Lidhu me ne

Kioske

Rama-Blushi replikat e plota

Rama-Blushi-480x342

Ka degjeneruar në një sherr të mirëfilltë debati mes Ramës dhe Blushit në mbledhjen e grupit. Blushi ka akuzuar kryetarin e PS-së se organizoi incidentin e Elbasanit. Rama e ka konsideruar si shpifës dhe ngatërrestar

Konflikti mes kryesocialistit Edi Rama dhe anëtarit të kryesisë, Ben Blushi duket se ka shkuar drejt një rruge pa kthim. Pas incidenteve dhe përplasjes verbale mes tyre në aktivitetin e Elbasanit një javë më parë, dje përballja e tyre ka qenë frontale në mbledhjen e grupit parlamentar socialist.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura Rama dhe Blushi kanë replikuar ashpër, ku nuk kanë kursyer ndaj njëri-tjetrit si akuzat e rënda ashtu edhe tonin e lartë.

Në fakt ajo që ndodhi ishte paralajmëruar që dy ditë më parë, kur deputetet Arta Dade dhe Mimoza Hafizi kishin kërkuar analizimin nga grupi, të asaj që ndodhi në Elbasan. Ndaj duket se edhe palët ishin angazhuar tërësisht për t’u ballafaquar në këtë debat.

Kështu Blushi nuk harroi të mungonte siç edhe ka ndodhur jo rrallë herë në mbledhjet e grupit, ndërsa kryeministri Edi Rama la telashet që i dolën para në vizitën në Shkodër për të qenë edhe ai vetë prezent në këtë mbledhje.

Dhe pikërisht mbledhja ka nisur me trajtimin e kërkesës së dy deputeteve, Dade dhe Hafizi. Por, ndërsa kryetari i grupit Gramoz Ruçi duke iu referuar kësaj kërkese ka tentuar ta evitojë këtë debat, duke theksuar se përgjegjësia për atë që ndodhi u takon strukturave të partisë së Elbasanit. Por nuk ka e lënë me kaq deputetja Arta Dade, e cila ka kërkuar shqyrtimin e kërkesës.

“Shoku Gramoz, ne kemi bërë një kërkesë dhe kërkojmë të shqyrtohet, pasi ajo që ndodhi atje ka të bëjë me një koleg tonin, pjesë e këtij grupit. Ajo që pamë të ndodhte atje ne socialistëve nuk na ka ndodhur veçse në kohën e Berishës. Si mundet që ne të kemi mbërritur në pikën për ta sulmuar një kolegun tonë deri edhe fizikisht”, – mësohet të jetë shprehur Dade.

Më tej ajo nuk ka lënë pa shprehur indinjatën e saj edhe për rolin pasiv që luajtën disa nga deputetët e tjerë që ishin ulur ngjitur me Blushin në sallën në Elbasan.

“Po ju Anastas dhe ti Musa si socialistë të vjetër, si nuk ndërhytë në këtë ngjarje, si mund ta pranonit atë që po i ndodhte kolegut tuaj”, -është shprehur Dade.

Më pas në këtë diskutim ka ndërhyrë vetë deputeti Ben Blushi, i cili ka kërkuar që shqetësimin e tij për gjithë atmosferën e krijuar këto kohë dhe në mënyrë të veçantë për ngjarjen e Elbasanit t’ia thotë vetë Ramës në sy.

“Nuk është burrëri që të mos më japësh fjalën për të thënë atë që ndodhi atje”, mësohet të jetë shprehur Blushi duke akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Ramën si nxitës i dhunës në Elbasan.

“Njerëzit atje nuk kanë faj, pasi fyerjet ndaj meje janë frymëzuar që këtu. Ata 15 banditë që bërtisnin, se nuk ishin më shumë, ishin të urdhëruar ta bënin një gjë të tillë. Por unë i kam falur ata. Është e qartë tashmë se kjo parti mbron kriminelët dhe sulmon ata që kërkojnë votime”, – ka deklaruar Blushi.

Kjo duket se i ka dhënë fund durimit të Ramës, i cili ka shfaqur doza të forta nervozizmi, duke goditur tavolinën me grusht, ndërsa duke hapur krahun ka rrëzuar në tokë edhe gotën e ujit që kishte para.

Ai e ka cilësuar Blushin si një shpifës të ulët e ngatërrestar të pandreqshëm që flet me gjuhën e Berishës.

“Ke dy vjet që shpif kundër partisë tënde. Ke dy vite që përdor gjuhën dhe akuzat e Saliut. Sot është dita që t’i tregosh këtij grupi kush janë kriminelët sipas teje”, – ka replikuar Rama.

“Ja ku na ke të gjithëve përballë. Na i trego këtu. Kush janë kriminelët në grup? Kush janë shokët e mi kriminelë? Kush e ka kërcënuar një deputete femër”, – mësohet të ketë insistuar më tej Rama.

Ndërkohë që Rama vazhdonte fliste më zë të lartë Blushi i ka kujtuar se “Kriminelët në këtë parti i solle ti dhe do të duhet kohë që ta shlyejmë këtë damkë”.

Kjo ka bërë që Rama të përsërisë disa herë fjalën “shpifës”.

Por Blushi ka vijuar të mbrojë idenë e tij, duke i kujtuar Ramës se në 2013 Mimi Kodheli i kishte bërë të ditur se Arben Ndoka që kandidonte në Lezhë kishte precedentë penalë.

“Ti nuk ke burrëri as deri te taka e këpucës, je demode”, mësohet të ketë vazhduar Blushi.

Në debat ka ndërhyrë edhe deputeti Pjerrin Ndreu, i cili i ka kujtuar Blushit se edhe në 2013 ka qenë anëtar kryesie dhe nuk kishte thënë asnjë fjalë për elementët e inkriminuar brenda listave të PS-së.

“Ngjarja e Elbasanit nuk e nderon PS-në, kjo duhet thënë. Nga ana tjetër Blushi nuk ka të drejtë për debatin e zgjedhjes së kryetarit, por nuk është ky problemi i socialistëve dhe popullit që pret shumë nga ne. Të thuash se ka banditë e kriminelë në një kohë kur ishe anëtar kryesie dhe s’the asgjë për 2 vjet është amorale dhe kompromenton qëllimin tënd. Ambicia jote po të errëson sytë. PS-së i duhet më shumë unitet e jo thashetheme që duan t’i veshin këtij parlamenti gjithë zullumet e 25 viteve”, – mësohet të ketë deklaruar Ndreu.

Ai ka prekur edhe një çështje tjetër të nxehtë dhe që ka të bëjë me sulmet që deputeti Koço Kokëdhima prej ditësh po bën nëpërmjet medias së tij kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Si ka mundësi që del një deputet e sulmon me gazetë kryetarin e Bashkisë së Tiranës për një drejtor që iu hoq. Kjo është e turpshme. Si mund të ndodhin këto gjëra dhe të bëjmë sikur nuk shikojmë”, – ka shtuar ai.

 

Debati i plotë me dyer të mbyllura

Ruçi: Na është shtruar sot për të diskutuar përveç çështjeve në rend të ditës edhe një kërkesë e dy shoqeve deputete, të cilat kërkojnë të analizojmë atë që ndodhi në Elbasan javën e shkuar. Por unë do të vlerësoja që kjo çështje më shumë sesa kompetencë e grupit parlamentar është kompetencë e Partisë Socialiste të Elbasanit, e cila duhet të diskutojë për këtë çështje.

Dade: Shoku Gramoz, ne kemi bërë një kërkesë dhe kërkojmë të shqyrtohet, pasi ajo që ndodhi atje ka të bëjë me një koleg tonin, pjesë e këtij grupit. Ajo që pamë të ndodhte atje ne socialistëve nuk na ka ndodhur veçse në kohën e Berishës. Si mundet që ne të kemi mbërritur në pikën për ta sulmuar një kolegun tonë deri edhe fizikisht. Po ju Anastas dhe ti Musa si socialistë të vjetër, si nuk ndërhytë në këtë ngjarje, si mund ta pranonit atë që po i ndodhte kolegut tuaj.

Angjeli: Zonja Dade të lutem fol për vete, s’ke asnjë të drejtë të flasësh për ne.

Blushi: Gramoz nuk është burrëri që të mos më japësh fjalën për të thënë atë që ndodhi atje.

Njerëzit atje nuk kanë faj, pasi fyerjet ndaj meje janë frymëzuar që këtu. Ata 15 banditë që bërtisnin, se nuk ishin më shumë, ishin të urdhëruar ta bënin një gjë të tillë. Por unë i kam falur ata. Është e qartë tashmë se kjo parti mbron kriminelët dhe sulmon ata që kërkojnë votime.

Rama: Kjo që po ndodh është e papranueshme. Ke dy vjet që del poshtë e përpjetë dhe nuk lë koleg pa marrë në gojë, duke e akuzuar si kriminel. Ke dy vjet që shpif kundër partisë tënde. Ke dy vite që përdor gjuhën dhe akuzat e Saliut. Sot është dita që t’i tregosh këtij grupi kush janë kriminelët sipas teje.

Blushi: Ajo që ndodhi në Elbasan e panë të gjithë që ishte e drejtuar nga ju. Banditët që thërrisnin. Kriminelët i fute ti në parti…

Rama: Ja ku na ke të gjithëve përballë. Na i trego këtu. Kush janë kriminelët në grup? Kush janë shokët e mi kriminelë? Kush e ka kërcënuar një deputete femër? Duhet të na e thuash sot ose kërko falje për gjithçka ke thënë.

Blushi: Aty i pate, kriminelët në këtë parti i solle ti dhe do të duhet kohë që ta shlyejmë këtë damkë.

Rama: Shpifës, vagabond.

Kodheli: Nuk është normale që ti bësh të tjerët kriminel. Mos na përziej të gjithëve.

Blushi: Në 2013, Mimi Kodheli të ka thënë se Arben Ndoka që kandidonte në Lezhë kishte precedentë penalë, ndaj nuk duhet ta kandidoje. Por ti nuk ke burrëri as deri te taka e këpucës, je demode.

Ndreu: Ngjarja e Elbasanit nuk e nderon PS-në, kjo duhet thënë. Nga ana tjetër, Blushi nuk ka të drejtë për debatin e zgjedhjes së kryetarit, por nuk është ky problemi i socialistëve dhe popullit që pret shumë nga ne. Të thuash se ka banditë e kriminelë në një kohë kur ishe anëtar kryesie dhe s’the asgjë për 2 vjet është amorale dhe kompromenton qëllimin tënd. Ambicia jote po të errëson sytë. PS-së i duhet më shumë unitet e jo thashetheme që duan t’i veshin këtij parlamenti gjithë zullumet e 25 viteve. Por ne duhet të reagojmë dhe për disa gjëra të tjera. Si ka mundësi që del një deputet e sulmon me gazetë kryetarin e Bashkisë së Tiranës për një drejtor që iu hoq. Kjo është e turpshme. Si mund të ndodhin këto gjëra dhe të bëjmë sikur nuk shikojmë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar4 ditë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix4 ditë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix4 ditë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix4 ditë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix4 ditë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix4 ditë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix4 ditë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix4 ditë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix4 ditë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix4 ditë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook