Mix
Truku i thjeshtë që e bëri Tim Ferriss një ikonë globale dhe mund ta bësh edhe ti

Para se të bëhej një nga emrat më të njohur në botën e zhvillimit personal dhe produktivitetit, Tim Ferriss ishte thjesht një autor me një ide të çuditshme për një libër. Ai kishte gjetur një mënyrë për të “hack-uar” jetën e tij të përditshme, kishte krijuar një kompani suplemente që funksiononte pothuajse vetë, kishte punësuar asistentë virtualë për detyrat rutinë dhe kishte ulur ndjeshëm orët e punës për të udhëtuar nëpër botë.
Por kishte një problem, nuk po gjente dot titullin e duhur për librin.
Dhe këtu hyri në lojë një truk i thjeshtë por gjenial, një test Google AdWords.
Ferriss kishte disa ide për tituj:
-Broadband and White Sand
-Millionaire Chameleon
-The 4-Hour Workweek
Ai vendosi t’i testonte me një fushatë të thjeshtë Google AdWords. Kur njerëzit kërkonin për tema të ngjashme me përmbajtjen e librit, u shfaqeshin këta tituj në reklama. Brenda pak ditësh dhe me një buxhet prej vetëm disa qindra dollarësh, u bë e qartë: “The 4-Hour Workweek” ishte fituesi i padiskutueshëm.
Ai titull tingëllonte aspirues, rebel dhe paksa i guximshëm. Dhe kjo ishte pikërisht ajo që njerëzit donin.
Kjo zgjedhje e thjeshtë, një test A/B që mund ta bëjë çdokush, i dha Ferriss-it një sukses të menjëhershëm. Libri u kthye në bestseller global, dhe ai ndërtoi një perandori personale me podcast-e, kurse, investime dhe madje edhe një emision televiziv
