Lidhu me ne

Letersi

Poezia Qëndisja e flamurit.

flamuri-shqiptar-pasioni-kuqezi_foto-albert-vataj_qershor-2013-18

Ka ra rrezja nen bajama
t´bin e vet po e vet nana

Çke moj bi që kjan e fshamë
kjanë e fshamë e vetullat vramë

Kjava shumë mori lum nana,
t´uj qenis me ra gjylpana.
Më ra gjylpana nen ballgu
e jam ul tash me kerku.

Po çka ke që lot i nxorri
ku ke dhimta e ku ke zori
a per dru moj mje harlisë
qysh se kan t´uj e qenisë

Pasha nanen s´mund ti bani
që të nezet bija xhani
do ta di e zeza nane
se ti vetullat shpesh mi vranë
Eeeh ka moti buza s´të qeshet
ner argetime zemra s´të neshet.

Nuk është gja moj nane, s´është gja
po te them se kot s´jam vra

Diçka vlon kto qerdhe zanash
vlon dashija si bi nanash

nanë dashnija me ka molis
anaj kjaj t´uj e qenisë

Uh tu thaftë goja moj bi çka thue
a kaq shpejt mu ke verbue
Po çka ki moj bi kercuna
se bana njihere te zuna
bana e t´pava t´uj dal në derë
nuk më ke pshtue jo metsha e mjerë

Jam shqiptare e bij shqiptari
e kto fjalë nane s´mund t´i fali
se nane due jo te dalë në derë
se kujton se m´ke për nere
Ah moj nane nuk jam harlisë
veçse kjaj tuj e qenisë
diçka ne zemer me ka pervlue
është gja e shtrejt oooj nane per mue

Fillon nana tash mu vra
diçka hal t´mjeres i eshte ba
s´don me çel te bukuren gojë
po dro e mjera mos gaboj

Po fol moj bi e mos me le ne grepa
a s´me sheh se une u djega
e kam ditur tash derë nuk ke
në vjeten e vjeter më jep be
paqa lshue arsyen diftue
sepse zemra pesh tu asht que

Nane dashnia me ka molisë
andaj kjaj tuj e qendise

Rrinte nana e gja skuptonte
me fjalë të ëmbëla ajo prap ftonte
me fjalë të ëmbëla i thonte mjera
mori bi porsi pranvera

Pashë njat diell, e pashë njat hanë
pashë njatë Zot që kthjellë e vramë
më trego sot ç´sokol ke zanë

Eh çfarë sokoli, ç´thua moj nanë
te thashë moj nanë të thashë se jam nera
s´ma ban shpia e s´ma ban nera
me lujt men moj nane mos luj
si kam dhanë besë askujt

Po ta them ni bese të zotit
ti dy fjalë me mi degju
as skam men me tu largu
më le të qenisë e më le të kjajë

U ngrit nana e lot i pshtunë
para t´bisë fort syt ju zunë
kaluan dit e kaluan net
vajza ma me goj nuk flet
me goj s´flet edhe ma asht smu
ratë e mjera tuj lengu
lengon keq kto shtroje dergjesh
e shpesh paket edhe meket
ftyra e saj si flog bore
mendafsh e gjylpanë si hjek prej dore
po punon e tuj punue
sheh pelhuren tuj mbarue
i lshon syt mbi te me mallë
edhe puth e ven ne ballë
nana vajzen tuj dihat
shpesh te prehen mori ngat

Animen s´don me diftue
sepse zemra pesh tu asht que

Nane dashnija me ka molis
anaj kjaj tuj e qendisë
kjava shum mu desh lingoj

Por ju kput ksaj fjala n´goj
se fjalë tjeter s´mund ti nxorri
mendafsh e gjylpane prap ndor i morri
KUKU NANA KJAN ME LOT

Se ç´më gjet të mjeren sot
se ç´më gjet të mjeren nane
në këtë diell e në ketë hanë

Merr nanë shkreta e mbështjellë këtë bi
me FLAMURIN KUQ E ZI
me FLAMUR që dora e saj
diti bukur me qendisë
që dashnia e kish molisë

Eni bija zana malit
eni kani n´dekë t´një djalit
u përmbysen mbi kete bujare
ta vajtojmë këtë bijë shqiptare
e tue puth me mall e vaj
njat FLAMUR qe dora e saj
diti bukur me qendisë
veç dashnija e ka molisë

Lidhnju bashk si bajshin motit
ATA bijt e Kastriotit
brohopritnin me gzim e vaj
RRNOFTË SHQIPNIJA FLAMURI I SAJ

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske4 minuta më herët

Roli i viktimës është roli më i dështuar i Berishës

nga Indrit Vokshi Problemi i Sali Berishës është se nuk i ngjit roli i viktimës Kur thotë “Këto janë zgjedhjet...

Mix22 minuta më herët

Pse duhet kolagjeni?

Kolagjeni është një nga proteinat më të rëndësishme në trupin e njeriut – ai përbën rreth 30-40% të të gjitha...

Kryesore25 minuta më herët

72 emra të rinj në Kuvend pas 11 majit, ja kush janë 3 deputetët e vetëm të mbijetuar prej ‘91

Në Parlamentin e ri deputetët me më shumë mandate, janë nga radhët e demokratëve: Sali Berisha dhe Tritan Shehu të...

Radar38 minuta më herët

“Beteja për votën e lirë do fitohet, mision që do e përmbush me çdo kusht” – Zotimi i Berishës

Kryedemokrati Berisha u zotua se do e përmbushë atë që quajti mision për voten e lirë. Teksa akuzoi kryeministrin Rama...

Radar41 minuta më herët

Yair Golan: Izraeli po vret fëmijët në Gaza si hobi

Kreu i demokratëve opozitarë në Izrael, Yair Golan, ka deklaruar së fundmi se Izraeli po vret foshnja për hobi. Izraeli...

Aktualitet20 orë më herët

“Zgjedhjet ishin një farsë”, Berisha: U shkel hapur dokumenti i Kopenhagenit, Kushtetuta dhe kodi zgjedhor

Sali Berisha i quan farsë zgjedhjet e 11 majit dhe flet për ligjet ndërkombëtare e dokumentin e Kopenhagenit për zgjedhjet...

Radar21 orë më herët

“Idiotët që thonë se Joridës ja paska siguruar votat Rama, janë duke pranuar që Berisha ka ngordhur”

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar sulmet e Adriana Kalasë, ndaj Jorida Tabakut, duke pretenduar se votat kësaj të fundit, ia...

Kryesore21 orë më herët

“Samiti në Tiranë: Kryeministri Rama dhe Përfaqësimi Dinjitoz i Shqipërisë përpara Europës”

Samiti në Tiranë ishte një ngjarje madhore, një moment që i dha Shqipërisë mundësinë për të shfaqur fuqinë e saj...

Mix22 orë më herët

Sa hapa në ditë duhen për shëndet dhe humbje peshe?

Në një botë ku teknologjia na mban shpesh ulur, një veprim sa i thjeshtë aq edhe i fuqishëm si ecja...

Mix23 orë më herët

Eiza González zyrtarizon lidhjen me Grigor Dimitrov

Eiza González dhe Grigor Dimitrov kanë zyrtarizuar së fundmi lidhjen e tyre në Instagram. Të shtunën, më 17 maj, González...

Facebook