Lidhu me ne

Kioske

Tregtia botërore e armëve, SHBA në vend të parë

Picture_174

Instituti i Kërkimeve për Paqen, SIPRI, ka ofruar të dhëna të reja mbi tregtinë ndërkombëtare të armëve, ku eksportuesi më i madh, Amerika, rezulton të jetë shumë përpara Rusisë, ndërsa blerësit kryesorë janë në Azi dhe Lindjen e Mesme.

Përpara më shumë se një jave, në Konferencën e Mynihut, kryeministri rus Dmitry Medvedev përcolli bindjen e tij se bota po përjeton një luftë të re të ftohtë. Në pjesë të ndryshme të globit ndërkohë ka konflikte të vërteta, siç është ai në Ukrainë dhe ato në Lindjen e Mesme. Në Azinë lindore sjellja agresive e Kinës ka zhytur në alarm fqinjët; në Azine jugore marrëdhëniet mes rivalëve të vjetër, Indisë dhe Pakistanit, mbeten si gjithmonë tmerrësisht të tensionuara.

Në të njëjtën kohë, ka një pasiguri ndërkombëtare në rritje për shkak të kërcënimit terrorist. E nga sa tregojnë qartë të dhënat e institutit me seli në Stokholm, gjendja tepër e tensionuar e sigurisë globale pasqyrohet fare mirë tek lulëzimi i tregtisë së armëve.
Rezultati i kërkimeve të ekspertëve të SIPRIT-t, që për arsye objektive i grupojnë transfertat botërore të armëve në periudha 5-vjeçare, tregojnë se gjatë këtyre 5 viteve të fundit në mbarë botën janë eksportuar 14% më shumë armë se në 5 vitet përpara tyre. Shifrat flasin qartë, sipas SIPRI-t: sa më shumë kriza të ketë, aq më shumë armë do të jenë në qarkullim. Shumica dërrmuese e armëve të shitura në këtë periudhë kanë shkuar në Azi dhe në Lindjen e Mesme.

Sipas institutit të Stokholmit, në zonën mes Gjirit Persik dhe Bosforit importet e armatimeve të rënda rezultojnë të jenë rritur me 61%. India është e para në listën e importuesve, Arabia Saudite e dyta, ndërsa Turqia vjen e gjashta. Më pak armë shiten në Afrikë, kjo për shkak të varfërisë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar24 orë më herët

“Nuk ka njerëz më të pamoralshëm se shqiptarët. Flasin për ndershmëri me dashnoren në krah…”

Aktivistja dhe moderatorja Zana Avdiu, ka shkaktuar debate të shumta në rrjet, pasi thotë se nuk ka më të pamoralshëm...

Mix24 orë më herët

Ky është smartphone më ekonomik i Motorola

Me fillimin e një muaji të ri, le të shohim se cilat janë propozimet më interesante nga markat kryesore të...

Kioske1 ditë më herët

“Preshi i fluturimit” në qiejtë e Tiranës me kullat e Ramës, po bie!

Euforia e rrokaqiejve po zbehet me shpejtësi. NGA KLODIAN TOMORRI Historia e ekonomisë botërore është e mbushur plot me episode...

Mix2 ditë më herët

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

Temperaturat e larta dhe vapa, që do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, mund të shkaktojnë sëmundje serioze deri në...

Mix2 ditë më herët

Ivanka Trump shkëlqeu me fustanin ngjyrë rozë në dasmën e Jeff Bezos!

Ivanka Trump shkëlqeu në dasmën e çiftit Bezos Në Venecia. Vajza e madhe e presidentit Donald Trump mbërriti në ceremoninë...

Sport2 ditë më herët

Serena Williams ndan vlerën Nr.1 që i mësuan prindërit dhe që e çoi drejt suksesit

Legjenda e tenisit, Serena Williams, ka treguar se cila është vlera më e rëndësishme që i kanë dhënë prindërit e...

Mix2 ditë më herët

Papa Leone XIV mbi inteligjencën artificiale: Një sfidë për dinjitetin njerëzor

Inteligjenca artificiale është përsëri në qendër të fjalimit të Papa Leo XIV, së bashku me bioteknologjinë, ekonominë e të dhënave...

Mix2 ditë më herët

Kush e shpiku ruletën ruse?

Jo ushtria ruse, siç besojnë shumë. Ruleta ruse është një shpikje letrare e shekullit të 19-të, e ringjallur në një...

Mix2 ditë më herët

Kur është ora perfekte për të ngrënë darkë?

Ekspertët e ushqyerjes rekomandojnë që ora ideale për darkë të jetë rreth 2-3 orë para gjumit. Kjo do të thotë...

Mix2 ditë më herët

Trump futet edhe në botën e kozmetikës, hedh në treg parfumin ‘Victory 45-47’!

Donald Trump ka prezantuar linjën e tij të re të aromave luksoze, të quajtur “Victory 45-47”. Sipas Trump, ky parfum...

Facebook