Lidhu me ne

Letersi

Poezi nga poetë italianë

Ribechi__astrazione-3_g-300x227

Xhuzepe Ungareti

( 1888-1970)

 

    Kaini

 

Vrapon përmbi ranën e përralltë

Dhe hapin e ka kaq të lehtë

 

O bari ujqësh

Me dhambët prej drite të beftë

Që shqyen ditët tona

 

Tmerre, hove

Grahma e pyllit, kjo dorë

Që këputet për hiç si lisat e vjetër,

tashti je shëmbëllesë e zemrës

 

Dhe kur është piku i territ

Mes pemëve magjepëse

Ti je trup i hareshëm?

 

Dhe ndërsa shpërthen lakmia

Ndrron koha, vërtitesh i hijezuar

Me hapin tim më ndjek

Si një krua në hije, që dremit!

 

 

Kur mëngjesi është ende sekret,

Më  varesh në qafë, shpirti im

si një dallgë e qetësuar

 

Shpirt, mos vallë nuk mundem të qetoj ?

Kurrë nuk do ta shoh natën e gjakut

Bijën e urtë të mërzisë.

 

Kujtesa, kujtesa e pareshtur

Retë e pluhurit tand

S’ka erë që t’i shtyjë tutje?

 

Do të më ktheheshin sytë e pafajshëm

Për të parë pranverën e pafundme

 

Dhe, më në fund sërish,

O kujtesë, do të ishe e ndershme

1928

 

 

Amelia Roseli

 

(Lindi më 1930 në Paris)

 

1. Gjithë bota është vejushë…

 

 

Gjithë bota është vejushë nëse është e vërtetë që ti ecën

akoma

Gjithë bota është vejushë nëse është e vërtetë! Gjithë bota

është e vërtetë nëse është e vërtetë që ti ecën akoma, gjithë

bota është vejushë nëse ti nuk vdes! Gjithë bota

është imja nëse është e vërtetë që ti nuk je e gjallë, por vetëm

një fener për sytë e mi të pjerrët. E verbër kam mbetur

nga lindja jote dhe rëndësia e ditës së re

s’është veç natë për largësinë tënde. E verbër jam

që ti të ecësh akoma! E verbër jam që ti të ecësh

dhe bota është vejushë dhe bota është e verbër nëse ti ecën

akoma duke u kapur pas syve të mi qiellorë.

 

 

Pas dhuratës së Zotit qe ringjallja
Pas dhuratës së Zotit qe ringjallja. Pas durimit

të shqisave ranë të gjitha ditët. Pas bojëshkrimit

të Kinës rilindi një elefant: hareja. Pas haresë

zbriti ferri pas parajsës ujku qe në strofkull. Pas

pafundësisë qe karruseli. Por u ndezën dritat dhe u rindezën

kafshët, dhe leshi erdhi i përpunuar dhe ujku i gëlltitur.

Pas urisë lindi fëmija. Pas mërzisë e dashura shkruante

vargje. Pas pafundësisë ra karruseli

pas ballit u zmadhua bojëshkrimi. Nxehtësisht e mbrojtur

Virgjëresha shkruante vargje : Krishti duke dhënë shpirt iu përgjigj

mos më prek! Pas vargjeve të tij Krishti gëlltiti vuajtjen

që e sfiliste. Pas natës ra gjithë mbështetja

e botës. Pas ferrit lindi biri i dëshiruar që

dallohej nga të tjerët. Pas mërzisë rrënohej qetësia

mërmëritja e athët e fshatarit që kërkonte ujë në pusin

tepër të thellë për krahët e tij. Pas ajrit nga ku

zbriste mbështjellja delikate e trupit të tij të madh, lindi

fëmija me zemër të thyer, lindi dënimi i zogjve

lindi dëshira dhe pafundësia që nuk gjendet për pa

e humb. Mëdyshje plot shpresë që më në fund të peshkosh

një shpirt prej skllavi.

 

 

 

Franko Loi

 

(Lindi në Gjenova më 1930. Është ndër poetët më të mëdhenj
të modernitetit italian që shkruan në dialekt)

 

Vija e Teodosit zmbrapset rrëshqanthi 

 

Vija e Teodosit zmbrapset rrëshqanthi nëpër natë

kujtimet e mia, copëza mendimesh, shenjat

si kjo hungërimë shtërngate e qytetit që rri pezull

mbi greminë,

shkojnë dhe vijnë dhe ndër qiejt e largët humbasin

dhe nga vija Ponco, si një dritë që vjen nga deti,

kthehen tek unë mes një ngjeshje – të- kursyer njerëzish

prej hane, prej zanash dhe bagazhe dhe skelete

që asht një andërrim i vetmum i botës së ankthit

Dhe çelësi rrotullohet në bravën e shajaktë

Ti , vija e Teodosit, Wildt,

kohë që gjallon,

gjithçfarë gulçesh mendimesh që kërkojnë ndihmë në qiell!

