Lidhu me ne

Radar

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?

Në ditët e fundit të fushatës, Edi Rama po shpërfaq një të papërmbajtur mllef ndaj kujtdo që vë në pikëpyetje rezultatet e sondazheve që e nxjerrin atë dhe Partinë Socialiste fitues. Ky shkulm kundër komentuesve dhe gazetarëve, të lirë për t’i analizuar sipas këndvështrimit të tyre shifrat elektorale, ndonëse i palejueshëm, mund të kuptohej nëse do të vinte nga opozita. Por jo. Ai buron nga koka dhe goja e kryeministrit, duke lënë shijen e një lajthitje mbi objekt.

Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale? Normalisht do të duhej të ndihej i qetë përsa kohë anketimet janë në përputhje me pritshmëritë e tij. Ai thotë se do të korrë një fitore historike, madje e ka projektuar me atë të vitit 1997 kur ai ishte emigrant në Francë, dhe shifrat larushane në shumë ekrane e mbështesin optimizmin e tij. Rama thotë se sondazhet paraqesin realitetin, se ai nuk ka kundërshtarë, se është i vetmi që shqiptarët i besojnë etj, etj. Atëherë përse duhet t’i acarojë nervat delikate me ata që vënë në pikëpyetje shifrat kur ai vetë e di rezultatin?

Duke lënë mënjanë probabilitetin e lajthitjes, logoreja e kryeministrit kundër gazetarëve, para syve të çmeritur të qytetarëve, mund të shpjegohet me faktin se ai është i ndërgjegjshëm se çfarë janë ato sondazhe dhe se, çdo analizë objektive e tyre, ia rrëzon propagandën e qeverisjes së suksesshme. Për të mos folur për ato ekrane, që dikur bënin anketime se italianët donin për kryeministër Edi Ramën, edhe sondazhet që nisen nga premisa profesionale paraqesin anomali serioze. Këtë Rama e di shumë mirë, prandaj i prishet qetësia kur i tregojnë, se ai vetë thotë se nuk i sheh, komentet që bëhen për shifrat e tij elektorale.

Një shoqëri që kur testohet nga sondues ndërkombëtarë për çështje jo politike, rezulton më e pakënaqura në rajon me qeverisjen dhe pastaj goxha më e kënaqur kur pyetet në prag të zgjedhjeve nga anketues lokalë, dëshmon frikën dhe pasigurinë e kësaj shoqërie që qeveriset në mënyrë arbitrare për 12 vjet nga një njeri i vetëm. Kryeministri e di që sondazhet, ndonëse i shkojnë sipas midesë, nuk e kapin këtë deformim të një shoqërie që nuk është e lirë dhe që nuk lejohet të votojë e lirë. Shqetësimi i tij lidhet pikërisht me faktin, se çdo koment, analizë apo kritikë që e vë në pah këtë deformim, mund të zgjojë kundër reagim të qytetarëve. Frika dhe pasiguria nuk mund të zgjasin përjetësisht.

Rama me shumë gjasë i trembet një hakmarrje të heshtur në kutitë e votimit. Atë që njerëzit nuk guxojnë ta thonë përballë një intervistuesi, mund ta realizojnë me një shenjë mbi fletën e votimit. Nevoja për të vrarë frikën e tyre, mund të shndërrohet në akt për të vrarë sundimin e gjatë të një njeriu. Dhe sa më shumë zëra e dëshmojnë presionin me vende pune, me para, me banditë, me premtime e mashtrime, me propagandë e kërcënime, aq më i dukshëm bëhet deformimi i vullnetit të votuesve. Prandaj kryeministri nuk ka se si gjen qetësi tek shifrat e sondazheve, përsa kohë është i vetëdijshëm se ato janë fryt i një regjimi autokratik dhe jo rezultat i një qeverisje të mirë.

Atij i dhembin më shumë komentet se sa e ledhatojnë sondazhet, për faktin e thjeshtë se në fund të 12 viteve, jo vetëm kundërshtarët por edhe socialistët kanë gjithë të drejtën e botës për një hakmarrje të heshtur. Në tre palë zgjedhje ata votuan si socialistë dhe morën në këmbim hajdutë e banditë që bënë kërdinë me taksat e tyre. Votuan për një model të majtë, për më shumë barazi e solidaritet dhe për mbi një dekadë numërojnë vilat dhe sarajet e qeveritarëve, milionat për veshje e udhëtime, shishet e verës dhe koshat e NBA ku sheik- kryeministri socialist argëtohet me familjen. A kanë ata të drejtë të hakmerren, qoftë edhe pa bërë zë, kur të shkojnë në kutitë e votimit?

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook