Lidhu me ne

Mix

Lista me ushqimet e përditshme që treten shpejt dhe mbajnë trupin në formë

Lista me ushqimet e përditshme që treten shpejt dhe mbajnë trupin

Humbja e peshës së tepërt mund të kthehet në një sfidë të vërtetë nëse nuk kujdeseni rreptësisht për ushqimet tuaja.

Në shumë raste dietat strikte mund të jenë stresuese dhe të pa realizueshme në kohë. Ndaj edhe ky proçes dobësimi mund të zgjatet pa masë duke munduar çdo ditë organizmin dhe shëndetin tuaj.

Siç dihet disa ushqime apo gatime mund të jenë më ndihmuese se disa të tjera, prandaj përzgjedhja e duhur e tyre mund t’ju shpëtojë nga mbipesha dhe dietat strikte.

AgroWeb.org në këtë shkrim ju këshillon një mënyrë të thjeshtë të humbjes në peshë me një listë ushqimesh që ju gjendet thuajse çdo ditë në shtëpi.

Më poshtë gjeni një listë me ushqimet që trupi arrin t’i tresë më lehtë se të tjerat.

Çaji jeshil

Çajin jeshil mund t’a konsumoni në çdo kohë si në dimër ashtu edhe në verë. Mund ta përgatisni si çaj të ngrohtë apo të ftohtë dhe të konsumoni 4-5 filxhanë në ditë.

Ky çaj jo vetëm që do të përshpejtojë funksionimin e metabolizmit tuaj, gjithashtu do t’ju ndihmojë të digjni sa më shumë kalori. Enzima si polifenoli apo epigalotekina ndihmojnë në djegien e shpejtë të dhjamit sidomos në zonën e barkut.

Kjo pije do t’ju ndihmojë edhe në qetësimin e nervave duke ju siguruar një gjumë të qetë gjatë gjithë natës.

Kumbullat e thata

Kumbullat mund t’i gjeni thuajse gjatë gjithë vitit gjatë verës mund të gjeni një larmi të tyre, por gjatë periudha të tjera të vitit mund t’i gjeni fare lehtë të thata.

Kumbullat e thata janë një mënyrë shumë efikase dhe natyrale për të ndihmuar trupin në tretjen e mirë.

Vetëm një sasi prej 4-5 kumbullash në ditë përmbajnë rreth 3 gramë fibra që ju ndihmojë edhe në mbajtjen e një peshe të mirë trupore.

Kivi

Kivit janë një frut i vogël, por shumë i pasur në shëndet. Enzima kryesore e këtij fruti ekzotik është aktinidina që njihet për roli kryesor që ka në tretjen e shpejtë të ushqimeve.

Të pasura edhe me një sasi të madhe fibrash mund të themi që janë mënyra perfekte për të larguar peshën e tepërt nga trupi juaj.

Studime të shumta tregojnë se një kivi në ditë ndihmon në përshpejtimin e djegies së yndyrnave në organizëm.

Finoku

Finoku është një perim i mrekullueshëm që ndihmon shumë shfryrjen e stomakut nga gazrat e tepërta.

Është gjithashtu një burim i mirë kaliumi që ndihmon në balancimin e mirë të lëngjeve të trupit.

Konsumojeni të zier, apo të gjallë në sallatra të ndryshme sa më shumë që të jetë e mundur.

Orizi kaf

Orizi është një ndër ushqimet e vetme të gatuara që nuk shkakton fryrje të stomakut. I pasur me kalium, fibra dhe proteina orizi kaf është një zgjedhje perfekte për të qëndruar të ngopur gjatë ditës.

Mollët

Mollët janë një ndër mënyrat më të mira dhe natyrale për të humbur në peshë. Konsumojini ato të gjalla ashtu siç janë apo të spërkatura me pak kanellë.

Kjo mënyrë do të ndihmojë të merni kaloritë dhe vlerat e duhura për të qëndruar gjatë të ngopur. Duke qënë e pasur me fibra dhe ujë mollët janë një mënyrë e mirë për të mbajtur trupin në formë.

Perimet jeshile

Perime si lakra, sallata apo spinaqi janë të pasura me antioksidantë dhe fibra që i bëjnë perfekte për t’u tretur shpejt.

Zgjidhini t’i konsumoni në sallata supë apo t’i shrydhni si lëngjë në mënyrë që t’i konsumoni gjatë gjithë ditës./AgroWeb.org

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook