Lidhu me ne

Aktualitet

Sekuestrohet Carlsberg-u

image1

Sekuestrohet kompleksi “Xheko Imperial” ose siç njihet ndryshe në kryeqytet me emrin “Carlberg”.

Një nga hotelet më luksoze në Tiranë, prej një muaji është sekuestruar nga përmbaruesi privat Edvin Malotaj raporton Shqiptarja.com. Prona me vlerë disa miliona euro, u bllokua me vendim sekuestrimi të 19 janarit 2016. Godina lukzoze, i përket biznesmenit Agron Xheko i cili mësohet se për të ndërtuar objektin ka marrë kredi në disa banka të nivelit të dytë në Shqipëri. Si dorëzanë Agron Xheko ka futur dhe bashkëshorten e tij Zhaneta Xheko, dhe këtë veprim e ka bërë në kredinë prej 5.5 milion euro që ka marrë në një bankë të nivelit të dytë. Tashmë është pikërisht kjo bankë, që prej nëntorit 2015 ka nxjerrë një urdhër ekzekutimi kundër biznesmenit Xheko, pasi ka rezultuar se ky i fundit nuk ka arritur të shlyejë këstet mujore, madje kohët e fundit kishte shkëputur marrëdhëniet me bankën, duke lënë pa paguar një diferencë prej disa milion eurove.

Kredia e parë

Në 6 tetor 2007 Agron Xheko ka marrë pranë një banke të nivelit të dytë një kredi prej 900 mijë euro e cila është ndryshuar me amendamentin e 10 marsit 2008. Nga ana e biznesmenit Agron Xheko, i cili rezulton debitor, nuk është shlyer detyrimi në afatet e përcaktuara në kontratë, duke ndërprerë marrëdhëniet e pagesës me bankën, duke lënë pa paguar shumën prej 864.424 euro.

Kredia e dytë

Pas kësaj kredie biznesmeni ka marrë një tjetër kredi, ku banka ka rënë dakord ti japë kredimarrësve shumën prej 2 milion e 400 mijë Euro e cila do të paguhej me 216 këste mujore duke filluar pagimin e këstit të parë mujor në muajin korrik 2007.
Shuma e principalit të kredisë do të paguhet me 216 këste mujore duke filluar pagimin e këstit të parë në muajin korrik 2008. Interesi do të paguhej çdo muaj duke filluar pagimin e këstit të parë 30 ditë pas disbursimit deri në muajin korrik 2026”. Sipas bankës kredimarrësi i detyrohet bankës një total prej 2.223.026 euro, por kjo shumë nuk është kthyer.

Kredia e tretë

Ndërkohë pas kësaj kredie, sërish biznesmeni Xheko ka marrë një kredi tjetër në vlerën 2.223.880 euro. Të gjitha kreditë janë përdorur për ndërtimin e superhotelit, i cili nga sa mësohet vijon të ndërtohet ende në disa pjesë të tij.

Sekuestrimi i hotelit
Pa kaluar shumë kohë nga nxjerrja e tre urdhër-arresteve, ato i janë transferuar studios përmbarimore “Strati Baliff”, e cila pas administrimit të vendimeve gjyqësore, fillimisht mësohet të ketë vendosur të njoftojë biznesmenin Agron Xhako për ekzekutim vullnetar të tre vendimeve gjyqësore. Brenda afatit, ai nuk është përgjigjur dhe nisur nga kjo situatë studio përmbarimore ka marrë veprimet konkrete, duke vendosur sekuestrimin e plotë në hipotekë të kompleksit të njohur “Xheko Imperial”, i cili njihet ndryshe në Tiranë si hotel “Carlberg”/Shqiptarja.com

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 minuta më herët

Taylor Swift zhytet në pishinë ne mes të skenës

Të gjithë po flasin për premierën e turneut ‘The Eras’ të Taylor Swift Këngëtarja e njohur i dhuroi të pranishmëve...

Mix6 minuta më herët

Sazan Guri përlotet në studio për qenin e tij: Pres ngushëllime për 40 ditë

Sazan Guri është i njohur si ambientalist, por edhe për dashurinë ndaj kafshëve. Së fundi ai ka folur për ndarjen...

Mix9 minuta më herët

Selena Gomez arrin një rekord të ri në Instagram

INSTAGRAM Disa ditë pasi rrëzoi nga froni Kylie Jenner, Selena Gomez vendosi një tjetër rekord, si gruaja e parë që arrin 401...

Mix14 minuta më herët

Kafja pasdite – A e dëmton shëndetin?

Kafja është pija e mëngjesit dhe për këtë mund të bien dakord shumë njerëz në të gjithë botën. Megjithatë për...

Mix16 minuta më herët

Fjoralba Ponari rezerva për banorët e BBVA: Agresivitet, gënjeshtra të panevojshme, gjuhë e ashpër, bullizëm

Luizi e cilësoi Fjoralba Ponarin si moderatorja më seksi para disa javësh. Megjithatë kjo nuk ka ndikuar te mendimi i...

Radar20 minuta më herët

Manjani: Çeshtja e inceneratorëve po katandiset si gjyqi i Nexhmije Hoxhës

Ish-ministri Ylli Manjani Ish-ministri Ylli Manjani ka deklaruar se çështja e inceneratorëve po katandiset si gjyqi i Nexhmije Hoxhës për...

Mix23 minuta më herët

The Crown sërish në qendër të kritikave. E ka ekzagjeruar me vdekjen e Lady Dianës

Është një serial i vlerësuar me çmime, por që ka shkaktuar polemika të panumërta, pasi ndjek fatet e familjes mbretërore...

Mix24 minuta më herët

Sekreti i martesës së lumtur të Alicia Keys

Martesa e lumtur apo dashuria nuk kanë receta të gatshme, por ndonjë këshillë e vogël mund të jetë e vlefshme...

Mix26 minuta më herët

3 gjëra që finlandezët (populli më i lumtur në botë) nuk i bëjnë kurrë

Nga Frank Martela/ Për 6 vjet me radhë, Finlanda është renditur si vendi më i lumtur në botë, sipas Raportit Botëror...

Mix28 minuta më herët

Cili është vendi më i lumtur në botë, për të gjashtin vit radhazi ?

Për të gjashtin vit radhazi, Finlanda është vlerësuar si vendi më i lumtur në botë, sipas renditjes së Raportit të...

Facebook