zero, zero janë shanset që ka kënetësia për të bindur shumicën se nuk është kënetë. Kjo është arsyeja pse humbasin gjithmonë,” tha Rama.

Ai theksoi se Shqipëria ka ndryshuar dhe nuk ka kthim pas: “Faktet janë fakte. Mund të ishin gjërat më mirë, por kush tjetër do t’i bënte më mirë? Bufi i kënetës apo moçalishtet e reja që bëjnë të njëjtat gabime?”

Ndërkohë, në një tjetër reagim ndaj një komentuesi që i tha se më 11 maj “do marrë noc rrokun”, Rama u përgjigj: “Mos e cysni nocin, se do t’iu dhëmbë më shumë më 11 maj. Prisni edhe 30 ditë dhe do të dilni shumë të trishtuar.”

Kryeministri theksoi se shumica e shqiptarëve nuk kthehet më pas dhe se zgjedhjet do tregojnë qartë vullnetin popullor.

“Lavdi zotit vinin shqiptarë nga Kosova dhe Rmv që mbanin të gjallë turizmit, se të huajt numëroheshin me gishtat e dorës dhe flisnin keq për shqipërinë për llumin që ishte ktu.

Kjo zero zero zero, në fakt është zero shanset që ka këneta që të bindi shumicën që nuk është kënetë. Prandaj vetëm humb, humb, humb.

Unë e kuptoj se pse ata që janë në krye të punëve të kënetës, pse bufi i kënetës meritojnë të humbin.

 Pse meriton ti të humbësh, të rrish ti atje dhe të bëhesh qesharak.

Pse një shqiptarë i zakonshëm duhet të rrijë në një pozitë qesharake dhe të mbyllë sytë dhe të mos shikojë gjërat që duken.

Nuk po them që të mos qesharak, të biesh dakord me mua.

Por faktet janë fakte. Mund të ishin gjërat më mirë, por kush është këtu që mund t’i bëjë gjërat më mirë? Bufi i kënetës apo moçalishtet e reja që bëjnë të njëjtat lloje zotimesh, të njëjtën gjuhë, të njëjtat metode, mllef e mllef. Nuk ka. E ke mundësinë të mos bëhesh qesharak

Mos e cysni nocin se sa më shumë e cysni aq më shumë do t’iu dhëmbë më 11 maj. Mos e cysni se do të dilni shumë të trishtuar nga 11 maji.

 Ju keni të drejtën të mendoni ashtu siç mendoni, keni të drejtën të ëndërroni se më 11 maj do keni popullin me vete.

Ju me popullin dhe shumicën e popullit shqiptar nuk keni përputhje me mënyrën si i shihni gjërat. Populli shqiptar nuk kthehet më mbrapa.

Prisni, duroni 30 ditë dhe pastaj do ta shihni se kujt do t’i trokasë noci te dera. Kujt do ti shfaqet”, tha Rama.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook