Mix
10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të Hollivudit. Sipas revistës Esquire Australia dhe më pas konfirmuar nga Forbes, aktori legjendar ka arritur një pasuri neto prej 1.49 miliardë dollarësh, kryesisht falë investimeve të zgjuara në pasuri të paluajtshme dhe fonde private.
Edhe pse nuk është shfaqur në ekranin e madh që prej vitit 2019, Schwarzenegger ka vijuar të fitojë nga të drejtat e filmave klasikë si “Terminator”, ndërsa investimet e tij e kanë çuar për herë të parë në kategorinë e miliarderëve.
Pas tij renditet Dwayne “The Rock” Johnson me 1.19 miliardë dollarë, falë suksesit të markës së tij të tekilës “Teremana” dhe projekteve filmike. Ndërsa Tom Cruise mban vendin e tretë me 891 milionë dollarë, i njohur për përfitimet e larta nga kontratat dhe pronat luksoze.
Ja lista me 10 aktorët më të pasur për vitin 2025:
Arnold Schwarzenegger – 1.49 miliardë $
Dwayne Johnson – 1.19 miliardë $
Tom Cruise – 891 milionë $
Shah Rukh Khan – 876.5 milionë $
George Clooney – 742.8 milionë $
Robert De Niro – 735.3 milionë $
Brad Pitt – 594.2 milionë $
Jack Nicholson – 590 milionë $
Tom Hanks – 571.9 milionë $
Jackie Chan – 557 milionë $
