Lidhu me ne

Kryesore

Paska edhe kontrabandë të breshkave

 

233549

Tingëllon paksa e pabesueshme, por në Maqedoni vidhen edhe breshkat. Banori i Gjevgjelisë, Zhivko Delixhakov, akuzon se nga ferma e tij para disa muajsh janë vjedhur breshka në vlerë prej gjysmë milion eurosh. Ai me biznesin e breshkave merret prej 30 vitesh tashmë, ndërsa në 12 vitet e fundit këtë e bën përmes firmës familjare.

Delixhakov akuzon se, në vjedhjen e breshkëve të tij janë të përfshirë njerëz që punojnë në mënyrë të paligjshme në Maqedoni, Ballkan dhe vendet europiane.

Bëhet fjalë, siç thotë ai, për mafie të breshkave e cila nga ky biznes në mënyrë të paligjshme bën qarkullim të disa milionë eurove. Ai shton se, më herët ka pasur vjedhje të vogla, por me këtë të fundit, i kanë shkaktuar dëm të madh.

“Dëmi shkon diku rreth 500 mijë euro. Gjithçka që kemi punuar në këto 10-12 vite, gjithçka që investuam në fermën familjare, për dy-tre netë ma kanë shkatërruar dhe vjedhur”,- tha Zhivko Delixhakov, rritës i breshkave.

Zhivko thotë se, vjedhjen e ka denoncuar në polici. Prokuroria gjithashtu ka kryer ekspertizë, por deri tani nuk ka epilog.

Ai dyshon se, vjedhësve u ndihmon dikush nga organet e ndjekjes dhe prandaj ata nuk zbulohen. Ai thotë se, kafshët e vjedhura nxirren jashtë Maqedonisë dhe dërgohen në vende të ndryshme.

“Breshkët dërgohen jashtë kufirit. Kam informata se më shumë dërgohen përmes liqenit të Dojranit, këtu në këtë pjesë, sepse rrethi jonë është shumë i pasur me breshka”,- shtoi Zhivko Delixhakov, rritës i breshkave.

Delixhakov thotë se, edhe përkundër asaj që ai ka pësuar dëme të mëdha, me vjedhjen shkatërrohet edhe kjo lloj kafshe. Ai është i gatshëm që drejtësinë ta kërkojë deri në fund, madje edhe jashtë kufijve të Maqedonisë.

“Shpëtim do të kërkoj nga të gjitha institucionet, e nëse nuk munden të bëjnë punë institucionet tona, unë kam argumente dhe fakte se kjo po përhapet gjithnjë e më shumë nëpër Europë dhe botë. Do të kërkoj ndihmë, qoftë nga Interpoli, qoftë nga Organizatat e huaja që kujdesen për natyrën. Do të kërkoj në mënyrë që të marr fund kjo punë”,- u shpreh Zhivko Delixhakov, rritës i breshkave.

Ndryshe, në fermën e Delixhakovit, breshkat e rritura shiten si kafshë shtëpie. Atje tani është periudha e dimërimit dhe breshkat janë të futura nën tokë. Sipas rritësve, breshkët janë pastruesit më të mëdhenj të hapësirës ku qëndrojnë dhe atje rrallë herë paraqitet ndonjë sëmundje.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Huawei prezanton Mate X3 të ri të palosshëm. Çmimi dhe detajet

Huawei prezantoi Huawei Mate X3 të ri të palosshëm në Kinë. Është smartfoni më i hollë dhe më i lehtë...

Mix3 orë më herët

“Gallataxhiu i grupit”/ Vesa Luma publikon fotot e rralla të 20 viteve më parë me Luiz Ejllin

Vesa Luma dhe Luiz Ejlli Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, këto ditë është rikthyer nga Zelanda e Re në...

Mix4 orë më herët

Këto janë 10 palë këpucët ikonike të këngëtares Lady Gaga!

Lady Gaga është dhe do të jetë përgjithmonë një nga yjet më ikonike në historinë e muzikës. Ajo ka qenë...

Mix4 orë më herët

Zbulohet projekti i ri i Anne Hathaway

Anne Hathaway është vendosur të luajë në muzikalin Mother Mary me regji të David Lowery. Aktorja fituese e çmimit Oscar...

Mix4 orë më herët

Si të dalloni produktet e skaduara të make-up

Produktet e kozmetikës nuk mund të zgjasin pafundësisht. Ato kanë një datë skadence që do të ishte mirë ta respektonim....

Kryesore4 orë më herët

“Rama mori hua 5 miliardë euro”, Berisha: Çdo fëmijë që lind sot, lind me një borxh 4300 euro

Kreu i PD, Sali Berisha vazhdon të akuzojë kryeministrin Edi Rama ka marrë në dorë të gjitha pushtet. Nga Klosi...

Mix11 orë më herët

Kush janë 3 banorët e Big Brother VIP që po agjërojnë

Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Kush janë 3 banorët e Big Brother VIP që po agjërojnë Besimtarët myslimanë nisën muajin...

Kryesore11 orë më herët

Ish-ministri socialist Arben Malaj: Rama si Enver Hoxha, është koha që PS të reagojë

Ish-ministri i Financave në kohën e qeverisjes së Partisë Socialiste, Arben Malaj, në një intervistë në “News 24” foli për...

Radar11 orë më herët

Lufta në Ukrainë, “Perëndimi po e çon njerëzimin drejt Armagedonit”

“Vendet perëndimore të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ta çojnë njerëzimin buzë një Armagedoni bërthamor”. Ky ishte kërcënimi...

Mix11 orë më herët

Sekreti për trupin perfekt si të Jennifer Lopez

Jennifer Lopez stërvitet çdo ditë jo vetëm për t’u dukur mahnitëse në tapetin e kuq, por edhe për t’u ndjerë...

Facebook