Një bohçe me qiell dhe djallëzinë

e njerëzve që duken si të mbimë nga lëkura e botës

dhe që janë në ekstazë vetmie

mes meje, portës dhe kësaj drithme brenda meje.

Herë zymtia që zezon herë përvëlimi im

oh, ti minutë që ban rima-të marra brenda meje,

më dukej se nata s’do të kishte mbarim

dhe mbase ka qenë një andërr mjaft e shpejtë

për me vdek’…

Të vdesësh?

Çfarë do të thotë xhanëm? Të pish jetën me gllënka?

Një shkërmoqje-e-trëndafilit të të qenunit i pranishëm

dhe të shifesh

dhe, së bashku, të dish të jesh a të mos jesh, mbase të qenunit

e të mosqenunit ma?

apo si një përrallë që të ka tregu mendesha

që prindve që  e kanë tregu nuk u kujtohet ma.

Mbase i vdekmi asht si një njeri shëndetlig

Për të cilin çdo ditë varet nga dita që vjen

Dhe mbase asht ky tmerr që kalon për t’u ba

i qëndrueshëm

duket sikur zhduket por asht hija e vetes sonë…

Kështu ky qiell, kështu vija e Teodosit,

dhe unë, çelësi, dhe ky pikëtakim i të ndragurve,

i fatzinjve, i barkeqzës-hollake-lëmishtës së endacakëve

të kuitjeve dhe shkrepsja e dyllit dhe një regëtimë

që nën dritën e hanës më lidh me të gjitha jetët.

 Përktheu nga origjinali: Halit Shamata

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Del në ankand letra origjinale e Kolombit ku rrëfen zbulimin e Amerikës

Një kopje 500-vjeçare e letrës së Kristofor Kolombit që njoftonte zbulimin e Amerikës do dalë në ankand në Christie’s. Viti 1492 shënoi...

Temporal19 orë më herët

Plot me kundërshtarë, por pa opozitë

Nga Meri Lika Gjëja më absurde që po ndodh tek ne, nga koha kur na qeveris e majta është se,...

Mix19 orë më herët

Pse Pamela Anderson shiti shtëpinë e saj për të jetuar vetëm me 5 qen!

Aktorja e njohur, Pamela Anderson po kalon një periudhë të qetë në shtëpinë e vjetër të gjyshërve, vetëm me qentë...

Mix19 orë më herët

Modelja e njohur Linda Evangelista flet për herë të parë për betejën me kancerin e gjirit

Një nga femrat më të bukura të Hollywood-it! Modelja e njohur flet për herë të parë për betejën me kancerin...

Kritike20 orë më herët

Rolling Hills si Bathorja/ Pasanikët ndërtojnë shtesa pa leje në kompleksin luksoz

Ata janë njerëzit më të pasur të Shqipërisë. Jetojnë të ndarë nga pjesa tjetër në një komplekse luksoze, ku vilat...

Aktualitet20 orë më herët

‘Për vota dhe qoka’: Ndërmarrjet publike vuajnë nga humbjet dhe emërimet politike

Reporter.al Gjatë një auditimi rutinë në vitin 2019 në kompaninë publike “Agrokredit”, punonjësit e Kontrollit të Lartë të Shtetit u...

Letersi20 orë më herët

Çfarë është dashuria? Të gjithë flasin për dashurinë

Ç’është dashuria? Ç’është dashuria? Fjala është falsifikuar dhe molepsur aq shumë, saqë nuk kam ndonjë dëshirë të madhe ta përdor....

Temporal20 orë më herët

Pse shqiptarët nuk kanë shpirt komunitar?

Nga Ledian Droboniku Pse shqiptarët nuk kanë shpirt komunitar? Për çdo pyetje, ka shumë përgjigje. Pastaj varet nga ne, se...

Mix20 orë më herët

Një listë me filma të përshtatshëm për fëmijë që mund t’i shihni në Netflix

Mund të ketë një larmi aktivitetesh që i argëtojnë fëmijët, nga lojërat në natyrë, ato me bashkëmoshatarët, vizatimet apo art...

Mix20 orë më herët

3 gjërat që duhet të bëni nëse keni probleme me kujtesën

Nuk ka rëndësi nëse drejtoni një biznes apo jeni thjesht të punësuar në një kompani, të gjithë kemi pasworde apo...

Facebook