Mix
Publikohen fotot e Britney Spears me Sean “Diddy” Combs
Foto të rikthyera nga arkiva tregojnë Britney Spears duke festuar me Sean “Diddy” Combs në një klub nate në Las Vegas më 7 shtator 2007 – vetëm një natë para performancës së saj famëkeqe në MTV Video Music Awards.
Më vonë gjatë asaj nate, Spears iu bashkua Combs, Paris Hilton dhe 50 Cent në një festë tjetër në Hard Rock Hotel & Casino, e organizuar nga reperi i hitit “In da Club”.





Fotot janë rikthyer në vëmendje pasi emri i Spears u përmend gjatë dëshmisë së Casandra “Cassie” Ventura në gjyqin për trafikim seksual ndaj Combs, të cilin ai i ka mohuar akuzat.
Cassie, që festoi ditëlindjen e saj të 21-të atë natë, dëshmoi në gjykatë më 15 maj se: “Sean ishte aty dhe solli Dallas Austin dhe Britney Spears. Këto ishin dy personat që më kujtohen më shumë”.
Vetëm dy ditë më vonë, më 9 shtator 2007, Spears doli në skenë në MTV VMA për të performuar këngën “Gimme More”. Performanca, që pritej të ishte rikthimi i saj në skenë, u prit me kritika të ashpra për lëvizjet e dobëta koreografike dhe sinkronizimin e dobët të buzëve me këngën.
Në kujtimet e saj të publikuara në 2023, “The Woman in Me”, Spears shkroi:
“Asgjë nuk po shkonte mirë. Pata probleme me kostumin dhe me zgjatimet e flokëve. Nuk kisha fjetur fare natën më parë. Isha e trullosur.”
Ajo përmendi gjithashtu se kishte takuar ish-të dashurin e saj, Justin Timberlake, prapa skenës — gjë që vetëm sa i shtoi ankthin.
Në atë kohë, Spears po kalonte një periudhë të vështirë publike pas ndarjes nga Kevin Federline dhe rënies në sy për rruajtjen e kokës disa muaj më parë.
